Connect with Us

Video-Shfrenohen kandidatët e Bashës/ Plas tallavaja në Durrës

Politikë

Video-Shfrenohen kandidatët e Bashës/ Plas tallavaja në Durrës

Publikuar

-

Partia Demokratike ka vënë në punë gjithë “imagjinatën” për të zhvilluar fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit.

Përveç pritjeve me makina të shtrenjta, flamuj, grumbullimeve masive nëpër qytete, tani radhën e ka tallavaja.

Në një video që qarkulloi për pak kohë në rrjetet sociale, pasi tashmë është fshirë, PD në Durrës kishte mbledhur militantët e saj për të shijuar muzikën e Mandit të Nishtullës.

Mes qytetarëve që kërcenin si të ishin në dasmë, ishte kandidatja për deputete e PD, Andia Ulliri.
22-vjeçarja është renditet e gjashta në Qarkun e Durrësit dhe është kandidate për zonën e Krujës.

Më kryesori, është fakti se nuk është zbatuar asnjë masë anti Covid. Edhe pse vendi ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë, njerëzit e grumbulluar nuk respektojnë asnjë masë anti Covid. Kërcejnë afër njëri tjetrit, pa maska mbrojtëse ndërsa kandidatja për deputete sillet si një këngëtare tallave.

LEXO EDHE:  Bumi i investimeve është droga

Kandidatja e Bashës, shfaqet në video e veshur me xhaketë blu teksa kërcen tallava me dy gishtat lart. Kjo është fushata “e shfrenuar” e Lulzim Bashës dhe kandidatëve të tij që pretendojnë të vijnë në pushtet./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dorëheqje masive në PD/ Basha arrogant dhe i dështuar

Publikuar

-

Nga

Tërheqje massive kanë ndodhur në degën lokale të PD-së në Korçë.

CNA.al ka mësuar se rreth 13 zyrtarë të PD-së në këtë degë kanë dhënë dorëheqjen nga funksionet e tyre.

Gjithashtu edhe Andrea Mano, ka dhënë dorëheqjen si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. ..vijon

LEXO TE PLOTE

Politikë

“25 prilli, masakër zgjedhore”/ Demokratët “masakrojnë” Bashën pas raportit të OSBE: Vazhdo pushimet

Publikuar

-

Nga

“25 prilli, masakër zgjedhore”/ Demokratët “masakrojnë” Bashën pas raportit të OSBE: Vazhdo pushimet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha një ditë më parë ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR, për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha vijon ti qëndrojë deklaratave të tij, se “25 prilli ishte një masakër elektorale”, gjë të cilën sipas tij e vërtetoi edhe raporti i OSBE-ODIHR.

Duke renditur disa nga kokluzionet e këtij raporti, Basha thekson se ato mund të përmblidhen vetëm me dy fjalë: Masakër zgjedhore.

Ai shkruan se 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Por, pas këtij postimi, ndjekësit e tij në rrjetet sociale, e kanë “masakruar” me komente.

Demokratët nuk duan të gënjehen më me “lugen bosh”, dhe i kërkojnë llogari Bashës, se çfarë do të bëjë ai në vijim, apo do të vazhdojë i qetë pushimet.

Nuk na tregove një gjë të te. Këtë e dimë. Nuk e shikon cfarë bëhet me kryetarët e bashkive, etj? Ke 1001 arsye ku te kapesh. Ti çfarë po bën apo me pushime, kryej pushimet njeherë e në shtator bëni prap sikur po ziheni.”-shkruan një qytetar.

LEXO EDHE:  Bumi i investimeve është droga

LEXO EDHE:  Foto+Video/ Përmbytet Durrësi

Ndërsa një tjetër shkruan “Para pak kohësh ne thoshim Rama Ik..tani themi me gjithe zemër..Basha ik…tani po e kuptojmë që në krye të partisë kemi nje palaco qe ska lidhje me lirinë dhe demokracinë”.

Po Ju ku ishit ? çfarë bëtë ? Nëse është e vërtetë dhe Ju jeni te bindur mos e pranoni ! Ka plot e plot mënyra qe ti kunderviheni dhe ta merrni seriozisht”-shkruan një tjetër qytetar.

Po ashtu një qytetar shkruan “Të kam bërë naften ty Edi Rames dhe te gjithë asaj klase politike nga 90 e ketej! Se na keni detyruar te na duket sistemi i Enver hoxhes mrekulli.”

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Këtë kemi degjuar e keni thene me dhjetera here. Cfarë bëtë? Ku po ankoheni? Kështu siç jeni, ju pëlqen, rroni ju bashkë me ne, rroftë ramsi!”

Ndërsa një qytetar ngre pyetjen “Tani lind pyetja ti do futesh ne parlament??? Se Po hyre i bie qe i pranon zgjedhjet”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fatura që duhet paguar ndaj Becchetit/ Ish avokatja e shtetit: Fitore për qeverinë që është vetëm një

Publikuar

-

Nga

Fatura që qytetarët shqiptarët duhet ti paguajnë biznesmenit italian Francesco Becchetti, pasi u shpall fitues në Arbitrazh, ishte tema e diskutimit mbrëmjën e sotme në emisionin ‘Log’

Ish avokatja e shtetit e viteve 2010-2013, Ledina Mandija është shprehur se kjo është një çështje e ndërlikuar dhe se deri diku qeveria e ka cilësuar fitore gjyqin me sipërmarrësin pasi nga paditë e bëra ai pretendonte të merrte 1,2 miliardë euro.

“Ka ngritur dy padi dhe një nga ato që është në arbritrazhin e investimeve është pendig, ndërsa tjetra ka kaluar në pezullim. Nëse do të ishte e kujdesshme qeveria çështja dhe situata do të ishte ndryshe. Familjarët Beccheti kishin përqindje të konsiderueshme në televizion që është dhe çështja kryesore.

Beccheti ka filluar me ekzekutimin e vendimit kohë më parë ndërkohë që kishim një veprim të arbritrazhit, ka pas dhe veprime të tij ndaj shtetit shqiptar që gjithashtu shteti i është kundërpërgjigjur. Këtë vit është dhe kërkesa e anulimit të vendimit nga arbritrazhi, duke berë që tashmë vendimi duhet të pranohet nga qeveria.  Nga proceduarat që janë ndjekur dhe nga vendet e tjera të botës ta marrim në total të gjithë këtë kosto shifra shkon deri në 120 milionë euro.

Kur Becchetit fitoi gjyqin ai deklaroi fitoren para publikimit zyrtar dhe pse akoma nuk kemi një vendim të publikuar të arbitrazhit pasi pala shqiptare nuk ka rënë dakord për ta bërë një gjë të tillë. Nga paditë që ai ka mund të pretendonte të merrte 1.2 miliardë euro dhe mund të quhet fitore nga qeveria që është vetëm një faturë për tu paguar . Që në 2015 ka filluar beteja ligjore me Becchetit, është e rëndësishme që të bëhet një analizë mbi studiot shqiptare që kanë fituar. Në të gjithë këtë betejë qoftë dhe me lidhjet penale duhet të ishin të kujdesshëm dhe të punohej në grup”, ka thënë ajo.

LEXO TE PLOTE