Connect with Us

Ikona e humorit/ Arben Dervishi feston sot ditëlindjen

Kultura

Ikona e humorit/ Arben Dervishi feston sot ditëlindjen

Publikuar

-

Ikona e humorit, Arben Dervishi feston sot 58 vjetorin e lindjes së tij. Ai është një ndër aktorët e mirënjohur shqiptar.

Dervishi njihet për pjesëmarrjen e tij në teatrin e Korçës dhe për filmat e tij, të cilët janë nga filmat më të preferuar komikë shqipëtar. Ai dallohet për sensin e tij të thellë të humorit.

Arben Dervishi ka lindur në vitin 1963 në një fshat të Korçës; Biranj dhe ndoqi studimet në ‘Akademine e Arteve’ në Tiranë.

Aktori i njohur ka marrë pjesë në shumë filma me personazhe të ndryshme në humor ku ka luajtur mbi 100 role ne skece e forma te shkurtra dramaturgjike per teatrin e varietese, si ne shfaqjet: Pse te mos qeshim, Vesh me vesh, Si t’ia veme emrin, Qyteti i endrrave, Na falni per vonesen, Ku e lame fjalen? A. Dervishi eshte aktor energjik, operon me elementet e burleskut, por pa e perdhosur vertetesine dhe organicitetin e ndjenjes komike; ka aftesine e krijimit te karaktereve te mevetesishme: njerez te rendomte, pijanece, mashtrues, mburravece etj.

Por prej vitesh i mungon skenës Shqiptare sepse më pas ju desh të largohej sepse familjarët e tij dëshironin të jetonin në Amerikë, ku aktualisht po jeton dhe vazhdon jetën.

LEXO EDHE:  “Sot 18 vite më parë u largova të ndiqja një ëndërr”/ Modelja shqiptare jep mesazhin frymëzues

Por për publikun Shqiptar Dervishi mbetet po aq i dashur dhe i preferuar sa dikur./ CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Humbja e plejadës së aktorëve/ Astrit Cerma kritikon institucionet: Nuk duam ceremoni pas vdekjes

Publikuar

-

Nga

Aktori Astrit Cerma në një postim në rrjetet sociale ka shigjetuar drejtuesin e institucioneve të cilët sipas tij nuk janë të prirur të vlerësojnë plejadën e aktorëve. Ai shprehet se kërkohet më tepër vlerësim dhe përkushtim për artistët kur ata janë gjallë dhe jo në momentin kur ndërrojnë jetë.

Aktori shton se kur kërkon vlerësim nuk ka të bëjë me tituj dhe grada, por për një respekt të thjeshtë dhe njerëzor.

Aktori i njohur, Guljem Radoja, ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Kujtojmë se prej ditësh aktori Radoja ndodhej i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku dhe ndërroi jetë këtë të mërkurë.


“U përcoll Bujar Lako, Fatos Sela, Roland Trebicka, e të tjerë, e të tjerë, u përcoll edhe sot Guljem Radoja, si të tjerët, me amanetin e tyre të  “çuditëshëm”:

“Nuk duam “ceremonira”. Duam të dalin për rrugën e fundit nga shtëpia e jonë”.

E, ç’gjë të “çuditëshme”, do të pyes dikush, ka këtu?..

Jo. Asgjë. Natyrisht asgjë.

Të përcillet nga strehëza që ndërtoi  për të dashurit e tij, dhe ku  jetoi bashkë me ta..Çtë ketë?!…

Por…Amaneti përcakton dëshirën e të ndjerit, por, në këtë rast, fatkeqsisht edhe përjashton institucionin ku i ndjeri, jetoi me mish e me shpirt, dhe, ku krijoi me mish e me shpirt, me gjeinialitetin e tij, ato mrekulli, që i ka lënë trashëgim, jo vetëm pasardhësve por gjithë artëdashësve.

Përse ky “dënim” për institucioni?!..Dhe në disa raste, jo vetëm dënim por edhe sfidë?!.

