Connect with Us

“Sot Shkodra ka humb një margaritar”/ Gazetarja përlot me fjalët, pas ndarjes nga jeta të Anila Dushit

Sociale

“Sot Shkodra ka humb një margaritar”/ Gazetarja përlot me fjalët, pas ndarjes nga jeta të Anila Dushit

Publikuar

-

“Sot Shkodra ka humb një margaritar”/ Gazetarja përlot me fjalët, pas ndarjes nga jeta të Anila Dushit

Gazetarja e njohur nga Shkodra, Anila Dushi ka humbur betejën me Covid-19, duke ndërruar jetë ditën e sotme.

Dushi ka qenë e shtruar në repartin infektiv të spitalit të Shkodrës prej ditësh por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka arritur të mbijetonte.

Miq, kolegë e të njohur kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje të madhe. Një ndër ta është dhe gazetarja e njohur e kronikës, Nikoleta Kovacci e cila duke konsideruar si ‘vrasje’ shkruan se Shkodra ka humb një margaritar, media një mendje të lirë e të afërmit e miqtë një grua të pazakontë, e gjitha mirësi!

Kur humbet një mike fjale….

-Anilë ç`a asht ajo vrasje? Ç`a ka ndodh? A dihen rrethanat? Pse po i ndodh Shkodrës kjo gja? A mundena me pas foto nga vendi i ngjarjes sonte? Po ndonjë dëshmi?- ky ishte komunikimi i vazhdueshëm në rast ngjarjesh të randa që trondisnin Shkodrën e me ta krejt opinionin publik. Anila gjithmonë e në çdo orë e hapte telefonin, përgjigjej, jepte zgjidhje dhe një opinion krejt real për atë çka ndodhte, ç`a kishte ndodh ma herët dhe ç`a pritej të ndodhte në vazhdim!

Ashtu, me atë shëndetin gjithnjë kërcënues, Anila gjente zgjidhje! Mi niste materialet që të nesërmen gazeta jonë të ishte në lartësinë e asaj ç`a na kishim në mendje dhe zemër! Ashtu vazhduam, gjatë, prej shumë e shumë kohësh duke u rropat me thanë të vërtetat, ato të idhtat që rrallë thuheshin; rrallë guxoheshin të mendoheshin e jo ma të shkruheshin e të mbesnin në letër! Bashkë dinim t`i thurnim mirë faktet, t`i ruanim e t`i transmetonim. Edhe atëherë kur kishte pengesa, edhe atëherë kur autocensura dhe censura ishin ul kambëkryq në ‘llojin’ tonë, edhe atëherë kur në fakt duhej të fshihnim diçka për të nxjerrë diçka tjetër.

Anila kishte gjithnjë shpirtin e madh të mirëkuptimit si pak kush në bashkëpunime të tilla. Gëzohej si fëmijë kur të nesërmen në gazetën tonë Shkodra e saj kishte hapësirën e duhun, ndonëse shpesh konsiderohej periferi. Tirana ka akumulu frikë dhe një lloj droje tek njerëzit që katapultohen në sajë shërbimesh të ulëta ndaj eprorëve të çfarëdo llojë qofshin. Por, na bashkë, mundëm të mbesnim në sipërfaqe në sajë të latimit të rrallë të fjalës, besimit të verbër në njana-tjetrën, besimit sublim mbi atë që duhej të ishte e pranishme, ani pse e ndalueme.

Anila ishte e lodhun me vrasjet, me indtrigat që mbillnin krim e pabesi e shpesh më thoshte: “Aman, se Shkodra nuk e meriton këtë çmenduri! Po unë sod due ma ba një reportazh për Kosmaçen. Ka investu një banor i zonës e ka ba një vneshtë të madhe! Pak ma përtej asht edhe një artizan i rrallë. A mundena të bajmë një histori?”

E ashtu vazhdonim, duke iu sjell rrotull Shkodrës së saj që sot e humbi! E qetë, e mençur, e papërtueshme, dashamirëse, kurajoze e me një kujtesë brilante, Anila jetonte çdo sekond me median, me faktin, me lajmin, me reportazhin, me fjalën! Ishte si të thuash një shkamb në Shkodrën e trazueme, që asnjëherë s`ndejti duarkryq, asnjëherë nuk heshti, e asnjëherë nuk u ankua për gjithë prapësinat e randa që i ndodhnin medias kudo nëpër këtë vendin tonë të marrun peng nga mungesa e të vërtetës.

…Sot Shkodra ka humb një margaritar, media një mendje të lirë e të afërmit e miqtë një grua të pazakontë, e gjitha mirësi! Para një jave pata komunikimin e fundit me të; mu ankue! Jo për veten, as gjërat e veta, por për kohën e vendin! Më tregoi se “gjërat në komunitetin tonë gjithnjë po bahen ma të paqarta! Shkodra është në kaos dhe se gjithë politika aty luan teatrin e turpit të vet”! Anila e donte Shkodrën si jetën! Çudi pse nuk e deshën edhe pak ma shumë te dyja! Te dyja ia patën me hile, te dyja nuk e anashkaluan peshën e fjalës së saj!

Anila e la gjurmën, emnin, mirësinë dhe dashurinë, te kushdo që e njohu, por edhe tek Shkodra dhe jeta..!

Lamtumirë mike dhe bashkëudhëtare fjale….

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Keni bërë plane për plazh?/ Ja si parashikohet dita e sotme

Publikuar

-

Nga

Për të gjithë ata që kanë bërë plane për ditën e sotme kushtet meteorologjike do të jenë favorizuese.

Moti i kthjellët pritet të dominojnë në pjesën me të madhe të territorit, vranësirat parashikohen të pakta kalimtare këto të përqëndruara përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek.

Valëzimi në detet i forcës 2-3 ballë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rektori i Universitetit të Tiranës: Mësimi online i suksesshëm, pjesëmarrja mbi 96%

Publikuar

-

Nga

Rektori i Universitetit të Tiranës: Mësimi online i suksesshëm, pjesëmarrja mbi 96%

Universiteti i Tiranës e përballoi me sukses mësimin online. Kështu shprehet Rektori Artan Hoxha, i cili bën një bilanc të vitit akademik të zhvilluar në këtë platformë për shkak të pandemisë.

Sipas Hoxhës, përshtatja e mësimit për profesorët dhe studentët ishte e vështirë vetëm në fillim.

“Ne në vlerësimin e përgjithshëm, mund të themi se universiteti e përballi me sukses sfidën pasi ajo që ne konstatuan ishte një pjesëmarrja masive mbi 96% e tyre, ku në auditorë nuk e kemi këtë pjesëmarrje”, tha rektori Hoxha.

Por për studentët, mësimi online nuk ka qenë një sukses.

“Është ndryshe të jesh përballë pedagogut se ke bashkëbisedim. Në auditor ke debate, ke bisedime mes studentëve”, u shpreh studenti Aurel Kujtimi.

Vendimi për t’u kthyer në auditor kaq i shumëpritur dhe i kërkuar nga ta, duket i shpejtë e që sipas tyre I lë shumë pak kohë, që të kthehen dhe të gjejnë shtëpi në Kryeqytet.

LEXO EDHE:  Vladimir Putin jep lajmin: Rusia ka gati vaksinën anti-covid, e ka marrë një prej vajzave të mia

LEXO EDHE:  Infektohet me Covid drejtoresha e Shërbimit Social në Elbasan/ Karantinohet i gjithë stafi

Por, çfarë do të bëhet për ata studentë që nuk kanë mundur të zhvillojnë orët praktike?

“Lejon që hapësira që të rikuperosh një pjesë të atyre proceseve që nuk janë realizuar, rikthimi në auditor nuk është për leksione dhe seminare, por është për të përfunduar procesin mësimor me konsultime dhe për të realizuar ata elementë, që nuk ishin të mundur të bëheshin deri sa për të hyrë në sezonin e provimeve”, tha z. Hoxha.

Fakultete e Universitetit të Tiranës po studiojnë platformat dhe rregulloren që do të ndjekin për zhvillimin e mësimit fizik në auditorë./euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto/ Gjendet i vetëm në rrugë një fëmijë i mitur, policia thirrje familjarëve: Kontaktoni te 112

Publikuar

-

Nga

Një fëmijë i mitur është gjetur i vetëm në rrugë nga qytetarët pasditen e sotme në Tiranë tek “Terminali i Jugut”.

Policia njofton se bëhet fjalë për të miturin Vin Uka, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij.

Uniformat blu, kanë bërë publik rastin për mediat me qëllim që të lidhen me familjarët e të miturit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.05.2021, rreth orës 16:00, tek “Terminali i Jugut” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë fëmija e mitur Vin Uku, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij.

Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3.

LEXO EDHE:  Përleshje me thika/ Plagoset rëndë një person

LEXO EDHE:  Covid pushton Shtëpinë e Fëmijëve në Vlorë/ Rezulton pozitive një punonjëse

Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Komisariatit Nr.3 Tiranë.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

LEXO TE PLOTE