LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Belind Këlliçi takon Nishanin/ Të risjellim triumfin e tij politik të 2005, frymëzon demokratët

11 Prill 2021, 17:00, Politikë CNA
Belind Këlliçi takon Nishanin/ Të risjellim triumfin e tij

Kandidati për deputet në Tiranë, njëkohësisht edhe  drejtues politik i Partisë Demokratike në zonën e Kombinatit, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me banorët në këtë zonë.

Njoftimin e ka bërë të ditur vetë Këlliçi nëpërmet një postimi në rrjetet sociale, ku pjesëmarrës në takim ka qenë edhe ish-Presidenti Bujar Nishani.

Këlliçi e cilëson ?një takim i shumëpritur me President Nishanin, për të risjellë triumfin e tij politik të vitit 2005 në Kombinat.

Një moment i jashtëzakonshëm politik, i ndryshimit të madh në kursin e zhvillimeve të kohës, që frymëzon demokratët dhe mua personalisht, për një fitore të madhe qytetare në Kombinat.

I nderuar nga pjesëmarrja dhe përzemërsia në çdo fjalë! Faleminderit!?./CNA.al

Lajmet e fundit nga