LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I shqetësuar për vjedhjen e votave/ Duka: Nuk kemi siguri jashtë koalicionit

11 Prill 2021, 07:25, Politikë CNA
I shqetësuar për vjedhjen e votave/ Duka: Nuk kemi siguri jashtë

Kryetari i PAA-së, z. Agron Duka, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesit e OSCE/ODHIR në Shqipëri, përkatësisht me z. William Romans, dhe znj. Adela Danaj.

Kryetari Duka u shoqërua në këtë takim nga z. Genc Juka, Sekretar i Përgjithshëm, z. Thoma Mi?o, Sektretar Juridik, z. Kole Gjokaj, Këshilltar i Marrëdhënieve me Jashtë dhe z. Arben Malaj, Konsulent Politik, ku në fokus të diskutimeve ishte Kodi Zgjedhor dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Duka dhe pjesëtarët e PAA në takim qartësuan se ndryshimet në Kod ngushtuan hapësirat për konkurim dhe rritje të alternativave të reja politike dhe partive të vogla në vend.

Sipas tyre, ndryshimet në Kod rritën dhe thelluan defiçitin demokratik – pasi ruajta e pahapur e listave të deputetëve për votuesit nuk është 30% por 60% e deputetëve të ardhshëm. Kjo cënon edhe cilësinë e deputetëve në parlamentin e ri.

Gjithashtu PAA mendon se është rritur risku për keq-përdorimin e strukturave dhe fondeve publike nga mazhoranca në funksion të deformimit të vullnetit të zgjedhjeve si dhe heqja e logove të partive politike dhe emrave të kandidatëve nga fleta e votimit rrit ndjeshëm riskun e votave të pavlefshme e cila mund të deformojë vullnetin e zgjedhësve.

Duka është pyetur nga përfaqësuesit  e OSBE/ODHIR, se përse partia që ai drejton, nuk kandidoi e vetme kur kishin parashikime optimiste për PAA.

Sipas Dukës,  PAA ka një mision ndaj shqiptarëve, rotacionin politik dhe nuk duhet të dëmtonte asnjë votë pro koaliicionit.

?PAA jashtë koalicionit nuk ka asnjë siguri për numrin e votave pasi Shqipëria vuan nga vjedhja e votave dhe politikanët hajdutë të votave janë akoma të padënuar?,është shprehur Duka.

Më tej, Duka ka qartësuar se PAA ndryshe nga shumë parti të vogla është parti me mision dhe program të qartë, pro zhvillimit të qëndrueshëm rural dhe pro ekonomisë së Gjelbër./CNA.al

Lajmet e fundit nga