Connect with Us

Covid-19/ Ekonomia goditet keq nga keqmenaxhimi i pandemisë

Kosova & Rajoni

Covid-19/ Ekonomia goditet keq nga keqmenaxhimi i pandemisë

Publikuar

-

Pandemia e koronavirusit ka lëkundur ekonomitë anë e mbanë botës dhe padyshim që ndikim ka pasur edhe në Kosovë, pasi gjatë vitit 2020 ka pasur rënie të Bruto Produktit Vendor (BPV) për minus 6 për qind.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, kjo rënie gjatë vitit 2020 e bënë Kosovën me rënien më të madhe në rajon, pas Malit të Zi që shënoi rënie minus 15.2 për qind.

Shqipëria ka pasur një rënie prej minus 3.5 për qind, derisa Serbia ka pasur rënie vetëm minus 1 për qind.

Rënia e Bruto Produktit Vendor në Kosovë, sipas Driart Elshanit, ekspert i të dhënave, ka ndodhur për shkak të keqmenaxhimit të krizës së shkaktuar nga COVID-19 gjatë vitit 2020.

Ai përmend arsyet kryesore që kanë çuar në rënien e rritjes ekonomike në Kosovë.

“Mungesa e një strategjie të qartë kundër COVID-19, rrëzimi i një qeverie në start të pandemisë, dizajnimi i politikave të papërshtatura për rrethanat e Kosovës dhe për strukturën ekonomike që e ka Kosova. Vonesa e aprovimit të ligjeve, për shembull, Ligji për rimëkëmbje ekonomike është aprovuar tek në fund të vitit 2020”, thotë Elshani.

LEXO EDHE:  Mafia italiane në Tiranë?!/ Zbardhen përgjimet, biseda për pallate e tendera në shëndetësi

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se në Kosovë kanë munguar qendrat komunikuese për krizat, ku qytetarët do të mund të paraqitnin problemet apo të merrnin ndihmë. Po ashtu Elshani thotë se ka munguar mbledhja dhe menaxhimi i të dhënave në mënyrë digjitale, që politikat të bazohen në të dhëna dhe jo të ketë politika ad-hoc.

Ndihmat që qeveria e kaluar ka dhënë, sipas Elshanit, nuk kanë qenë të drejtuara direkt te qytetarët dhe shpërndarja nuk ka qenë e duhura.

“Rrjedhimisht një rënie minus 6 për qind e BPV-së së Kosovës, ka pasoja shumë të mëdha, qoftë për rritjen e papunësisë, qoftë për varfërimin e mëtejshëm të popullsisë në Kosovë. Qeveria e re ka thënë se do t’i mbështet punëtorët dhe po ashtu edhe bizneset dhe kjo është shumë inkurajuese, sepse është shumë me rëndësi që punëtorët dhe qytetarët të mbështeten drejtpërdrejt”, thotë Elshani. REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Sekuestrimi i drogës me vlerë 20 milionë euro/ Kryeprokurori i Kosovës: Grupet kriminale do të përballen me drejtësinë

Publikuar

-

Nga

Sekuestrimi i 400 kg kokainë/ Kryeprokurori i Kosovës: Droga, me vlerë 20 milionë euro, grupet kriminale do të përballen me drejtësinë

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, ka dalë  në një deklaratë pwr mediat pas konfiskimit të 400 kilogram kokainë në qytetin e Lipjanit.

Sipas tij, vlera e drogës kapte shifrat e 20 milionë eurove nëse do të dilte për shitje në treg.

Mes të tjerash ai tha se aksioni është bërë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Shqipërisë dhe shtetit të Italisë.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me policinë, autoritet italiane dhe auto amerikane. Janë konfiskuar 400 kg kokainë vlera e të cilave arrinë rreth 20 milionë euro. Po ashtu janë konfiskuar disa makina dhe mjete tjera. Gjatë hetimit janë përdorur masa të fshehta duke shikuar lëvizjen e të dyshuarve nga Italia deri në vendin tonë. Ju dërgojmë mesazh të qartë të gjitha grupeve kriminale se do të përballen me drejtësinë. Jemi të vetëdijshëm se nuk mund të luftohen nga një shtet i vetëm. Ashtu kemi bashkëpunuar me shtete tjera duke e ditur se krimi mund të na prek të gjithëve. kemi arritur të mposhtim krimin e organizuar. Më lini të falënderoj prokurorët e Shqipërisë, Prokurorët Italianë, policinë shqiptare dhe policinë e Italisë”, tha ai. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ Një viktimë dhe 25 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Covid-19 në Kosovë/ Një viktimë dhe 25 raste të reja

Një viktimë dhe 25 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të hënën në Kosovë.Viktima u regjistrua në Komunën e Istogut, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Sipas tij, numri i rasteve të reja rezultoi pas testimit të 2,333 mostrave. Shifra prej 25 i bie që një për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 106,939, ndërsa i viktimave 2,226. Në total, 99,824 pacientë janë shëruar nga koronavirusi – 196 prej tyre në 24 orët e fundit. Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 4,889.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të muajit mars. Në zhvillim e sipër është faza e dytë e vaksinimit, e cila përfshin personat e moshës 65-79 vjeç. Në fazën e parë u është dhënë përparësi punonjësve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç.

LEXO EDHE:  Vendoset data/ Greqia hap kufijtë me Shqipërinë

LEXO EDHE:  “Është momenti të themi siç është e vërteta!”/ Mjeku Alimehmeti tregon nëse do të kemi një rënie të valës së Covid

Në fazën e tretë, ndërkaq, është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e qytetarëve. Fushata e imunizimit në Kosovë po bëhet me vaksina të dhuruara ose nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ose Bashkimi Evropian.Vendi nuk ka asnjë kontratë të nënshkruar me kompani farmaceutike për blerjen e vaksinave. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi/ Merkel takim me kryeministrin Albin Kurtin

Publikuar

-

Nga

Kancelarja amerikane Angela Merkel do të zhvillojë pasditen e sotme një  video konferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert bëri të ditur se biseda do të përqendrohet në kursin e reformave në Kosovë.

Më tej do të diskutohet për procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë./DW

LEXO TE PLOTE