Connect with Us

“3 masa lehtësuese për pensionistët”/ Basha në Librazhd: Jemi kockë e fortë, bashkë për ndryshimin

Politikë

“3 masa lehtësuese për pensionistët”/ Basha në Librazhd: Jemi kockë e fortë, bashkë për ndryshimin

Publikuar

-

“3 masat lehtësuese për pensionistët” / Basha në Librazhd: Jemi kockë e fortë, bashkë për ndryshimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të fushatës elektorale të 25 Prillit, zhvilloi një takim me pensionistë në qytetin e Librazhdit.

Basha përballë pensionistëve u premtoi tre masat lehtësuse që qeveria e ardhshme do të ndërmarrë duke rritur të ardhurat dhe rimburësuar medikamentet ndaj të sëmurëve.

“Rritja e pensioneve do të rrisë shumën e parave që merri muaj për muaj, ulja e çmimit të energjisë do të ul faturën e energjisë që paguani çdo muaj dhe rimburësimi sipas diagnozës do të mundësojë në veçanti pensionistin shqiptar që të mos paguajë para nga xhepi për medikamentin që i duhet për tu mjekuar sipas moshës. Këto tre masa do të jenë masa të menjëherëshme të qeverisë së ardhshme koha nuk pret për asnjë në Shqipëri, në vençati nuk pret për pensionistët.

Ndër të tjera Basha u dha një mesazh të fundit ku theksoi se të kenë besim, pasi “ne jemi rracë e fortë, jemi kockë e fortë, kemi kaluar vështirësi dhe do ta kalojmë vështirësinë së bashku, të keni besim se 25 Prilli do të jetë një ditë ndryshimi për çdo Shqiptarë”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Merr dhuratë fanellën e Juventusit/ Rama: Ju interistat kini respekt për të mundurit

Publikuar

-

Nga

Rama i përgjigjet Berishës/ "Gogoli i Lalëzit bën propagandë për të futur panik qytetarët për vaksinat"

Kryeministri Edi Rama ka marrë një dhuratë për fitoren e 25 Prillit. Bëhet fjalë për një fanellë të skuadrës së Juventusit, që mban emrin e tij me numrin 3 të stampuar në simbol të mandatit të tretë të socialistëve.

Krahë fotos Rama ka shkruar se tashmë Interistat duhet të sillen mirë dhe të kenë respekt për të mundurit duke marrë shembull nga ai që sillet mirë me kundërshtarët politikë.

Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë. Grazie Juve. Ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit”, shkruan Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balla uron ditën e Europës/ “Shqipëria është gati të negocijojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në BE”

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja që shpalli Ballën, shpifës/ Me 2 banesa, blen me borxhe sobë dhe lavatriçe

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëpërmjet një postimi në rrjetet ka uruar ditën e Europës.

Sipas tij, Europa për disa shekuj u bë e huaj për gadishullin ballkanik dhe Shqipërinë duke e cilësuar si një çarje tektonike. Balla shtoi se Shqipëria është gati të negociojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në BE.

“Europa, për disa shekuj rresht u bë kaq e huaj për gadishullin ballkanik dhe Shqipërinë, sa dukej sikur ndodhi një çarje tektonike. Në të vërtetë, as Shqipëria nuk u zhvendos askund e aq më pak zhvendosjen e bëri Europa. Por, largësia e brendshme mendore dhe shpirtërore ishte e tillë sa që çoi në krijimin e një paradoksi”, thotë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare.

Ky është një paradoks që tashmë i përket historisë, ndërsa Shqipëria sot është gati të negocijojë Marrëveshjen e Anëtarësimit në Bashkimin Europian, stacioni i parafundit në rrugën tonë të gjatë të ribashkimit me Europën, që nisi 3 dekada më parë, kur nën thirrjet “E Duam Shqipërinë si e gjithë Europa” shembëm regjimin më të egër komunist që kishte njohur ndonjëherë kontinenti i vjetër”, ka shkruar Balla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vendi po vidhet nga hajnat me kollare”/ Lisandër Hoxha: Ja sa do zgjasë lufta virtuale e opozitës

Publikuar

-

Nga

“Vendi po vidhet nga hajnat me kollare”/ Lisandër Hoxha: Ja sa do zgjasë lufta virtuale e opozitës

Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha ka thënë se zyrtarisht Partia Demokratike ndodhet në një batak të madh që është hedhur nga drejtuesit dhe nga ata që janë pjesë e kësaj partie.

Ndërkaq Hoxha ka shtuar thirrjet për debat të brendshëm politik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se, kanë kaluar vetëm dy javë nga momenti që PD humbi zgjedhjet dhe i dhuroi Ramës mandatin e tretë.

Sipas tij, lufta virtuale e opozitës do të zgjasë deri në 2025-sën.

Mes të tjerash ai thekson se, populli mbetet i vjedhur, i varfër, i papunë dhe pa të drejta, ku të rinjtë po ikin çdo ditë dhe ky vend i pasur po shkretohet prej hajnave me kollare.

Kronika e opozites se trete.

Sot eshte dita e 14 e opozites dhe beteja sapo ka filluar. Na presin akoma 1446 dite shfryrje, protesta dhe lufte virtuale.

Nje loje e ndyre po luhet me SPAK-un, ku akuzat hapen dhe mbyllen sipas marreveshjeve politike dhe jo per te bere drejtesi.

Edi Rama po pret pergjigjen e ofertes se Rinasit, mbi te cilen kerkon te kontrolloje demokracine e vendit.

Juristet e PD-se jane detyruar te zbulojne alibi per ta shtyre me ankimime dhe denoncime te gjithe veren.

Dhalla shkon si lume ne rrylat e kriptobullisteve, te cilet pa pushim shpikin tradhetar ne rrjetet sociale sa per te mbajtur gjalle klimen e konfliktit, pa te cilen humbesit nuk do kishin asnje alibi per te mbajtur vulen e partise peng.

Populli mbetet i vjedhur, i varfer, i papune dhe pa te drejta. Te rinjte po ikin çdo dite dhe ky vend i pasur po shkretohet prej hajnave me kollare.

Ne vazhdojme te therrasim per debat te brendshem politik sepse akoma mund te shpetohet kjo parti nga bataku ku e kane hedhur.

Kane kaluar vetem dy jave nga humbja turperuese e zgjedhjeve te pahumbshme. Rama mori mandatin e trete dhe me sa duket retorika politike eshte nje mekanizem i tmerrshem, me ane te se cilit manipulohet opinioni publik çdo dite.

Zoti i bekofte demokratet”, shkruan Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE