LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krijimi i “FBI-së” shqiptare/ Apeli i Ambasadës Amerikane

11 Prill 2021, 07:15, Aktualitet CNA
Krijimi i “FBI-së” shqiptare/ Apeli i Ambasadës Amerikane

Byroja Kombëtare e Hetimeve ka bërë thirrje dhe ka hapur aplikimet për hetues. Ambasada Amerikane në një njoftim ka ftuar të interesuarit të bëhen pjesë e skuadrës elitare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

?Keni ëndërruar gjithnjë të bëheni si një nga agjentët e FBI-së? A mendoni se keni atë që duhet? Tani është mundësia juaj! Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje aplikimesh për hetues. BKH-ja po kërkon gra dhe burra nga një gamë e gjerë prejardhjesh profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të zhdërvjelltësisë mendore dhe aftësisë fizike, të ngjashme me ato të FBI ? https://bit.ly/3fXfDGY 

Bashkohuni me këtë skuadër elitare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Nëse keni aplikuar në raundin e parë, aplikoni përsëri! Përvoja juaj, aftësia për t?u përmirësuar dhe dëshira për të shërbyer vetëm do t’ju ndihmojnë. Aplikoni tani!?, shkruhet në njoftimin nga Ambasada Amerikane./ CNA.al

Lajmet e fundit nga