Connect with Us

Mbi 300 dosje u hetuan për pasuri dyshimtë/ SPAK paralajmëron goditje të reja

Kronika

Mbi 300 dosje u hetuan për pasuri dyshimtë/ SPAK paralajmëron goditje të reja

Publikuar

-

SPAK, përmes një raporti të detajuar, informon Kuvendin e Shqipërisë, se po kryen hetime pasurore për një rreth të gjerë personash, pjesë e grupeve të strukturuara kriminale, por edhe për njerëz të përfshirë në çështje korrupsioni.

Ndërsa bën një bilanc të luftës ndaj krimit dhe korrupsionit, përmes goditjes së pasurive, SPAK paralajmëron rritjen e nivelit të goditjes gjatë vitit 2021, duke zbatuar ligjin anti-mafia.

“Verifikime dhe hetime pasurore po kryhen për një numër të konsiderueshëm personash, pjesë e grupeve të strukturuara kriminale që kanë aktivitet trafikimin e narkotikëve, njerëzve, për çështjet e korrupsionit, çështje të cilat janë në faza gjykimi dhe hetimi”, thuhet në raport.

SPAK ka bërë një bilanc të rezultateve të zbatimit të aktit normativ anti-krim të qeverisë vitin e kaluar, për goditjen e njerëzve të krimit, përmes sekuestrimit të pasurive, izolimit fizik dhe përjashtimit nga prokurimet publike.

Sipas raportit, Operacioni Forca e Ligjit, ka paraqitur në SPAK 251 dosje për sekuestrimin e pasurive të subjekteve të aktit emergjent akti-krim. Ndërkaq, gjatë vitit 2020, prokurorët e SPAK-ut kanë paraqitur në Gjykatën Speciale 120 kërkesa për sekuestrimin e pasurive të dyshuara si të paligjshme. Gjykata është shprehur për 117 kërkesa të SPAK për sekuestrim pasurie, ndërsa tre kërkesa janë në shqyrtim.

Nga 117 kërkesa të shqyrtuara, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar 115 kërkesa për sekuestrim pasurie, duke refuzuar vetëm dy prej tyre.

Në total, gjykata ka pranuar kërkesat e SPAK-ut, për të sekuestruar 661 pasuri, ku përfshihen 373 pasuri të paluajtshme, 233 pasuri të luajtshme, 51 aktivitete tregtare dhe 4 llogari bankare. Pas sekuestrimit, SPAK ka vijuar betejën për t’i konfirmuar këto pasuri, për t’i kaluar përfundimisht në pronësi të shtetit shqiptar.

LEXO EDHE:  Zbulohet aksioni i radhës i opozitës

Gjatë vitit 2020, SPAK ka paraqitur në gjykatë 62 kërkesa për konfiskim të pasurive. Gjykata është shprehur për 27 kërkesa, ndërsa 35 kërkesa po shqyrtohen gjatë vitit 2021.

Në 27 vendimet e dhëna nga Gjykata Speciale, ka pranuar 25 kërkesa të SPAK për konfiskim të pasurive të njerëzve të krimit, ndërsa ka vendosur për vetëm dy raste për kthimin e pasurisë. Ky është numri më i madh i kërkesave të pranuara ndër vite nga gjykata për të kaluar pasuritë e paligjshme në pronësi të shtetit, shkruan Shqiptarja.com.

 Krahas aktit normativ, SPAK ka zbatuar edhe ligjin anti-mafia, ku gjatë vitit 2020 janë hetuar 313 dosje të referuara për pasuri të paligjshme të personave me të shkuar kriminale.

Gjatë vitit 2020, SPAK ka paraqitur në gjykatë 6 kërkesa për sekuestrim të pasurive të paluajtshme dhe që të gjitha kërkesat janë pranuar nga gjykata.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Automjeti del nga rruga, përplas dy persona në stacionin e urbanit

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Tiranë/ Automjeti del nga rruga, përplas dy persona në stacionin e urbanit

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në Vasil Shanto.

Një automjet me drejtuese shtetasen me inicialet F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Për pasojë kanë mbetur të plagosura dy këmbësore të cilat janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2021, rreth orës  20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Kroacia publikon dosjet e UDB’së, merret vesh kush ishin spiunët jugosllavë

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Hetoni trafikun e pasaportave nga Ilir Meta

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“O çfarë bëra më vdektë goca”/ Dëshmitari tregon gjendjen e autorit të vrasjes në “5 Maj”

Publikuar

-

Nga

“O çfarë bëra më vdektë goca”/ Dëshmitari tregon gjendjen e autorit të vrasjes në “5 Maj”

Grupi hetimor, i cili po heton vrasjen e ndodhur në lagjen “5 Maj”, ka marrë dëshminë e një pronari të servisit i cili ndodhej pranë vendngjarjes.

Në dosjen e siguruar nga Ballkan Eeb, ai ka rrëfyer para grupit të hetuesve se atë natë po punonte deri vonë në servis, dhe dikush e kishte marrë në telefon dhe i thotë ‘plasi arma te shtëpia e bardhë’.

Dëshmitari tregon se autori i vrasjes Marjus Dema ishte shtrirë në tokë dhe po bërtiste dhe fliste përçart.

Ai vetë ka deklaruar se nuk kishte dëgjuar asnjë krismë pasi ishte në servis dhe kishte dalë jashtë duke u afruar për të parë se çfarë kishte ndodhur. Ai tregon se kishte parë disa djem që po largoheshin në drejtime të ndryshme, kishte parë edhe një person që quhej Marius, ishte i shtrirë dhe po qante, po bërtiste, po fliste përçart, ‘o çfarë bëra më vdektë goca’, dhe fliste në telefon.

Kishin dalë edhe banorë të lagjes pasi ishte krijuar situatë alarmante mesa kishte parë. Marius me mbiemër Dema, mesa dinte ai, punonte në call center te lokali te Shtëpia e Bardhë,” thuhet në dosjen hetimore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr mes dy personave në Tiranë/ Njëri përfundon në komisariat, tjetri arratiset

Publikuar

-

Nga

Sherr mes dy personave në Tiranë/ Njëri përfundon në komisariat, tjetri arratiset

Një sherr mes dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 në rrugën e Kavajës, për motive ende të paqarta.

Dy personat që u përfshinë në sherr janë shtetasit me inicialet R. L. dhe A. M.

Sipas policisë personi me inicialet A. M. është shoqëruar në Komisariat për sqarimin e konfliktit, ndërsa R. L. është larguar menjëherë nga vendngjarja me një makinë.

LEXO EDHE:  Rishqyrtimi i hetimit mbi Rusinë/ Ish-avokati i FBI-së pritet të pranojë fajësinë

LEXO EDHE:  Berisha paralajmëron Ramën/ "Do tërhiqesh zvarrë për së gjalli"

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personit që u arratis./CNA.al

LEXO TE PLOTE