Connect with Us

VIDEO/ Shokohet Siti, e mund Lidsi i Bielsës me 10 lojtarë. Protagonist edhe një shqiptar

Premier Liga

VIDEO/ Shokohet Siti, e mund Lidsi i Bielsës me 10 lojtarë. Protagonist edhe një shqiptar

Publikuar

-

Mançester Siti ka marrë një humbje shokuese 1-2 në kampionat kundër skuadrës së Lidsit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 31 të Premier Ligës angleze.

Heroi i Lidsit ishte mesfushori Dallas, i cili realizoi një dygolësh në këtë takim. Pjesa e parë përfundoi në avantazh të miqve teksa ishte Dallas, i cili kaloi ekipin e tij në avantazh në minutën e 42’. Në minutën e fundit të pjesës së parë, qendërmbrojtësi i miqve, Kuper, doli me karton kuq duke e lënë skuadrën e Bielsës me 10 lojtarë.

Djemtë e Pep u zgjuan vonë, teksa gjetën golin e barazimit në minutën e 76’ të takimit me anë të sulmuesit anësor Torrez. Kur  sfida po shkonte drejt fundit për golin e fitores mendoj dyshja Alioski-Dallas, ku pas një asisti fantastik të shqiptarit, Dallas shënoi të dytin për Lidsin dhe të dytin personal për t’i dhënë kështu një fitore të madhe ekipit të Bielsës.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

VIDEO/ Chelsea bie në finale, perla e Tielemans dhe VAR-i nderojnë Leicester

Publikuar

-

Nga

Një eurogol i Youri Tielemans i dhuroi Leicester City trofeun e FA Cup. “Dhelprat” e Brendan Rodgers mposhtën 1-0 Chelsea në finalen e luajtur në “Wembley”, aty ku morën pjesë rreth 22 mijë tifozë.

Mesfushori belg realizoi golin e fitores në minutën e 63-të. Goditje fantastike me të djathtën, topi në trekëndësh dhe tifozët e Leicester City në qiellin e shtatë.

 

Djemtë e Thomas Tuchel reaguan dhe ia dolën të dërgojnë topin në rrjetë një minutë përpara mbylljes së kohës së rregullt, por VAR-i anuloi gjithçka.

Benjamin Chilwell ishte autori i golit, por ishte në pozicion të parregullt. Minutat shtesë nuk sollën më ndryshim rezultati dhe në fund pati festë te Leicester City, që ia del të fitojë FA Cup për herë të parë pas katër finaleve të humbura.

Zhgënjim te “Blutë e Londrës”, por skuadrën e Thomas Tuchel e pret një tjetër finale pas disa ditësh, ajo e Champions League kundër Manchester City (29 maj).

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Të gjithë po tallen me gjuajtjen e futbollistit shqiptar në Premier Leaguen angleze

Publikuar

-

Nga

Një tentativë e dështuar e futbollistit me origjinë shqiptare, Ekzgjan Alioski në ndeshjen e Premier Ligës mes Burnleit dhe Lidsit është duke bërë xhiron e internetit në rrjete sociale, teksa është shndërruar në “hit”-in e momentit, kryesisht në “Twitter”.

Bëhet fjalë për minutën e 34-t, ku pas një asist nga e djathta, Alioski provoi të shënjestronte portën në afërsi të pikës së penalltisë, por për fatin e keq të tij, tentative e futbollistit të Lidsit ka qenë tërësisht e gabuar, duke përfunduar në rivënie anësore. Ky moment nuk iu ka shpëtuar ndjekësve në rrjetet sociale që kanë vërshuar me komente të shumta tallëse.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Klubi anglez kujton lojtarin shqiptar të ndarë nga jeta: Gjithmonë në zemrat tona

Publikuar

-

Nga

Besian Idrizaj u nda nga jeta 11 vite më parë në moshën 22 vjeçare. Futbollisti me origjinë shqiptare e vijoi karrierën në Austri dhe Angli, teksa ka qenë pjesë e Liverpool për shumë kohë, pa luajtur asnjë ndeshje zyrtare. Një sulm në zemër 15 majin e 11 viteve më parë do bënte që djaloshi të mbyllte sytë përgjithmonë, teksa është kujtuar sot nga ish-skuadra e tij, Swansea.

Pjesë e klubit anglez në kohën kur ndërroi jetë, Swansea ka emocionuar me dedikimin për shqiptarin që u largua nga jeta vetëm 22 vjeç. “Besian Idrizaj u morr pabesisht nga ne 11 vite më parë si sot. Përgjithmonë në zemrat tona”, shkruan klubi anglez. Idrizaj u lind të Austri dhe ka qenë pjesë e kombëtares austriake deri në moshën 21 vjeçare.

LEXO TE PLOTE