LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënon Meta/ "Nga 26 Prilli nis llogaridhënia"

11 Prill 2021, 08:00, Politikë CNA
Kërcënon Meta/ "Nga 26 Prilli nis llogaridhënia"

Tashmë më pak se dy javë kanë ngelur për zgjedhjet e 25 Prillit, ku të gjitha Partitë Politike janë angazhuar me fushatat e tyre në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Së fundmi edhe presidenti Ilir Meta ka vijuar me fushatë me partinë e tij, LSI.

Ai ka qenë mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës nga ku ka postuar foto në rrugën e Borshit të cilës i është çarë asfalti.

Meta e quan këtë si një nga kryeveprat e babëzisë duke akuzuar kështu kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, rruga e cila ka rënë është një nga kryeveprat e babëzisë.

Presidenti tha se në 25 Prill do të ketë referendum kundër korrupsionit dhe në datë 26 do të fillojë llogaridhënia.

?Në një nga kryeveprat e babëzisë.  25 Prilli, referendum kundër korrupsionit! Llogaridhënia nis, që në mëngjesin e 26 Prillit?, shkruan Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga