Connect with Us

“Koha e tij ka mbaruar”/ Basha: Rama kërkon betejë me mua

Politikë

“Koha e tij ka mbaruar”/ Basha: Rama kërkon betejë me mua

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar fushatën ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Me familjet e vjetra të Elbasanit ai foli për zgjimin ekonomik kombëtar i cili do të vijë përmes investimeve të huaja, pagave dinjitoze dhe rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Basha tha se Normalja e Elbasanit, do të jetë dhe metafora e ndryshimit më 25 prill për të kthyer normalitetin këtij qyteti duke filluar që nga normalizimi i politikës në tërësi.

Dua të ndalem te një tjetër metaforë e Normales, se s’ka të bëjë vetëm me shkollën dhe rëndësinë e shkollës për arsimin shqiptar, po ka të bëjë me normalitetin si tipar i elbasanlliut dhe zonjave të Elbasanit. Normalitetin, si tipar i civilizimit, i qytetarisë. Normalitetin, si dëshirë tashmë dhe si aspiratë në një Shqipëri të ç’normalizuar, në një Shqipëri, ku politika e premtimeve të pambajtura ka çuar drejt një gjuhe dhe drejt një sjellje që do të ishte e papranueshme në çdo familje normale shqiptare.

Normaliteti në ekonomi, normaliteti në shoqëri, normaliteti në arsim, në shëndetësi, normaliteti si normë e europiane, e qytetares, është thelbi i ndryshimit që ne kërkojmë dhe do të bëjmë realitet nisur nga vota e shqiptarëve në 25 Prill. Por kjo nis vetëm duke normalizuar politikën”, u shpreh Basha.

Kryedemokrati nuk i kurseu dhe akuzat për kreyeministrin Edi Rama ku thotë se nuk ka mbajtur asnjë premtim për këto 8 vite.

LEXO EDHE:  Shpëtuan nga burgu përjetë Dritan Dajtin/ GJKKO pushon çështjen për 3 gjyqtarët

Sipas tij, koha e Edi Ramës ka marrë fund dhe kjo nuk është një betejë për të dy.

“Kjo është simptoma e asaj që ka ndodhur këto 8 vite, sepse këto 8 vite s’ka mbajtur asnjë premtim dhe fushata është momente kur ai që ka qeverisur duhet të japë llogari për premtimet, ai që kërkon të qeverisë duhet të zbulojë vizionin, programin dhe mënyrën se si do ti bëjë ato zotime, ato angazhime realitet. Se ai do ta kthejë këtë në betejë midis meje dhe tij. Në fakt koha e tij ka mbaruar. kjo nuk është betejë midis meje dhe tij.

Koha e tij ka mbaruar dhe kjo nuk është betejë për ne të dy, nuk është betejë as për kandidatët tanë për deputetë. Kjo është betejë për familjet shqiptare, kjo është betejë për interes kombëtare, kjo është betejë për ekonominë për mirëqenien, për të ndalur emigracionin, për të ringjallur ekonominë në çdo aspekt të saj. Kjo është betejë për të mundësuar që çdo i ri dhe e re e Elbasanit të ketë arsimin e duhur dhe punësimin dinjitoz”, shtoi Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana/ Imami: Është e turpshme

Publikuar

-

Nga

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana/ Imami: Është e turpshme

Lulzim Basha sot në mënyrë krejt demostrative mblodhi Komision Zgjedhor të PD të kryesuar nga Jemin Gjana dhe disa anëtarë të propozuar prej tij për një drekë në restorant B.Vita pas piramidës.

Për këtë ka reaguar mbrëmjen e sotme edhe ish-deputeti Arben Imami, i cili tha se kjo gjë është e turpshme.

Sipas tij, dreka e sotme tregon se çfarë gare do të ketë dhe cilat do të jenë rregullat se do të nxjerrin rregulla ata.

“Unë nuk kam prova për këtë gjë, por njerëz të njohur më kanë garantuar se është kështu, por nuk është çudi. Është komisioni i tij, pse mos hajë drekë, por është e turpshme, tregon çfarë gare do të ketë, cilat do të jenë rregullat se do të nxjerrin rregulla ata.

E para e punës ky komision ka një detyrim. Jemin Gjana dhe të tjerët duhet të marrin një vërtetim që nuk kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit. Nuk kam dyshime për asnjë njeri, është detyrim si për çdo deputete.

LEXO EDHE:  Makina me shpejtësi skëterrë del nga rruga/ Plagosen disa persona në Elbasan

LEXO EDHE:  Sonila Meço zë ngushtë Bashën/ Kreu i PD refuzon të përgjigjet për tenderat dhe vilat: Flas me fakte

Veprimet që kryhen në një nivel kaq mikro, kaq të ulët në dukje, janë vendime të rëndësishme jo vetëm se kush do të drejtojë PD-në. Është injorancë e paparë edhe e mediave tona, edhe e gazetarëve, që thonë se ça ndodh brenda partive nuk më intereson, mua më intereson kush do të fitojë”, nënvizoi Imami./ CNA.al

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana dhe një fitore në 14 Qershor

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ristani “dush të ftohtë” Bashës/ “Është si Rama, një lider s’mund të gënjejë”

Publikuar

-

Nga

Ristani "dush të ftohtë" Bashës/ "Është si Rama, një lider s’mund të gënjejë"

Arben Ristani anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike e ka krahasuar liderin e opozitës Lulzim Basha me kryeministrin Edi Rama.

“Në rast se do të vazhdojmë në gjendjen që jemi më një kryetar partie që i ngjan Ramës me mënyrën se si drejton partinë se si merr të gjitha pushtetet sepse kritika bazë që është ndaj Ramës është që ai po shnderrohet në një autocrat që ka mbledhur në dorë të gjitha pushtetet. Dhe e njëjta gjë ndodh edhe në Partinë Demokratike prej kohësh”, u shpreh ai në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi.

Sipas Ristanit , Bashës i mungojnën tiparet e një lideri të vërtetë.

LEXO EDHE:  Raporti i CIA-s/Vjen reagimi urgjent nga LSI: Demaskoi Ramën

LEXO EDHE:  Analisti amerikan shuplakë Ramës/ “Qenush para Erdoganit! Memoriali s’ka vend në Shqipëri

Lideri nuk mund të jetë gënjeshtar, nuk mund të jetë me vese. Lideri duhet të reflektojë tek ndjeksit e tij. E kam tek veset e karakterit, po u shqua që është gënjeshtar që është arrogant që nuk respekton rregullat sigurisht që cënon karizmën e tij. Dhe kjo ka ndodhur me Bashën. Rama jo vetëm që e mund por edhe e tall, jo vetëm Rama por edhe më gjerë”, theksoi anëtari i kryesisë së PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel/ Lajçak takon Ramën: E urova për fitoren në zgjedhje

Publikuar

-

Nga

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Lajçak takon Ramën: E urova për fitoren në zgjedhje

Përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme në BE, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, ku nesër do të mblidhen krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për një darkë tashmë tradicionale të organizuar nga shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak shprehet se e kishte uruar kryeministrin shqiptar për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe kishte diskutuar me të lidhur me zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor.

“I lumtur që u takova sërish me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. E Urova për fitoren në zgjedhje dhe diskutova me të zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor”, shkroi në Twitter Lajçak.

Ndryshe nga takimi i një dite më parë në Brdo të Sllovenisë, në takimin e Brukselit kryesisht do të jenë kryeministrat e vendeve të rajonit, me përjashtim të Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.

LEXO EDHE:  Raporti i CIA-s/Vjen reagimi urgjent nga LSI: Demaskoi Ramën

LEXO EDHE:  “Manastirliu është manastiri ku Rama duhet të ndezë qiri mirënjohjeje"/ Gazetari këshillon Kryeministrin

Në takim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryesuesi i radhës i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës Millorad Dodik./euronews

LEXO TE PLOTE