LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentatet që e ndryshuan rrjedhën e historisë

11 Prill 2021, 07:00, Blog CNA
Atentatet që e ndryshuan rrjedhën e historisë

Atentatet që e ndryshuan rrjedhën e historisë

Fjala asasin (vrasës), vjen nga një grup persian ushtarësh të quajtur Hasasin, të cilët merreshin me vrasjet e figurave politike, ushtarake dhe fetare midis viteve 1090-1277. Modeli i tyre, është ndjekur në vijimësi deri në ditët tona. Ja cilat janë disa nga atentatet, që e ndryshuan përgjithmonë botën.

Jul Çezari, 15 mars të vitit 44 Para Erës Sonë

Çezari ishte një politikan dhe gjeneral romak, shumë popullor tek masat. Pasi u emërua udhëheqës i përjetshëm në vitin 44 Para Erës Sonë, Senati kishte frikë se mos e humbte pushtetin, ndaj thuri një plan për ta vrarë. Në komplot u përfshinë deri në 60 senatorë, edhe pse sot kujtohen vetëm disa, më kryesori Bruti.

Çezari u godit 23 herë me thikë gjatë një prite në korridorin e Senatit. Vrasja e tij solli në pushtet August Oktavianin, që e konsolidoi pushtetin dhe u bë perandori i parë i Romës. Republika Romake u kthye në një Perandori.

Vrasja e 220 azektëve nga konkuistadorët spanjollë

Në shekullin XVI-të, kurora spanjolle e ngarkoi Hernan Kortezin të krijonte një koloni pranë Indive Perëndimore. Ai synoi të pushtonte qytetërimin e madh Aztek. Kortez hartoi një plan për ta marrë kryeqytetin e Tenoktitlan nga brenda, duke përdorur mbretin Montezuma si një kukull për të kontrolluar popullsinë vendase.

Por pasi hartoi planin e tij, Kortez u largua përkohësisht duke e lënë planin në dorën e krahut të tij të djathtë, Pedro de Alvarado. Ky dhe njerëzit e tij morën pjesë në një festival fetar, ku ndodheshin shumë anëtarë të rëndësishëm të shoqërisë Azteke.

Duke parë gjithë ata njerëz me peshë në një dhomë, Alvarado pati frikë për ndonjë komplot dhe bazuar në këtë dyshim, ai u bëri thirrje forcave të tij të ndalnin kryengritjen para se ajotë fillonte. Ata ekzekutuan 200 nga njerëzit më të rëndësishëm aztekë në Tenoktitlan.

Incidenti shkaktoi një kryengritje masive ku Aztekët i dëbuan spanjollët nga qyteti.

Gjithsesi, struktura shoqërore e Aztekëve ishte goditur. Spanjollët u rikthyen dhe nisën një rrethim që përfundoi në rënien e Tenoktitlan. Ajo betejë përfaqësoi fundin e perandorisë Azteke, dhe fundin e fazës së parë të kolonizimit spanjoll. E gjithë Mezoamerika do të vihej së shpejti nën sundimin e ashpër spanjoll, duke e ndryshuar përgjithmonë kontinentin.

Vrasja e Abraham Linkoln, 15 prill 1865

Në vitin 1865, Xhon But një aktor dhe ithtar i skllavërisë, u bë pjesë e disa komploteve për të rrëmbyer presidentin dhe për t’i dhënë fund luftës. Kur komplotet dështuan dhe lufta mbaroi, But hartoi një plan, të vrarë në të njëjtën kohë presidentin, zëvendëspresidentin dhe Sekretarin e Shtetit.

But mësoi axhendën e presidenti dhe shkoi para tij në teatrin ?Ford?. Kur mbërriti në lozhë presidenti Linkoln, ai u afrua dhe e qëlloi nga mbrapa kokës me pistoletë. But ia doli të arratisej nga teatri me kalë. Linkoln vdiq në orët e para të ditës së nesërme.

Ai u zëvendësua nga zëvendëspresidenti Endrju Xhonson, një ish-senator që i qëndroi besnik Unionit pavarësisht origjinës së tij Jugore. Sidoqoftë, butësia e Xhonson ndaj Jugut gjatë Epokës së Rindërtimit, solli një amnisti gati universale për Konfederalët, çka do të thotë se udhëheqja nuk ndryshoi shumë pas luftës.

Vrasja e Kryedukës Franc Ferdinand më 28 qershor 1914

Pasi Austro-Hungaria aneksoi Bosnjë-Hercegovinën, Kryeduka austriak Franz Ferdinand udhëtoi drejt Sarajevës, për të parë stërvitjet simbolike ushtarake. Aneksimi ishte shumë i diskutueshëm, pasi grupimet nacionaliste serbe dhe boshnjake ishin në rritje, që kur Austriae kolonizoi për herë të parë Bosnjën në vitin 1878.

Për shkak të këtyre tensioneve, vizita e Ferdinandit doli të ishte një ide shumë e keqe. Pak minuta pasi i shpëtoi një atentati me bombë, ai u qëllua për vdekje nga nacionalisti serbo- boshnjak Gavrilo Princip. Atentati çoi në fillimin e Luftës së Parë Botërore. Austro-Hungaria fajësoi Serbinë për vrasjen e Ferdinandit, ndërsa fuqitë e ndryshme evropiane morën anë.

Vrasja e Martin Luter King Jr më 4 prill 1968

Martin Luter King, ishte duke qëndruar në ballkonin e një hoteli në Memfis, kur u ekzekutua me snajper. Policia arrestoi si autor të krimit Xhejms Rej, një i dënuar i arratisur, që u kap në  aeroportin Hithrou të Londrës. Ai e pranoi krimin gati 1 vit më vonë, dhe u akuzua me një dënim 99-vjeçar me burg për vrasjen e udhëheqësit të të drejtave civile.

Vdekja e King çoi në miratimin e shpejtë të Aktit të Strehimit të Ndershëm  (1968), për të cilin King kishte bërë fushatë deri në vdekjen e tij. Por ai akt, rriti tensionet midis amerikanëve të bardhë dhe atyre me ngjyrë.

Vrasja e Jitzhak Rabin më 4 nëntor 1995

Kryeministri izraelit Jitzhak Rabin ia kushtoi arritjes së paqes mandatin e tij. Para vdekjes së tij të parakohshme, ai ishte angazhuar në garantimin e vetë-qeverisjes palestineze, ndërsa i dha fund një lufte me Jordaninë që zgjati gati gjysmë shekulli. Por jo të gjithë dëshironin paqe.

Sionistët, një grup nacionalistësh izraelitë që kundërshtojnë njohjen e Palestinës si një shtet të veçantë, nuk ishin dakord me taktikat e Rabin. Për këtë arsye, kur mori pjesë në një tubim për paqen, truprojat e nxitë të vishte një jelek anti-plumb.

Por Rabin e donte aq shumë popullin izraelit sa që refuzoi ta besonte se dikush në kombin e tij do të donte ta vriste. Ky besim u tregua të ishte fatal, pasi Rabin u qëllua dy herë pas shpine nga sionisti i devotshëm Jigal Amir./ CNA.al

Marrë nga grunge.com

Lajmet e fundit nga