Connect with Us

Arrestimi i protuestuesve për HEC-i në Mirditë/ Reagon Abazi: Rama një politikan frikacak, liri për aktivistët

Politikë

Arrestimi i protuestuesve për HEC-i në Mirditë/ Reagon Abazi: Rama një politikan frikacak, liri për aktivistët

Publikuar

-

Arrestimi i protuestuesve për HEC-i në Mirditë/ Reagon Abazi: Rama një politikan frikacak, liri për aktivistët

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka reaguar lidhur me arrestimin e banorëve në Mirditë pas protestës dhe përplasjes me policisë për refuzimin e ndërtimit të një HEC-i.

Abazi nëpërmjet në postimi në rrjetet sociale thekson se aktivistët e LVV-së arrestuar  në Lezhë dhe Rrëshen janë bërë me urdhër politik nga kryeministri Edi Rama.

Ai shton se Rama është një politikan frikacak pasi përdor policinë e shtetit për të friksuar aktivistët e kësaj force politike.

33 qytetarë, mes tyre edhe shumë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, po mbahen tani të arrestuar në Lezhë dhe Rrëshen me urdhër politik nga Edi Rama, sepse kanë mbrojtur sot bashkë me banorët e Mirditës lumin Thirrë nga shkatërrimi përmes HEC-eve. Rama, një politikan frikacak, po përdor policinë e shtetit për të kërcënuar aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lezhë dhe qytetarët. Anës lumenjve, nga Vjosa në Ishëm, Thirrë e Valbonë po farkëtohet një vetëdije e rezistencë qytetare që refuzon nënshtrimin. Kjo ia shton frikën regjimit që pushtetin nuk e synon me votë, por me dhunë. Mirëpo dhuna e regjimit as nuk na tremb, as nuk na zmbraps. Liri për të gjithë qytetarët e arrestuar”- shkruan Abazi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balla uron ditën e Europës/ “Shqipëria është gati të negocijojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në BE”

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja që shpalli Ballën, shpifës/ Me 2 banesa, blen me borxhe sobë dhe lavatriçe

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëpërmjet një postimi në rrjetet ka uruar ditën e Europës.

Sipas tij, Europa për disa shekuj u bë e huaj për gadishullin ballkanik dhe Shqipërinë duke e cilësuar si një çarje tektonike. Balla shtoi se Shqipëria është gati të negociojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në BE.

“Europa, për disa shekuj rresht u bë kaq e huaj për gadishullin ballkanik dhe Shqipërinë, sa dukej sikur ndodhi një çarje tektonike. Në të vërtetë, as Shqipëria nuk u zhvendos askund e aq më pak zhvendosjen e bëri Europa. Por, largësia e brendshme mendore dhe shpirtërore ishte e tillë sa që çoi në krijimin e një paradoksi”, thotë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare.

Ky është një paradoks që tashmë i përket historisë, ndërsa Shqipëria sot është gati të negocijojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në Bashkimin Europian, stacioni i parafundit në rrugën tonë të gjatë të ribashkimit me Europën, që nisi 3 dekada më parë, kur nën thirrjet “E Duam Shqipërinë si e gjithë Europa” shembëm regjimin më të egër komunist që kishte njohur ndonjëherë kontinenti i vjetër”, ka shkruar Balla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vendi po vidhet nga hajnat me kollare”/ Lisandër Hoxha: Ja sa do zgjasë lufta virtuale e opozitës

Publikuar

-

Nga

“Vendi po vidhet nga hajnat me kollare”/ Lisandër Hoxha: Ja sa do zgjasë lufta virtuale e opozitës

Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha thotë se zyrtarisht Partia Demokratike ndodhet në një batka të madh që është hedhur prej drejtuesit dhe atyre që janë pjesë e kësaj partie, ndërsa ka shtuar thirrjet për debat të brendshëm politik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se kanë kaluar vetëm dy javë nga momenti që PD humbi zgjedhjet dhe i dhuroi Ramës mandatin e tretë, ndërsa sipas tij lufta virtuale e opozitës do të zgjasë deri në 2025-sën.

Mes të tjerash ai thekson se populli mbetet i vjedhur, i varfër, i papunë dhe pa të drejta, ku thekson se të rinjtë po ikin çdo ditë dhe ky vend i pasur po shkretohet prej hajnave me kollare.

Kronika e opozites se trete.

Sot eshte dita e 14 e opozites dhe beteja sapo ka filluar. Na presin akoma 1446 dite shfryrje, protesta dhe lufte virtuale.

Nje loje e ndyre po luhet me SPAK-un, ku akuzat hapen dhe mbyllen sipas marreveshjeve politike dhe jo per te bere drejtesi.

Edi Rama po pret pergjigjen e ofertes se Rinasit, mbi te cilen kerkon te kontrolloje demokracine e vendit.

Juristet e PD-se jane detyruar te zbulojne alibi per ta shtyre me ankimime dhe denoncime te gjithe veren.

Dhalla shkon si lume ne rrylat e kriptobullisteve, te cilet pa pushim shpikin tradhetar ne rrjetet sociale sa per te mbajtur gjalle klimen e konfliktit, pa te cilen humbesit nuk do kishin asnje alibi per te mbajtur vulen e partise peng.

Populli mbetet i vjedhur, i varfer, i papune dhe pa te drejta. Te rinjte po ikin çdo dite dhe ky vend i pasur po shkretohet prej hajnave me kollare.

Ne vazhdojme te therrasim per debat te brendshem politik sepse akoma mund te shpetohet kjo parti nga bataku ku e kane hedhur.

Kane kaluar vetem dy jave nga humbja turperuese e zgjedhjeve te pahumbshme. Rama mori mandatin e trete dhe me sa duket retorika politike eshte nje mekanizem i tmerrshem, me ane te se cilit manipulohet opinioni publik çdo dite.

Zoti i bekofte demokratet”, shkruan Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tabaku denoncon rastet e shit-blerjes së votave/ “Pagesat e tërmetit janë përdorur për blerje të votave”

Publikuar

-

Nga

Tabaku akuza të forta/ "Grupet kriminale ishin të pranishme rrotull qendrave të votimit"

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar blerjen e votës për zgjedhjet e 25 Prillit.

Sipas saj, në katër muajt e parë të vitit janë përdorur mbi 130 mln euro nga buxheti i shtetit për të blerë vota nëpërmjet pagesave të tërmetit.

Tabaku shtoi se në 8 vite qeverisje është abuzuar me taksat e shqiptarëve . Sipas Tabakut, vendet ku krimi elektoral është konstatuar më shumë janë  Tirana, Vora, Shijaku , Durrësi dhe Kamza.

“Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit, nëpërmjet pagesave për tërmetin. Përditë dalin në dritë prova, fakte dhe të dhëna se si kanë blerë vota edhe përmes buxhetit të shtetit.

Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve.  Në 8 vjet abuzuan me taksat në kurriz të shqiptarëve, në 2 vite pas tërmetit nuk shpërndanë asnjë ndihmë për tërmetin duke i varfëruar qëllimisht për ti blerë më lehtësisht.

Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza janë ato bashki ku ky krim elektoral është konsumuar më shumë. Me një rritje në 500% të pagesave gjatë fushatës elektorale”, ka shkruar Tabaku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE