LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Ballkani thyen me “poker” Besën, Progni shtang me një perlë Feronikelin

10 Prill 2021, 15:05, Sport CNA
VIDEO/ Ballkani thyen me “poker” Besën, Progni shtang me

Ballkani dhe Gjilani kanë triumfuar ditën e sotme në ndeshjet shtëpiake kundër Besës dhe Feronikelit. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi triumfoi me rezultatin 4-1 dhe spikati mbi të tjerët Meriton Korenica.

Sulmuesi anësor shënoi dy prej golave të Ballkanit, që tani ka barazuar me pikë kryesuesit e Dritës. Gripshi dhe Prekazi realizuan golat e tjerë, kurse për Besën gjeti rrugën e rrjetës Qorri në pjesën e parë të ndeshjes.

Në Gjilan vendosi fatet e ndeshjes Gerhard Progni, i cili me një goditje dënimi shtangu Feronikelin e Klodian Duros dhe i dha fitoren skuadrës së tij. Tropojani vazhdon të jetë vendimtar në Ipko Superliga e Kosovës me golat e tij.

IPKO SUPERLIGA E KOSOAVËS ? JAVA 28
E shtunë, më 10 prill, ora 15:00

Ballkani-Besa 4-1
Shënues:
 Korenica 5?, 69?, Gripshi 56?, Prekazi 80? / Qorri 24?
Gjilani-Feronikeli 1-0
Shënues:
 Progni 20?

 

Lajmet e fundit nga