Connect with Us

Replikë (2) me ata që thonë “po ndihmon Edi Ramën e pengon Lul Bashën”

Opinione

Replikë (2) me ata që thonë “po ndihmon Edi Ramën e pengon Lul Bashën”

Publikuar

-

Replikë (2) me ata që thonë “po ndihmon Edi Ramën e pengon Lul Bashën”

Nga Tonin Uldedaj 

Para pak ditësh trajtova për ndjekësit, dhe nëpërmjet dashamirësisë së disa mediave edhe ma gjanë, çështjen që e dëgjoj të ngrihet në fushatë herë pas here se, unë apo të tjerë, i marrim vota të djathtës. Ju që nuk keni patur mundësi ta lexoni e gjeni këtu.

Sot dua të flas për një ‘gardh’ të dytë, që kandidatë si unë dhe parti si Bindja çojnë, duke penguar ‘funksionimin’ normal të gjanave në politikën shqiptare dhe procesin elektoral të radhës: ndihmojmë Edi Ramën.

Së pari du me thanë se nuk marr përsipër me folë për të tjerët. Unë përfaqësoj veten dhe Bindjen Demokratike, dhe jam duke u përpjekë me u ba edhe përfaqësues i Malsisë dhe Shkodrës. Pra, mos ma merrni këtë shënim ‘si të Papës’ që i drejtohet ‘botës dhe qytetit’. Unë e kam vetëm me ‘qytetin dhe qarkun’ sepse të tilla i kam mundësitë dhe dëshirat.

Pasë thanë kët’ du me shtu se asht kret e kollajtë me na hedhë në krahët e ‘botës’, në këtë rast të Edi Ramës, sipas zakonit të keq të gojështhurunave të mahallës ‘ma mbaj këtë kopil sa t’i them q’asaj rospije’.

Edi Rama asht politikani i fundit të cilit ia kam besën. Një burrë të cilit i za besë asht tashma i tërhequn prej politikës aktive, edhe pse figuron në listat e kandidatëve për deputetë dhe mund ta kem ‘koleg’ në Kuvendin e ardhshëm. Mos me ju rrejtë, unë nuk e konsideroj koleg si zonja Grida, por shumë ma shumë, prandaj e kam futë në thonjëza fjalën.

Unë nuk e kam marrë vendimin me i hy kësaj gare as me ba lekë, as me komandu njerëz, sepse i kam këto mundësi aktualisht dhe realisht, falë bizneseve të mia dhe të familjes Uldedaj. As me ba apo me nda pazare. As me u krekosë nëpër Shkodër a Tiranë.

(Krekosjen ma ka ba të mundun im bir Jurgen Uldedaj, kampion bote në boks, i cili më ban krenar si babë dhe si shqiptar).

LEXO EDHE:  Gazetarja jep alarmin e fortë/ Tregon se çfarë bëri Rama për 24 orë

Unë kam hy në garë se du me me kenë përfaqësues dhe me u përfaqësu. Pra, për vete dhe për të tjerë. Me ngritë zanin tem dhe me kenë zani i të tjerëve. Vjen një moment në jetën e një burri kur ndien nevojën dhe shtysat me kenë më shumë se puna, fitimet dhe jeta e tij e përditshme. Vjen një ditë kur pasi ka punu për veten, vllazninë e të afërmit, sheh se don me hedhë një gur themelit edhe për komunitetin. Duke e ditë se asnjë pasuni e bereqet nuk hidhet pa qindra duar që edhe ndihmojnë në punë, por edhe luten që puna të shkojnë përmbarë.

Kjo ash filozofia e vendimit të Uldedajve që iu futën kësaj gare: jo me ndihmu Edi Ramën apo me pengu Lul Bashën.

Asht pra fyerje dhe paburrni me e konsideru tjetrin në punë të vet si shërbëtor të dikujt, qoftë ky person apo kauzë. Nuk asht e drejtë që nji prej levave të demokracisë, vendimi për pjesëmarrje në proces me e quajtë shërbestari.

Në vitin 1990 e patëm vendosë njëherë, Shkodra edhe me gjakun e katër dëshmorëve të 2 prillit, se politika nuk mundet me i përkitë dy apo tre njerëzve dhe qehajajve të tyne. Unë e di se prej shërbtorëve ma të zellshëm vjen ky etiketim, por jo çdo pamje e vetes në pasqyrë asht reflektim edhe i të tjerëve.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Bislim Ahmetaj/ Basha nuk plotëson asnjë kusht për rikandidim në krye të PD-s

Publikuar

-

Nga

Basha nuk plotëson asnjë kusht për rikandidim në krye të PD-s.

Kandidati që nuk plotëson asnjë prej kritereve të vendosura nga Komisioni për zgjedhjen e nxituar të Kryetarit në Partinë Demokratike tani për tani është vetëm Lulzim Basha.

Ai është shkaktari dhe kontribuesi më i qënësishëm në të paktën tri humbjet e radhës që i janë shkaktuar PD-s, por jo vetëm asaj si forcë politike por edhe vendit.

Dy palë zgjedhje parlamentare 2017&2021 si dhe atyre lokale të 2019-s të cilat i humbi afrofe pa u paraqitur fare në fushë-betejen elektorale të votave.

Më e pakta që mund të bëjë Lulzim Basha për të treguar që është bartës i vlerave minimale  demokratike dhe qytetare do të ishte refuzimi kategorik i kandidimit për pozicionin e kreut të forcës politike të cilën e ka katandisur në kazino funksionale për pushtetin apsolut të Edi Ramës.

Kjo do ti lexohej edhe si një ndjesë ndaj demokratëve të cilët po i çon nga humbja në humbje.

A do të ndodhë?

Jo, bile të kundërtën e kësaj sjellje do të shohim përgjatë këtyre tri javëve në vijim.

LEXO EDHE:  Kulluri “kryqëzon” Bashën dhe Ramën/ Ja çfarë do të thotë të jesh Perëndimor

LEXO EDHE:  Video- Pas “rrëzimit” të Ramës, CNA.al shoqëron Bashën

Kur shkel  çdo parimësi dhe rregull në shtëpinë tënde, të humb e drejta për të folur në emër të parimeve dhe vlerave.

Ti mund të rizgjidhesh në krye të Partisë Demokratike, por kjo nuk do të fisnikëroj, aq më pak të lartësoj.

Përkundrazi thjesht do të konsolidosh pushtetin e oligarkisë politike të vendit.

Do ta përçash dhe dobësosh akoma  më shumë opozitarzmin. Do ti kontribosh braktisjes së vendit si një politikë ç’qeverisëse përmanente e Edi Ramës.

Do zotërosh një vulë që do ta vulos përjetësisht rolin tënd negativ në prosperitetin e Shiipërisë.

Do mbahesh mend në histori si ndihmësi kryesor i pushtetërimit që Edi Rama ka ushtruar mbi shqiptarët.

Në përvjetorin e katërt të mbylljes së çadres do të ishte në nderin tënd ta mbyllje edhe karrjerën si bashkëpunëtor me të keqen që tashmë ka ftyrën dhe emrin e Edi Ramës.

17 Prill 2021

LEXO TE PLOTE

Opinione

Diktatori Edi Rama, që na mori frymën

Publikuar

-

Nga

Diktatori Edi Rama, që na mori frymën

Nga Blendi Kajsiu

Prej kohësh tashmë, në rrethet opozitare është krijuar ideja se Edi Rama ka instaluar në Shqipëri një “regjim”. Ndonëse të gjithë e përdorin dhe askush nuk e përkufizon, termi regjim përdoret si sinonim për diktaturë apo sistem autoritar.

Kjo del qartë nga fakti që në leksikun tonë, termi “regjim” historikisht është përdorur në tri raste; regjimi zogist, fashist dhe komunist. Të tria ishin regjime pa demokraci. Ndaj jo rastësisht Rama krahasohet me Erdoganin dhe Putinin në mediat tona.

Pak rëndësi ka që analistë dhe gazetarë të njohur e sulmojnë Kryeministrin ditë e natë në ekranet dhe gazetat kryesore dhe nuk u hyn gjemb në këmbë. Shumë ndryshe nga kolegët e tyre gazetarë në Turqi apo Rusi, ku një kritikë ndaj Erdoganit apo Putinit të çon në burg ose varr. Përveçse tejet i pasaktë ky karakterizim i qeverisjes Rama si diktaturë, prodhon tri efekte negative.

Së pari, injorimin e problemeve reale të qeverisjes aktuale, siç është degradimi i administratës publike. Së dyti, kërkimi i rrugëve antidemokratike për “rrëzimin” e Ramës. Së treti, mungesën e reformimit të opozitës. Lufta kundër diktaturës imagjinare të Ramës jo vetëm injoron, por edhe delegjitimon kritikën reale që mund t’i bëhet qeverisjes së tij siç është degradimi i administratës publike.

Ndonëse para 8 vitesh socialistët premtuan se do bëjnë shtet, sot jemi ende larg këtij qëllimi. Burokracia, që është shpirti i shtetit, si dhe punësimi në sektorin publik në përgjithësi, janë shumë larg të qenurit meritokratike. Ky problem themelor i shtetit shqiptar duket pothuajse i parëndësishëm përballë luftës e kundër “diktaturës” Rama.

Por nëse mund të tregohet qartë që Shqipëria sot ka një problem madhor me degradimin e administratës dhe sektorit publik, është e pamundur të argumentosh se jemi në Putinizëm apo Erdoganizëm.

LEXO EDHE:  Bashës “i rrjedh truri”/ Gafa e radhës e kandidatit për kryeministër

LEXO EDHE:  Bashës “i rrjedh truri”/ Gafa e radhës e kandidatit për kryeministër

Madje, qeverisja Rama nuk arrin as nivelet e autoritarizmit të Viktor Orban në Hungari, në zemër të Europës. Ndaj kritika opozitare e legjitimon qeverisjen Rama kur godet problemet e saj imagjinare dhe jo ato reale. Kjo prodhon zgjidhje sa të varfra, aq edhe jo demokratike, që bazohen te rrëzimi i dhunshëm i “diktaturës Rama”, që nuk mund të ndryshojë me votë.

Ndaj në krahun opozitar ka thirrje për mospjesëmarrje në zgjedhje, dalje nga sistemi dhe protesta. Ajo që të habit është se ideja që Rama nuk përmbyset me votë bazohet thjesht te dështimi elektoral i opozitës aktuale.

Pra, fakti që Basha, Berisha dhe Meta nuk fituan shumicën e votave në zgjedhjet e 2021, vërteton se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira. Ama, të thuash se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira sot sepse shumica e shqiptarëve nuk duan të qeverisen nga e njëjta aleancë PD-LSI dhe të njëjtat fytyra që penalizuan në zgjedhjet e lira të vitit 2013, është sa absurde, aq edhe problematike.

Sipas kësaj logjike problem nuk është opozita, por zgjedhjet. Ndaj duhet të ruajmë opozitën që kemi dhe të zëvendësojmë zgjedhjet me revolucion. Ky lloj argumentimi vret dy zogj me një gur. Eliminon nevojën e reformimit të opozitës dhe deligjitimon zgjedhjet si mekanizëm për rrotacionin e pushtetit. Pa këta dy zogj, demokracia në Shqipëri gjithmonë do zvarritet dhe kurrë nuk do të ngrihet nga toka.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana dhe një fitore në 14 Qershor

Publikuar

-

Nga

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana dhe një fitore në 14 qershor

Lulzim Basha sot në mënyrë krejt demostrative mblodhi Komision Zgjedhor të PD të kryesuar nga Jemin Gjana dhe disa anëtarë të propozuar prej tij për një drekë në restorant B.Vita pas piramidës.

Gati tre javë përpara zgjedhjeve ku Lulzim Basha do të rikandidojë pasi ka humbur katër herë zgjedhjet, sërish në skenë do të jetë i zgjedhuri i tij, për të mbuluar këtë proces dhe një komision tashmë krejtësisht i manipuluar.

Nuk është i manipuluar komisioni sepse thjesht dhe vetëm do të vulosë një çertifikim formal, ku Lulzim Basha do të fitojë me 90% të votave nga 60 mijë vota.

Rivali i tij do marrë gati 4 apo 5 mijë, në fakt rivali mund të ketë më pak por kaq do të jetë rezultati, kur në r ealitet pjesëmarrja nuk shkon mbi 15 apo 16 mijë.

Lulzim Basha nuk shkon më shumë se 13 apo 14 mijë vota përpiqet të japë dhe një mesazh tjetër të tregojë se ka dhe mendim kundër.

Në fakt çdo kritikë dhe mendim kundër ai e përjashton, e sulmon e akuzon. Por akti i sotëm ka dhe një sinjal tjetër, sinjalin e një procesi të manipuluar shifrash dhe publikimesh një farsë të vërtetë, që nuk tregon gjë tjetër thjesht dhe vetëm se PD nuk demokratizohet, PD nuk hapet nuk ndryshon. Dhe një forcë politike që nuk demokratizohet dot, nuk hapet dot brenda saj dhe nuk ndryshon për të disatën herë si mund të pretendojë të mundë kundërshtarin e të ndryshojë pushtetin apo Shqipërinë?

Si mund të pretendojë ti thotë Edi Ramës hajde largohu, sepse ti ke vjedhur votat, kur në fakt vjedh s

htëpinë e saj?

Është fakt tashmë, janë disa procese zgjedhore që nga gara Basha- Olldashi ku fletët e votimit u bënë me numra serie, ndërhyrja e Berishës, mbështetësve të tij për të nxjerrë Lulzim Bashën e deri tek blerja e votave.

Pa folur për heqjen e mijëra demokratëve nga listat e votimit në strukturat brenda PD.

Për të shkuar në një proces farë siç ishte ai me Eduard Selami ku në pjesëmarrjen reale të votimit, nuk ishin më shumë se 15 mijë vetë në të gjithë Shqipërinë, u deklaruan gati 60 mijë, Selamit ju dhanë disa vota më shumë, u deklarua një proces i pastër, në fakt nuk ishte i tillë. Thjesht farsë.

Megjithëse ky proces vazhdon të jetë strumbullari i mashtrimit të Lulzim Bashës, në vitin 2013 ku pasi u zgjodh kryetar partie deklaroi PD kishte gati 100 mijë anëtarë.

Të qëndrojmë tek dreka e sotme, tek ajo që do të tregojë Lulzim Basha. Atë që e ka thënë që ditën e parë, nuk ka për ta lëshuar më karrigën e kësaj partie sikur të shkojë edhe 5 %. Se çfarë ka dashur të thotë me këtë nuk e dimë.

Pa shkuar tek qëndrimet se s’ja ka dhuruar kush. Ndoshta e ka blerë, ndoshta ka disa gjynahe të tjera, por një gjë është e vërtetë sa herë i shkojnë amba

sadorët në zyrë e kur do t’ju rrëfejë ndonjë gjynah apo hall që ka me Sali Berishën del në ballon. Kryetari i partisë ka frikë në zyrën e tij.

Sot ndoshta kishte frikë të rrinte në zyrën e tij me Komisionin, kishte frikë se mos muret e zyrave të tij kanë “veshë” dhe është detyruar ta nxirrte të gjithë komisionin në një restorant, thjesht dhe vetëm për ta trajtuar si një drekë.

LEXO EDHE:  “Shan oligarkët, por rri në shtëpinë e tyre”/ Veliaj mesazh Bashës  

LEXO EDHE:  Telefonata e Ramës me Merkel/ Paloka: Edhe me Macron i vendose pikat mbi “i”, boll mashtrove si ordiner

Po çfarë do të ndodhte në rast se Edi Rama do të drekonte me Celibashin e KQZ, në mes të Tiranës tre javë tre javë para zgjedhjeve?

Cili do të ishte reagimi i Lulzim Bashës?

Çfarë do të thotë çdo kandidat në garë qoftë edhe Fatbardh Kadilli i cili pretendon apo ndonjë tjetër?

A mund të hyjë kush të garojë tashmë ku Lulzim Basha e merr Komisionin e nxjerr në drekë?

Lehtësisht Basha po tregon se çdo rival në këtë garë nuk do mundet të zbardhë të vërtetën e proceseve farsë të bëra prej tij.

Ashtu siç di të bëjë vetëm Lulzim Basha humbje të vazhdueshme dhe pas tyre manipulime dhe vjedhje votash brenda struktuarave, ekspozimi i forcës dhe dhunës brenda strukturave, ekspozimi i pa aftësisë dhe rrëmbimit të votave brenda struktuarave.

Ai ka vendosur që të marrë

 peng një forcë politike, edhe me ndihmën e Berishës po ishte nevoja, thjesht sot po tallet me demokratët, i përqësh ata, edhe duke ju vënë Jemin Gjanën  apo edhe duke e marrë Komisionin duke e çuar nëpër dreka në restorantet e sponsorave të LSI.

Lulzim Basha do të qëndrojë në krye të PD me çdo kusht. Lulzim Basha do të qëndrojë në krye të PD me çdo lloj kostoje dhe për këtë do të përdorë një komision që do na japë një rezultat farsë, një procedurë zgjedhore farsë dhe një fitore farsë të Lulzim Bashës e cila është në fakt garancia e Edi Ramës për mandatin e katërt.

Pra zgjdhjet e Lulzim B ashës së shpejti nuk na thonë asgjë tjetër, thjesht dhe vetëm na tregon se si Lulzim Basha po shlyen çdo borxh te kryeministri në detyrë 

për 16 milionë euro të dhëna vjerrit të tij në një proces gjyqësor, apo për disa miljona euro të tjera dhënë së fundmi për procesin e indetifikimit të zgjedhëve. Pa folur për 12 milionë eurot të mbledhura në selinë e PD thënë se fundi thënë së fundi si akuzë nga Arben Ristani.

Pra janë disa dhjetra milionë euro që tregojnë se Lulzim Basha, nuk largohet nga PD, sepse ai nuk mendon se ka humbur, por ai nuk largohet sepse ai është i bindur që ka fituar. Dhe ka fituar jo pak, kemi tre raste si denoncime. Deri diku edhe të provuara që Lulzim Basha ka fituar të paktën mbi 40 milionë euro.

Tashmë ska çfarë të presim dhe çfarë të shohim pas drekës me komisionin është një sy gjumë dhe Luli në datë 14 Qershor është kryetar i ri i partisë në shërbim të Edi Ramës për të marrë disa dhjetra milionë euro të tjera, për xhepat e tij dhe të familjarëv të tij. Kuptohet do ketë kocka edhe për Jeminin dhe komisionin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE