LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Të mos gjykohet Salvini’/ Prokurori: Ai nuk ndaloi në mënyrë të paligjshme emigrantët në 2019

10 Prill 2021, 20:15, Kosova & Bota CNA
‘Të mos gjykohet Salvini’/ Prokurori: Ai nuk ndaloi në

Matteo Salvini nuk duhet të shkojë në gjyq për ndalim të paligjshëm të emigrantëve. Kështu u shpreh prokurori i Katanias, Andrea Bonomi.

Sipas tij, vendimi i Salvinit nuk ishte në shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe nuk mund të konsiderohet si rrëmbim.

Në seancën gjyqësore, prokurori argumentoi se emigrantëve iu dha ndihma mjekësore dhe se qeveria mbështeti vendimin dhe politikat e Salvinit. Ky i fundit argumentoi se kishte vepruar në emër të interesit kombëtar.

?Jam i lumtur. Prokurori ka përjashtuar krimet dhe rrëmbimin. Ai tha se kam respektuar ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Ne kemi shpëtuar jetë, kemi zgjuar Europën, i kemi rikthyer dinjitetin dhe sigurinë Italisë. Ndaj, po kthehem i qetë te fëmijët e mi, me shpresën se 14 maji do të jetë fundi?, u shpreh Matteo Salvini, kryetar i Lega Nord.

Në korrik 2019, Salvini, në cilësinë e ministrit të Brendshëm në qeverinë Conte, bllokoi më shumë se 100 persona në bordin e një anijeje të rojës bregdetare për 6 ditë, për të pritur dakordësinë e aleatëve europianë për rivendosjen e tyre.

Më 14 maj pritet të merret vendimi nëse duhet të vijojë procesi gjyqësor lidhur me këtë çështje./euronews

Lajmet e fundit nga