LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha kërkon përballje me Ramën/ “Je trim në ekran por në debat qep gojën”

11 Prill 2021, 08:43, Politikë CNA
Basha kërkon përballje me Ramën/ “Je trim në ekran por

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimit me gratë në Burrel ftoi sërish kryeministrin Edi Rama për një takim përpara zgjedhjeve të 25 Prillit.

Sipas tij, Rama bëhet trim në ekran por kur vjen puna për debat ai hesht.

?Shmang edhe debatin, që ju e dini, këtu në Mat keni disa fjalë të urta për trimërinë e burrave. Zgjuarsinë pas Kuvendit dhe trimërinë pas lufte. Trim në ekran duke sharë dhe përbaltur këdo, sigurisht preferencë ka opozitën, por nuk ja kursen akujt që i del përpara, por kur e ftoj në debat e qep gojën, ka frikë nga debate?, u shpreh Basha.

Kryedemokrati u shpreh se përpara se Rama të kërkojë një mandat të tretë duhet t?ju tregojë njerëzve se çfarë ka bërë këto 8 vite.

?Unë nuk e ftoj për veten time se nuk më merr malli të bëj debat me të, por në një vend demokratik është detyrim ndaj qytetarëve debati, e ke detyrim të thuash cfarë bëre 8 vite me pushtetin, ashtu sikur unë e kam detyrim të them çfarë kam në plan për qeverisjen?, tha kryedemokrati./CNA.al

Lajmet e fundit nga