Connect with Us

Mjeku thirrje qytetarëve/ “Vaksinohuni me mundësinë e parë që ju jepet”

Aktualitet

Mjeku thirrje qytetarëve/ “Vaksinohuni me mundësinë e parë që ju jepet”

Publikuar

-

Humbëm Najada Çomon, po përse dhe Tritan Kalon?…

Mjeku i njohur Tritan Kalo ju ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe ju kujton të mos neglizhojnë  masat anti covid. Sipas tij, vaksina ka më pak rrezikshmëri nga ky virus.

Mjeku u shpreh se situata është në përmirësim dhe numri i të sëmurëve ka rënë.

“Miq, të afërm, kolegë e bashkëkombas mos e nënvlerësoni efektshmërinë e trinomit të masave: MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim fizik kur dhe ku është e mundëshme), si dhe mundësinë e të Vaksinuarit me rastin më të parë që ju ofrohet….T’i mundësojmë vetes një jetë me sa më pak rrezikshmëri nga virusi jetëlëndues e jetëmarës i Sars-Cov2/Covid-19….Përkushtimi, Puna, Profesionalizmi dhe Përkujdesja e jonë ndaj jush KURRË nuk do të mungojë”, ka shkruar Kalo.

Kalo theksoi se mosha e të shëruarëve fillon nga 31 vjeç dhe deri në 72 vjeç të cilët janë me ose pa sëmundje të tjera.

LEXO EDHE:  SHBA i adreson thirrje klasës politike kosovare

“Mosha e të shtruarve varion nga 31-72 vjeç, me ose pa sëmundje bashkëshoqëruese. Numuri i të shtruarve vërtet ka rënë kohët e fundit, fatmirësisht edhe humbjet e jetëve të të prekurve nga kjo “flamë mbarëbotërore”, por kemi ende udhë për të bërë deri sa njëzëri të thërrasim FITORE”, ka shkruar mjeku./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit/ LSI dorëzon dy ankime të tjera në KQZ

Publikuar

-

Nga

Sherr mes kandidatëve të LSI në Tiranë/ Ankohen te Presidenti, Meta ju përgjigjet: Merruni me Titin

Lëvizja Socialiste për Integrim, ditën e sotme ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

Më këtë kërkesë dërguar Komisionit të Ankimimeve dhe Saksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në disa QV  dhe përsëritjen e zgjedhjeve për të gjithë qarkun e Beratit.

Sipas LSI, diferenca e votave mes kandidatit të saj dhe të PS ka qenë shumë e vogël, ndaj në bazë të fakteve dhe provave që zotërojnë theksojnë se ka shkelje dhe manipulim.

Në qarkun e Beratit Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur që të sigurojë asnjë mandat ndërsa partia Socialiste ka marrë 5 mandate.

LEXO EDHE:  Gjermania shtrëngon masat për “të shpëtuar’ festat e fundvitit

LEXO EDHE:  Covid mbyll përkohësisht Repartin e Kirurgjisë dhe Urgjencës në Berat/ Rezultojnë pozitiv edhe punonjësit e bashkisë

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë LSI ankimoi rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD publikon kallëzimin në SPAK/ Alibeaj: Njësia 4 skemë kriminale e blerjes së votës

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për media ka prezantuar dosjen e kallëzimit që kanë dorëzuar në SPAK për skemën e blerjes së votave që sipas tij, është zbatuar nga kryeministri Edi Rama, Tom Doshi dhe Aqif Rakipi.

Alibeaj shtoi se SPAK nuk hetoi për këtë por lejoi deformimin e votës nga grupimi kriminal i Tom Doshit në njësinë 4 në Tiranë.

Ai theksoi se PD nuk do ta ndalë luftën për kthimin e Demokraçisë duke shtuar s ekëtë betejë do ta zhvillojnë në të gjitha frontet.

Deklaratë e plotë

Ditë pas dite, Partia Demokratike po bën publike për shqiptarët gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna rreth vjedhjes më të madhe të zgjedhjeve në histori kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.

