Connect with Us

Superiore/ Teuta ndaj Apolonisë, Vllaznia dhe Laçi ndajnë pikët

Sport

Superiore/ Teuta ndaj Apolonisë, Vllaznia dhe Laçi ndajnë pikët

Publikuar

-

APOLONIA-TEUTA 0-2

Teuta nuk ka zhgënjyer, teksa ka mposhtur Apoloninë me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Kategorinë Superiore. Një fitore shumë e rëndësishme kjo për durrsakët që mbeten në vendin e parë në renditje, por këtë herë janë të vetëm me 49 pikë, pasi Vllaznia dhe Laçi barazuan mes tyre.

Ndaj Apolonisë, skuadra e Martinit dominoi gjatë gjithë kohës, duke mos e vendosur në rrezik për asnjë moment fitoren. Ishte Lorenco Vila që zhbllokoi sfidën në minutën e 20’, teksa Dejvi Bregu vulosi gjithçka në minutën e 55’. Një fitore pa shumë vuajtje kjo e sotmja për Teutën, që tashmë do të luajë në shtëpi në mesjavë me Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës.

LEXO EDHE:  LSI-ja dorëzon Skraparin te PS-ja/ Ja rezultatet përfundimtare në 26 bashki  

 

LAÇI-VLLAZNIA 0-0

Është mbyllur në barazim pa gola supersfida e javës së 27-të të Kategorisë Superiore, mes Laçit dhe Vllaznisë. Pavarësisht lojës së bukur dhe ritmit të kënaqur, në fund, të dy skuadrat nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola. Një rezultat ky që i shkon më shumë përshtat rivalëve të Teutës dhe Partizanit.

Për sa i përket ndeshjes, shkodranët ishin më kërkues në pjesën e parë, duke prodhuar plot 3 raste të rrezikshme, ndërkohë që fragmenti i dytë i lojës, foli më së shumti për kurbinasit e Duros.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

E rëndë në Kosovë/ Sulmohet fizikisht presidenti i federatës Agim Ademi

Publikuar

-

Nga

Një lajm vërtet i rëndë vjen nga Kosova, ku dyshohet se presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit është sulmuar fizikisht dhe ka përfunduar në spital.

Sulmi ka ndodhur në Prishtinë mëngjesin e sotëm duke krijuar jo pak debat në Kosovë. Sipas ‘’Indeksonline’’, Ademi pas sulmit ka marrë dhe ndihmë mjekësore çka e bën dhe më serioze situatën.

LEXO EDHE:  LSI-ja dorëzon Skraparin te PS-ja/ Ja rezultatet përfundimtare në 26 bashki  

LEXO EDHE:  I përfshirë në skandalin e pronave në Shëngjin/ Reagon futbollisti i Vllaznisë



E sotmja ishte një ditë e veçantë për presidentin Ademi pasi feston 60-vjetorin, por mesa duket dita është prishur nga ngjarja e rëndë. Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar mbi këtë çështje, por priten të reja në vazhdim.

LEXO TE PLOTE

Super Liga

Statistika shqetësuese e Skënderbeut, asnjë gjuajtje në portë ndaj Kastriotit

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu po kalon një formë të dobët dhe humbja e fundit e rëndon situatën. Ndaj Kastriotit, skuadra korçare pati probleme në ekuilibrat e lojës, ku mbrojtja vijon të “fusë ujë”, ndonëse trajneri Memelli praktikon një rreshtim me pesë mbrojtës.

Por ndaj krutanëve sulmi nuk u duk fare dhe jo pa qëllim trajneri i kritikoi sulmuesit e tij.



Statistikat e kësaj ndeshjeje flasin vetë, pasi Skënderbeu nuk kreu asnjë gjuajtje në portën krutane. Me gabimet në mbrojtje dhe pa gjuajtje në portën kundërshtare, nuk mund të arrihej rezultat tjetër veç humbjes.

LEXO EDHE:  Asmer Bilali në Shkodër nën masa të rrepta sigurie/ Dëshmon për dhunën ndaj ish-trajnerit

LEXO EDHE:  I përfshirë në skandalin e pronave në Shëngjin/ Reagon futbollisti i Vllaznisë

Vetë trajneri Memelli, pas ndeshjes kritikoi sulmin duke u shprehur se ishin inekzistentë në fushë dhe se midis sulmuesve duhet harmoni për të arritur rezultate.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ikardi kërcënon Uandën: Nëse nuk më fal, s’do luaj më futboll

Publikuar

-

Nga

Çështja e ndarjes së Mauro Ikardit me Uanda Narën ka pushtuar mediat rozë të cilat nuk përtojnë të merren me këtë rast duke hyre deri në detaje. Ditën e djeshme, Ikardi ka udhëtuar urgjentisht drejt Milanos për tu takuar me Uandën, por kjo e fundit e ka ndarë mendjen dhe do medoemos divorcin.

Tradhtia nuk mund të falet nga ana e modeles argjentinase, të cilës gjithçka po i kthehet në bomerang që pas tradhtisë që i bëri Maksi Lopezit vite më parë. Ikardi ka hyrë në një depresion dhe sipas ‘’Corriere Dello Sport’’, sulmuesi PSG-së ka shkuar dhe më tej duke kërcënuar se nëse Uanda nuk e fal do të lërë futbollin.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Eranda Libohova nuk ndalet me performancat live

LEXO EDHE:  FOTOT Ekskluzive/ LIVE nga çadra e protestës



“Nëse nuk më fal, nuk do të luaj më”, janë fjalët e Ikardit drejtuar shokëve të ekipit duke anashkaluar dhe dy seanca stërvitore prag sfidës me Lajpcigun në Ligën e Kampionëve.

Në mes të çiftit tani janë 60 milionë euro për tu ndarë pa përfshirë këtu bizhuteri, prona e vepra arti. Nuk dihet ende si do të përfundojë kjo histori që është kthyer në telenovelë për tifozët që janë jo pak të interesuar nga kjo histori.

LEXO TE PLOTE