LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria, fiton pa Ramën, Lulin e Metën

10 Prill 2021, 16:56, Opinione CNA
Shqipëria, fiton pa Ramën, Lulin e Metën

Nga Grigor Palko

Një zgjedhje ndryshe, një jetë normale

Të dashur bashkëqytetarë

Ne kemi dalë para jush për tu kërkuar votën dhe njëkohësisht për tu treguar rrugën drejt një Shqipërie Normale

Mos prisni që tu vijmë si PD-ja me kortezh makinash me flamuj e daulle, as si PS-ja me barsaleta e projekte 4D e jo e jo me lek në dorë si matrapazët e LSI që ju blejnë votën sot e ju plackisin gjithcka nesër.

Ne ju kërkojmë votën me zërin e arsyes dhe forcën e logjikës për tu shkëputur njëherë e mirë nga dinosaurët  e politikës 30 vjecare që riciklohen kohë pas kohe duke lënë pas popullin e shkelur sic shkelin dinosaurët barrin me peshën e tyre të majmur.

Mos prisni që të vijë ndonjë meteor nga qelli që të zhdukë Saliun Ramën Meten dhe këlyshët e tyre pëkatës që mezi presin ti zenë vendin baballarëve për të vazhduar  po njësoj të shkelin poullin secili në ngastrat e tyre përkatëse.

Lufta midis tyre nuk është luftë për të miren dhe zhvillimin e popullit por luftë për zgjerimin e ngastrave përkatëse të kullotjes apo gjuhetisë. Njerëzimi nuk mund të zhvillohet bashkë me dinozaurët.

O do jetojmë ne o do mbretërojnë ata.

U bënë 30 vjet që qarkullojnë të njëjtët njerëz që riciklohen të njëjtët mbiemra me përjashtime të vogla e periferike.

Zëri i arsyes na thërret që ka ardhur koha që të mos kënaqemi me me fasada ndërtesash dhe premtime për flukse të papara turistësh nga ata që për 7 vjet mezi bënë një rrugë 20 km të lënë përgjysem më 2013, as me shpresën se kur të vijnë  këta të tjerët do ndërohen ca mësues a infermierë e punonjës me ca të tjerë.

Këto nuk janë zgjidhje, nuk na shpien përpara.

Premtimeve  për të vazhduar apatinë e lënë përgjysëm nga Rama me cetën e tij të Rilindjes  u bashkohen ?angazhimet? e ëndrrave të Luli matematicenit për rroga imagjinare që ja kalojnë Evropes e suvencione me lek për  gjithkend,  a thua se ka gjetur Hapu Susamin e S?Ali Babait. 40 hajdutrit e LSI në këtë rast i ka në koalicion.

Dhe populli rri e vështron, ri e dëgjon, i shtangur nga zallahmaia e këtyre dinozaurve dhe i hipnotizuar nga xixat që lëshojnë kopilët e tyre analistë nëpër mediat e kapura. Media që nën tutelën e këtyre zullumqarëve punojnë pa pushim zhveshjen e individit nga normat morale dhe kërkesat qytetare e shoqërore.

Qëllimi është i qartë, që me anën e makabriteteve të kronikave të zeza, debateve të tipit e lagu se lagu nga njëra anë, dhe nga ana tjetër promovimit të njeriut bosh të dalë nga Big Brother, Përputhen , Telebingo etj, ata  punojnë të heqin vëmëndjen e qytetarit nga rruga e vërtetë e ecjes përpara sic është Arsimi e puna, ta bëjnë atë të pashpresë, dhe në fund të 4 viteve qytetari të mos jetë vecse një votues zombi që të zgjedhë o të keqen më të vogel, o copën më të madhe momentale të kërmës.

Zëri i llogjikës dhe forca e arsyesetimit na thërret sot që:  qytetari , familjari, bujku apo fermeri, bisnesmeni apo nënpunësi të shkëputen njëherë e mirë nga këta mbretër te vetshpallur dhe sejmenët që kane nga pas me lugë në brez dhe cdo katër vjet mezi presin ta ngjyejnë në tepsinë e tyre të mbushur nga taksat dhe puna jonë.  Modelit te tyre ne duhet ti themi JO.

Ne patjetër na duhet vërtet një ndyshim jo thjesht një rrotacion. Këtë ndyshim kaq të dëshiruar kursesi nuk mund ta sjellin dinosauret, si  të njërës palë si te palës tjetër që kanë 30 vjet që mbushin listat e stanjacionit.

Kjo për arsyen e thjeshtë :  Dinosaurët nuk janë qënie inteligjente, e povuam këto 30 vjet. Ata thjesht kërkojnë mbijetesën e tyre.

Jo më kot PS PD-LSI  edhe krahasimet që bëjnë, i bëjnë me vehten e tyre. Mburen me cfare bënë njëri ose tjetri  para 11 apo 6 vjetësh. Asnjëherë nuk bëjnë krahasim me shtete të tjera normale Europiane.  Kjo jo pa qëllim.

Arritjet e famshme të PS apo të PD në sytë e popujve europianë por qoftë edhe gjitonëve modestë si Maqedonia e Veriut do konsideroheshin si punë rutinë e qeverisë. Problemet që ata pretendojnë që vallahi na kanë zgjidhur,  nëpër popujt e tjerë as nuk kanë ekzistuar ose janë zhdukur me kohë.

Kjo për faktin e thjeshtë: tek ne krijuesit e problemeve janë po këta PS, PD-LsI.

Sot më shumë se kurrë ka ardhur koha që njerzit të shkëputen nga mjegullnaja e zombive të ekraneve si dhe të largohemi nga burgu i Jurassic Park ku me dashje a pa dashje po bashkjetojmë me dinozauret.

Ne duhet të përqafojmë një specie të re.  NJERIUN.  Njeriun e llogjikës dhe arsyes.  Zërat e rinj që kërkojnë një sistem të ri funksional për familjet e tyre. Një sistem si në cdo shtet normal ku nëpunësi, mësuesi, infermieri , polici të perzgjidhet në bazë të vlerave dhe të paguhet në bazë te merites dhe angazhimit në punë. Nje system ku vendimet per te ardhmen ti marrin njerezit e zotë e të aftë dhe jo të emeruarit e kryetarëve të partive. Partitokracia dhe kryetarokracia duhet të marë fund. Këtë mund ta bëjnë vetëm zërat e rinj, forcat e reja, njerëzit e rinj. Të vjetrën e dinosaurëve PS, PD LSI që thjesht duan që të vazhdojë rumpalla e tyre duhet ta lëmë pas.  Nuk Ka Kohë Për Të Humbur me PS PD-LSI. Shqipëria Fiton pa Ramën, Lulin e Metën.

I nderuar qytetar, bashkohu edhe ti me ne! Mbeshtete ndryshimin! Lëre pas të vjetrën!

NUK KËRKOJMË SHUMË.

Një Jetë Normale

Një Shqipëri Normale./CNA.al

Lajmet e fundit nga