Viktimat e masakrës elektorale Rama-Doshi-Rakipi janë shqiptarët të çilëve iu mohua e drejta për të vendosur me votë ndryshimin jetik për vendin.

Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Marrjes ose përdorimit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit” për Tom Doshin, Filip Gjeloshin dhe Pal Gjeloshin dhe çdo person tjetër të paidentifikuar nga ana e jonë.

Megjithëse kishte 3 javë në dispoziçion, SPAK heshti duke lejuar merçenarët e aleançës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave.

Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se çilët janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në qarkun e Tiranës dhe atë të Shkodrës duke përfshirë kallëzimin e dorëzuar në SPAK 3 javë përpara ditës së zgjedhjeve.

Këta persona kishin krijuar një skemë kriminale të blerjes së votës, shantazhimit të votuesve dhe mbledhjes së kartave të identitetit që vepron në Njësinë nr. 4 në Tiranë, Rruga “Siri Kodra”, Allias dhe Babrru. SPAK u njoftua përmes kallëzimit tonë se Tom Doshi i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Filip Gjeloshi dhe Pal Gjeloshi, elementë kryesorë të botës së krimit në Tiranë, të përfshirë në vepra penale si vrasje, rrëmbim personi dhe shumë të tjera, janë duke blerë vota në favor të kandidatit Tom Doshi. Seçilit prej të punësuarve në bizneset e kandidatit Doshi i është kërkuar prerazi të votojë dhe të sigurojë 20 emra dhe karta ID si vota të sigurta për Doshin, përndryshe do të pushoheshin nga puna.

Prej më shumë se 1 muaji, SPAK-ut i ishin vënë në dispoziçion numrat e tyre të telefonit dhe zona ku veprojnë për të shpërndarë para për blerjen e votave, por ata u lanë të lirë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve.

Partia Demokratike nuk do ta ndalë luftën për rikthimin e demokraçisë. Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.

Kjo betejë nuk ka të bëjë me PD-në por me të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe të demokraçisë. Shqipëria sot ka humbur, por nëse ne do të kishim fituar me banda, Shqipëria do të kishte humbur edhe nesër, jo vetëm sot. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokraçisë në vend.

LEXO TE PLOTE

Bota

Sulmi me bomba në një shkollë në Kabul/ Arrin në 50 numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Ka arritur në 50 numri i viktimave nga sulmi me bombë në një shkollë të vajzave në Kabul të Afganistanit, tha Ministria e Brendshme. Ndërkaq, nga shpërthimi janë plagosur edhe 100 persona të tjerë.

Shumica e viktimave nga sulmi që ndodhi më 8 maj ishin vajzta që studionin në këtë shkollë që gjendet në lagjen Dasht-e-Barchi, që banohet me shiitë hazara.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian tha se një makinë me bombë shpërtheu në hyrje të shkollës Sayed Al-Shuhada, ndërkaq edhe dy bomba të tjera shpërthyen në momentin kur studentët po tentonin që të iknin pas shpërthimit të parë.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Talibanët kanë mohuar se qëndrojnë prapa këtij sulmi dhe e kanë dënuar atë.

LEXO EDHE:  Covid mbyll përkohësisht Repartin e Kirurgjisë dhe Urgjencës në Berat/ Rezultojnë pozitiv edhe punonjësit e bashkisë

LEXO EDHE:  SHBA i adreson thirrje klasës politike kosovare

Por, presidenti afgan, Ashtraf Ghani ka fajësuar talibanët për sulmin edhe pse nuk ka dhënë dëshmi për të mbështetur këto akuza.

Zyrtarët afganë për një kohë të gjatë akuzojnë talibanët se po mundohen që të mos marrin përgjegjësinë për sulme, duke lënë grupe të tjera, siç është grupi militant, Shteti Islamik që të marrë përgjegjësinë për sulme militante.

Militantët e IS-it dhe talibanët janë fajësuar për sulme që kanë lënë të vrarë qindra pjesëtarë të komunitetit Hazara viteve të fundit.REL

LEXO TE PLOTE