Connect with Us

Tjetër humbje nga bluzat e bardha/ Covid i merr jetën mjekut

Aktualitet

Tjetër humbje nga bluzat e bardha/ Covid i merr jetën mjekut

Publikuar

-

Kaloi në overdozë/ Humb jetën reperi i njohur

Ditën e sotme është shënuar një tjetër humbje nga bluzat e bardha në qytetin e Krujës. Në moshën 72 vjeçare, mjeku psikiatër i spitalit të Krujës, Përparim Pengilin ka ndërruar jetë nga Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga spitali i këtij qyteti, i cili shpreh keqardhjen e largimit nga jeta të mjekut.

 “Me hidherim të thellë duam të ndajmë me ju lajmin e trishtë që doktor Përparim Pengilin nuk do e kemi më mes nesh. Edhe një tjetër bluzë e bardhë humbi jetën.Shërbeu në Spital me përkushtim, për të gjithë komunitetin, deri në muajin shkurt të kë tij viti dhe covidi i pabesë nuk e lejoi të shijonte pensionin. U prehsh ne paqe njeri i mire”, njofton Spitali Bashkiak  Krujë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Parlamenti duhet i plotë’/ Soreca: KAS dhe SPAK të hetojnë parregullsitë

Publikuar

-

Nga

‘Parlamenti duhet i plotë’/ Soreca: KAS dhe SPAK të hetojnë parregullsitë

Për ambasadorin e Bashkimit Europian Luigi Soreca zgjedhjet u zhvilluan në mënyre të rregullt. Por në një intervistë për Euronews Albania ai përmend nominalisht institucionet shqiptare që duhet të monitorojnë me kujdes çdo akuzë dhe ankese për parregullsi.

“Pas zgjedhjeve janë këto diskutime, ankesa dhe akuza për blerje votash dhe parregullsi. Ne duam që autoritetet kompetente, ato të drejtësisë, SPAK, KQZ dhe KAS të shohin çdo parregullsi,” – tha Soreca, – “Duhet të kemi parlament të plotë për të pasur rrugëtim legjitim të Shqipërisë drejt BE-së”.

Përveç diskutimeve të fushatës, për anëtarësimin në BE, sipas Ambasadorit Soreca, drejtuesit politikë duhet të kalojnë të faktet.

“Presim që partitë qoftë qeverisëse, apo opozitare të bëjnë veprimet e duhura për të ndihmuar anëtarësimin,” – vijoi Soreca.

Soreca ndodhet në turin e tij nëpër Shqipëri në kuadër të javëve evropiane, gjatë të cilit njeh qytetarët shqiptarë me investimet e BE-së.

“Vetëm në vitin e shkuar, gjatë krizës së pandemisë, BE ka investuar 230 milionë euro, përveç qindra milionëve që kemi shpenzuar dhe dhuruar për Shqipërinë në 20 vitet e fundit,” – u shpreh ambasadori i BE-së.

LEXO EDHE:  Mjeku ngre shqetësimin: Në spitalet COVID më shumë të dyshuar se sa pacientë të diagnostikuar

LEXO EDHE:  Mjeku ngre shqetësimin: Në spitalet COVID më shumë të dyshuar se sa pacientë të diagnostikuar

Sipas ambasadorit Soreca të gjitha këto para janë përdorur në projektet që po i tregon gjatë një turi nëpër Shqipëri në kuadër të javës së Evropës./euronews

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nën hetim për ndërtim pa leje/ Kush janë 31 qytetarët dhe 5 zyrtarët e proceduar në Kukës

Publikuar

-

Nga

Nën hetim për ndërtim pa leje/ Kush janë 31 qytetarët dhe 5 zyrtarët e proceduar në Kukës

Policia e Kukësit njoftoi pasditen e së premtes se ka nisur hetimet për 36 persona, prej të cilëve 5 zyrtarë lokalë, të cilët i akuzon për ndërtime pa leje dhe shpërdorim detyre gjatë periudhës kohore 2020-2021.

Operacioni policor i koduar “Normality 4” u bë me dije pasi kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi kërkuan “zero tolerancë” nga policia për sa i përket ndërtimeve pa leje.