Çdo njeri, sidomos artëdashës, ka të drejtë të mendoi si të dojë, por unë, i stërlodhur nga “stërhollimet” kam nxjerr vetëm një konkluzion dhe vetëm një:

Drejtuesit e “rinj” të institucionit dhe institucioneve, te emëruar, shumë shpesh të rekomanduar, nuk jan të prirur të vlersojnë me dashuri e mirnjohje këtë plejadë të ndritur të “asaj kohe”, jo vetëm sepse shpesh, shumë shpesh,  janë të pa aftë dhe ziliqar, por, edhe politizuar sipas përkatësisë të emëruesit dhe të dikasterit të tyre, që i “vlersoi” me poste…

Nuk është fjala thjeshtë, vetëm se, sa tituj  e stërtituj, pensione e mbi pensione, ndere e nderime, doroviten si tia doj ” midea” tek menuja e tyre “pronarëve” të magazinave ku magazinojnë medalje, dupje e grada, por, për respektin e thjeshtë, tepër njerëzor, që në dallim me publikun e gjërë, institucioni, dhe krerët e tij, nuk kanë as kulturën minimale ndaj krijuesit., shkruan aktori/  CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kultura

“Isha fqinje me Guljelmin”/ Aktorja rrëfen mes lotësh gjendjen e artistit para se të humbte jetën

Publikuar

-

Nga

“Isha fqinje me Guljelmin”/ Aktorja rrëfen mes lotësh gjendjen e artistit para se të humbte jetën

Ndarja nga jeta e artistit të madh, Guljelm Radoja ka përlotur miq e kolegë.

Aktorja Mimoza Marjanaku, ka rrëfyer në studion e emisionit “Rudina”si ishte gjendja e aktorit para se ai të ndahej nga jeta për shkak të Covid-19.

Marjanaku, e cila ishte edhe fqinje me Radojën në Durrës, tregon se ai e kaloi njëherë një gjendje të rëndë dhe familjarët shpresonin që ai do ia dilte sërish.

“Kishte një muaj që ishte ekzaminuar me Covid-19. Pothuajse një muaj i shtruar në spital në Durrës. Unë isha dhe fqinje me Guljelmin dhe merrja gjithmonë informacion dhe me sa di unë e ka kaluar edhe njëherë gjendjen që kaloi të martën.

LEXO EDHE:  Incident me zjarr në ditëlindjen e Snoop Dogg (Video)

LEXO EDHE:  “E la të shoqen ky maskarai”/ Arben Dervishi dhe Zamira Kita tregojnë marrëdhënien e tyre

Menduam që do ia hidhte sepse atëhere ia hodhi. Dy ditë para se të intubohej komunikova me gruan e tij dhe më tha që është stabilizuar. Pas dy tre orësh marr vesh që intubohet në Durrës dhe pastaj në atë gjendje u transferua në Tiranë.

Kam besuar fort që do ia dilte duke e parë profesorin si njeri djaloshar, i bukur, me nur, i veshur si një djalë i ri. E imagjinoj gjithë kohës me biçiklet duke xhiruar në Durrës”, u shpreh mes lotësh Mimoza Marjanaku.

LEXO TE PLOTE

Kultura

Ndahet nga jeta Guljelm Radoja/ Berisha mesazh ngushëllues: Do jetojë gjithmonë në rolet e tij

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Berisha: Duhet të zbatohet, ka ndikimi pozitive

Ish Kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimin për ndarjen nga jeta të aktorit Guljelm Radoja. Berisha ka shkruar se ai ishte një prej artistëve më të dashur të skenës dhe teatrit për publikun shqiptar dhe që do jetojë gjatë me rolet që ai ka lënë pas.

Guljelm Radoja mbylli syte pergjithmone! Miq, Guljelm Radoja, njeri prej artisteve me te dashur te skenes se theatrit dhe filmit per publikun shqiptar mbylli syte pergjithmone.

Me krijimtarine tij te pasur dhe cilesore Guljelmi do jetoje gjithmone ne rolet e dhjetra e dhjetra personazheve qe ai me pasion dhe mjeshetri i interpretoi ne filma dhe skena theatrosh.

Me kete rast, se bashku me mirenjohjen e thelle per kontributin e shquar e te pavdekshem te Guljelm Radojes, i shpreh familjes dhe te afermve e miqve te tij ngushellimet e mia me te ndjera dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e amshuar. Amin”, ka shkruar Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE