LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reali mund Barcelonën dhe "rrëmben" vendin e parë

10 Prill 2021, 20:56, Sport CNA
Reali mund Barcelonën dhe "rrëmben" vendin e parë

Ka përfunduar ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës e vlefshme për xhiron e 30-të të La Ligas me fitoren 2-1 te madrileneve. Barcelona fillimisht pati iniciativën por nuk mundën të tregoheshin efektivë para portës së Courtois.

Real Madridi ishte tejet i rrezikshëm me anë të kundërsulmeve, ku ?Blaugranët? nuk dukeshin se mund të përballonin shpejtësinë e lojtarëve të ?Los Blancos?. Karim Benzema shënoi gol fantastik në min (14?). Pas Benzemas, Toni Kroos dyfishoi avantazhin nga gjuajtja e lirë.

Kroos shënoi në min (28?). Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Real Madridit. Ne pjesën e dytë, Koeman reagoi duke futur Griezmann dhe Ilax Moriban. Por nuk ishin sulmuesit ata që realizuan, në zonë u gjend mbrojtësi Oscar Mingueza.

Mingueza shënoi gol në min (60?) pas një asistimi nga Jordi Alba. Braithwaite u rrëzua në zonë në min 82?, por që gjyqtari vendosi që nuk ishte penalti. Casemiro u ndëshkua me karton të kuq në min 89? pas ndërhyrjes në Messi.

Ndeshja përfundoi 2-1. Tani, ?Los Blancos? ngriten në vendin e parë me 66 pikë, ndërsa Barcelona ka një pikë më pak, gjithsej 65 pikë në vendin e tretë.

Lajmet e fundit nga