LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Real Madrid-Barcelona/ Publikohen formacionet zyrtare për "El Clasicon"

10 Prill 2021, 18:05, Sport CNA
Real Madrid-Barcelona/ Publikohen formacionet zyrtare për "El

Luhet duke filluar nga ora 21:00, ?El Clasico? mes Realit të Madridit dhe Barcelonës. Një sfidë e luftuar, mes dy skuadrave që kanë bërë histori në Spanjë, por edhe në botë. Ndonëse do të luhet në impiantin e qendrës stërvitore të Realit të Madridit, dueli në ?Alfredo di Stefano?, nuk ka sesi të mos jetë spektakolar duke parë ato që do të zbresin në fushë.

Sigurisht, pas largimit të Kristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit kjo ndeshje e ka humbur disi shkëlqimin, duke njohur rivalitetin madhështor mes portugezit dhe Lionel Mesit, por gjithsesi në radhët e Realit sivjet është një Karim Benzema në superformë, i cili premton luftë.

Sot në mbrëmje do të luhet ndeshja numër 182 e vlefshme për kampionatin spanjoll mes këtyre dy skuadrave, ku bilanci sheh në avantazh Realin me 74 fitore, Barcelonën me 72, ndërsa barazimet janë 35, me një golavarazh prej 291 golash madrilenë dhe 289 të katalanasve. Përveç rivalitetit të madh mes tyre, ndeshja e sotme është e rëndësihme edhe për objetivat e të dy skuadrave, pasi do të kërkojnë të afrohen me Atletikon kryesues.

FORMACIONET ZYRTARE:

REAL MADRID: (4-4-2) Kurtua, Vaskez, Militao, Naço, Mendi, Kros, Kasemiro, Modriç, Valverde, Benzema, Vinicius. Trajner: Z. Zidan

BARCELONA: (3-5-2) Ter Shtegen, Mingueza, Aruho, Lengle, Dest, Buskets, De Jong, Alba, Mesi, Pedri, Dembele. Trajner: R. Kuman

Lajmet e fundit nga