Connect with Us

Covid-19 në Kosovë/ Regjistrohen 529 raste të reja, ja sa ka arritur numri i viktimave

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ Regjistrohen 529 raste të reja, ja sa ka arritur numri i viktimave

Publikuar

-

Covi-19 në Kosovë/ Regjistrohen 529 raste të reja, ja sa ka arritur numri i viktimave

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 529 persona dhe janë raportuar 12 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka pësuar një ulje, ndërsa ai i viktimave është rritur sërish.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 62, 57 vjeç), Vushtrri 3 raste (79, 71, 68 vjeç), Drenas 1 rast (66 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Kamenicë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (68 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, numri më i lartë i rasteve të reja është regjistruar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 194 raste.

LEXO EDHE:  “Të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre”/ Rama thumbon opozitën: Ja dallimi mes nesh

Kosova ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars, 2020. Që atëherë, në total janë regjistruar 97.996 raste, ku prej tyre 1.988 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Sekuestrimi i drogës me vlerë 20 milionë euro/ Kryeprokurori i Kosovës: Grupet kriminale do të përballen me drejtësinë

Publikuar

-

Nga

Sekuestrimi i 400 kg kokainë/ Kryeprokurori i Kosovës: Droga, me vlerë 20 milionë euro, grupet kriminale do të përballen me drejtësinë

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, ka dalë  në një deklaratë pwr mediat pas konfiskimit të 400 kilogram kokainë në qytetin e Lipjanit.

Sipas tij, vlera e drogës kapte shifrat e 20 milionë eurove nëse do të dilte për shitje në treg.

Mes të tjerash ai tha se aksioni është bërë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Shqipërisë dhe shtetit të Italisë.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me policinë, autoritet italiane dhe auto amerikane. Janë konfiskuar 400 kg kokainë vlera e të cilave arrinë rreth 20 milionë euro. Po ashtu janë konfiskuar disa makina dhe mjete tjera. Gjatë hetimit janë përdorur masa të fshehta duke shikuar lëvizjen e të dyshuarve nga Italia deri në vendin tonë. Ju dërgojmë mesazh të qartë të gjitha grupeve kriminale se do të përballen me drejtësinë. Jemi të vetëdijshëm se nuk mund të luftohen nga një shtet i vetëm. Ashtu kemi bashkëpunuar me shtete tjera duke e ditur se krimi mund të na prek të gjithëve. kemi arritur të mposhtim krimin e organizuar. Më lini të falënderoj prokurorët e Shqipërisë, Prokurorët Italianë, policinë shqiptare dhe policinë e Italisë”, tha ai. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ Një viktimë dhe 25 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Covid-19 në Kosovë/ Një viktimë dhe 25 raste të reja

Një viktimë dhe 25 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të hënën në Kosovë.Viktima u regjistrua në Komunën e Istogut, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Sipas tij, numri i rasteve të reja rezultoi pas testimit të 2,333 mostrave. Shifra prej 25 i bie që një për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 106,939, ndërsa i viktimave 2,226. Në total, 99,824 pacientë janë shëruar nga koronavirusi – 196 prej tyre në 24 orët e fundit. Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 4,889.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të muajit mars. Në zhvillim e sipër është faza e dytë e vaksinimit, e cila përfshin personat e moshës 65-79 vjeç. Në fazën e parë u është dhënë përparësi punonjësve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç.

LEXO EDHE:  PD nxjerr shifrat/ Gjendja e posteve të reanimacionit Covid-shkak për shtimin e humbjeve njerëzore

LEXO EDHE:  Izraeli dhe Hamasi/ Frikë për luftë të shkallës së plotë

Në fazën e tretë, ndërkaq, është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e qytetarëve. Fushata e imunizimit në Kosovë po bëhet me vaksina të dhuruara ose nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ose Bashkimi Evropian.Vendi nuk ka asnjë kontratë të nënshkruar me kompani farmaceutike për blerjen e vaksinave. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi/ Merkel takim me kryeministrin Albin Kurtin

Publikuar

-

Nga

Kancelarja amerikane Angela Merkel do të zhvillojë pasditen e sotme një  video konferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert bëri të ditur se biseda do të përqendrohet në kursin e reformave në Kosovë.

Më tej do të diskutohet për procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë./DW

LEXO TE PLOTE