LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Banorët e Mirditës në protestë për ndërtimin e HEC-it/ Përplasen me policinë

11 Prill 2021, 14:00, Aktualitet CNA
Banorët e Mirditës në protestë për ndërtimin e

Ndërtimi i një Hidrocentrali dhe një fabrike uji në fshatin Thirrë të Mirditës ka bërë që banorët të ngrihen në protestë.

Ata akuzojnë për vjedhje të pasurisë të përbashkët ku janë shprehur se kompania private e ndihmuar nga pushtetarët lokal ka shkelur ligjin duke shmangur konsultimin me ata dhe pëlqimin e tyre gjë e cila nuk ka ndodhur.

Mësohet se policia ka shoqëruar rreth 20 persona, aktivistë të VV dhe disa banorë të zonës. Sipas “Shqiptarja.com” mes të shoqëruarve ka qenë edhe gazetari Preng Gjikola. Aktivistët e LVV janë mbledhur në protestë para policisë së Lezhës, duke kerkuar lirimin e tyre.

Njëri prej aktivistëve të VV thotë se ata janë shoqëruar padrejtësisht sepse protesta ka qenë paqësore. Sakaq bëjnë thirrje për lirimin e tyre.

?Ata bëjnë disa orë që janë në polici dhe janë marrë në mënyrë të poaligjshme pasi protesta ka qenë paqësore. Edhe ne si LVV u jemi bashkuar në protest, në një moment është bllokuar rruga kemi qëndruar 5 minuta kemi qenë të ulur dhe jemi larguar paqësisht. Në kthim policia ka ndaluar automjetet ku kanë qenë aktivistë të VV dhe i kanë shoqëruar në komisariat. Në dijeninë time janë dhebanorë që janë ndaluar dhe janë dërguar në komisariat të Rrëshenit. Ne po presim përfaqësimin tonë ligjor që vjen nga Tirana dhe të futem në një komunikim zyrtar, ne do qëndrojmë këtu derisa të lirohen. Protesta ka qenë paqësore?, tha një përfaqësues i LVV.

Në mbështetje të banorëve erdhën dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova të cilët ujin e konsideruan si pronë të përbashkët të këtyre banorëve.

Me tej banorët e Thirrës zbritën dhe në Rrugën e Kombit, ku përkundër rezistencës së Policisë dhe pa lejen e miratuar prej saj bllokuan për disa çaste rrugën duke paralajmëruar se ky ishte vetëm fillimi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga