LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjekët, reflektime mbi luftën ndaj Covid-19 në 2020

11 Prill 2021, 21:12, Lifestyle CNA
Mjekët, reflektime mbi luftën ndaj Covid-19 në 2020

Në fillim të pandemisë, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Nina Vishneva u takua me mjekë dhe infermierë në qytetin e Nju Jorkut për të folur në lidhje me përvojën e tyre në luftën ndaj COVID-19. Një vit më vonë, ajo foli përsëri me disa prej tyre për të mësuar më shumë mbi përvojën e tyre.

Zëri i Amerikës bisedoi për herë të parë me mjeken Amy Plasencia në pranverën e vitit 2020. Në atë kohë, ajo po punonte në një nga spitalet e Nju Jorkut që filloi të trajtonte vetëm pacientë të infektuar me Covid-19.

“Unë nuk e di numrin e saktë, por mund të them se kemi patur qindra e qindra pacientë”, thotë ajo.

Në një mbrëmje në muajin mars, Dr. Plasencia po trajtonte një pacient në njësinë e kujdesit intensiv, dhe për herë të parë ajo dëgjoi duartrokitjet në mbështetje të punonjësve mjekësorë.

Çdo mbrëmje që nga ajo kohë, njerëzit duartrokisnin personelin mjekësor që ndihmonte në shpëtimin e pacientëve në spital.

?Një vit më parë, ne nuk dinim si ta trajtonim këtë virus. Nuk e dinim se cila ishte qasja më e mirë, çfarë mund të bënim për të ndihmuar më mirë pacientët. Dhe numri i pacientëve që pamë, veçanërisht këtu në Nju Jork dhe Brooklyn, ishte astronomik!”, thotë ajo.

Më 8 mars 2020, Dr. Calvin Sun u kthye në Shtetet e Bashkuara nga Angola. Ai më pas u ndesh me orare të gjata pune.

“Nuk e mbaj më mend numrin e orëve të punës që kam punuar?, thotë ai.

Për gati tre muaj, Dr. Robert Gore jetoi larg familjes së tij sepse kishte frikë se mund të infektonte bashkshorten dhe fëmijët e tij me COVID-19.

“Dr. (Martin Luther) Kingu ka thënë se “në fund njeriu vlerësohet jo nga qëndrimet që ka ndërmarrë në kohë rehatie dhe komoditeti, por në kohë sfidash dhe polemikash.” Dhe kjo është kohë e sfidave dhe polemikave?, tha Dr. Gore.

Sot, një vit pas fillimit të pandemisë në vend, mjekët, ekspertët e shëndetit, dhe politikanët po vlerësojnë se çfarë është bërë si duhet dhe çfarë mund të jetë bërë shumë më mirë për të shpëtuar më shumë njerëz.

?Ka kaq shumë mësime për të nxjerrë nga kjo. Unë mendoj se do të ketë një shqyrtim të hollësishëm të gjërave që janë bërë në këtë periudhë?, tha epidemiologu Calvin Sun.

Mbi 550-mijë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi deri më tani në Shtetet e Bashkaura.

Në vitet e ardhshëm, njujorkezët do të kujtojnë ata që humbën jetën nga pamundësia për të luftuar virusin dhe mijëra të tjerë që rrezikuan jetën e tyre çdo ditë për t’i shpëtuar njerëzit e infektuar me koronavirusin./ VOA

Lajmet e fundit nga