Pesë zyrtarët e proceduar për “shpërdorim detyre” janë nga institucionet lokale dhe qëndrore:

1. Kryetari i IKMT-së së qarkut Kukës Tasim Nerguti,
2. Kryetari i IMT-së së Bashkisë Kukës, Endrit Dida,
3. Kryetari i IMT-së së Bashkisë Tropojë, Artan Gjyriqi,
4. Inspektori IMT-së së Bashkisë Has, Ardian Bardhoshi,
5. Drejtori i Urbanistikës së Bashkisë Has, Novruz Bardhoshi,

Policia e Kukësit thotë se në Kukës (50 ndërtime pa leje), Has (36 ndërtime pa leje) dhe Tropojë (44 ndërtime pa leje) ka evidentuar 130 ndërtime pa leje për të cilat mbajnë përgjegjësi zyrtarët në fjalë.

Paralelisht me zyrtarët janë proceduar “në gjendje të lirë” për ndërtim pa leje:

1. Ilir Gjuta, për banesë dykatëshe pa leje në Shtiqën,
2. Astrit Axhami, për shtesë kati pa leje në Shtiqën,
3. Arjan Muçmata, për shtesë kati pa leje në Shtiqën,
4. Bilbil Shehu, për banesë trekatëshe pa leje në Nangë,
5. Oliver Onuzi, për banesë dykatëshe pa leje në Nangë,
6. Teki Onuzi, për banesë njëkatëshe pa leje në Nangë,
7. Shkëlqim Onuzi, për banesë njëkatëshe pa leje në Nangë,
8. Malik Lashi, për banesë trekatëshe pa leje në Bushtricë,
9. Halit Lashi, për ndërtesë njëkatëshe pa leje në Bushtricë,
10. Ardit Kovaçi, për banesë dykatëshe pa leje në Kukës,
11. Servet Kovaçi, për banesë dykatëshe pa leje në Kukës,
12. Fjodor Hallaçi, për banesë dykatëshe pa leje në Përbreg,
13. Sejdi Leka, për banesë dykatëshe pa leje në Qinamak,
14. Liman Gjana, për banesë dykatëshe pa leje në Bicaj,
15. Fiqiri Gjana, për banesë dykatëshe pa leje në Bicaj,
16. Hod Basha, për banesë njëkatëshe pa leje në Qinamak,
17. Met Rexha, për banesë dykatëshe pa leje në Qinamak,
18. Rrahman Rexha ,për banesë dykatëshe pa leje në Qinamak,
19. Bashkim Jakupi, për banesë dykatëshe pa leje në Shtiqën,
20. Valdet Gjeta, për banesë dykatëshe pa leje në Zall-Lusen,
21. Përparim Murati, për banesë trekatëshe pa leje në Shtiqën,
22. Sabri Nika për banesë dykatëshe pa leje në Qinamak,
23. Kastriot Veizi, për banesë njëkatëshe pa leje në Lojme,
24. Beqir Dema, për stallë pa leje në Përbreg,
25. Korab Matmuja, për banesë njëkatëshe pa leje në Përbreg,
26. Rexhep Shahu, për banesë dykatëshe pa leje në Përbreg,
27. Hamz Duraku, për banesë njëkatëshe pa leje në Bardhoc,
28. Bislim Rexha, për banesë njëkatëshe pa leje në Përbreg,
29. Hardein Shaqiri, për banesë njëkatëshe pa leje në Morinë,
30. Xhanije Taçi, për banesë dykatëshe pa leje në Bardhoc,
31. Isen Dida, për banesë dykatëshe paleje në Përbreg./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ndërtim i paligjshëm/ Procedohen 31 persona, nën hetim 5 punonjës të bashkisë Kukës

Publikuar

-

Nga

Akuzohen për ndërtim të paligjshëm/ Procedohen 32 persona, nën hetim 5 punonjës të bashkisë Kukës

Qeveria shpalli nisjen e aksionit për mbrojtjen dhe kontrollin e territorit, duke ka tërhequr vëmendjen policisë për këtë çështje.

Kjo ka bërë që policia e Kukësit të vihet në lëvizje dhe të procedojë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” 31 persona, të cilët kryesisht po ndërtonin shtëpi banimi 1 deri në 3 kate.

Mësohet se nga Seksioni i Për Hetimin e Krimit Ekonomik & Financiar, janë proceduar penalisht  dhe janë vënë nën hetim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” 5 punonjës të bashkisë.

LEXO EDHE:  Mjeku Ilir Alimehmeti tregon detajin që e bën ”skeptik” për vaksinën kundër Covid-19

LEXO EDHE:  Mjeku ngre shqetësimin: Në spitalet COVID më shumë të dyshuar se sa pacientë të diagnostikuar

Konkretisht janë ndëshkuar Drejtori i Urbanistikës pranë Bashkisë Has, Inspektori i IMT Bashkia Has, Kryeinspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për Qarkun Kukës, Kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kukës, Kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tropojë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE