Connect with Us

Pfizer, BioNTech kërkojnë autorizim për përdorimin e vaksinës te moshat e reja

Sociale

Pfizer, BioNTech kërkojnë autorizim për përdorimin e vaksinës te moshat e reja

Publikuar

-

Kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech u kërkuan të premten rregullatorëve amerikanë që të lejojnë përdorimin emergjent të vaksinës së tyre tek adoleshentët e moshave 12 deri në 15 vjeç.

Vaksina aktualisht është e autorizuar për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara për njerëzit e moshës 16 vjeç e lart. Kompanitë thanë të premten se kishin kërkuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave një zgjerim të autorizimit, për të përfshirë edhe grupmoshën më të re.

Në muajin mars, kompanitë thanë se nga provat klinike rezultonte që vaksina ishte e sigurt, efektive dhe nxiste përgjigje të fuqishme antitrupash tek moshat 12-15 vjeç.

Është e paqartë se sa kohë do t’u duhet rregullatorëve të SHBA për të verifikuar të dhënat e provave, megjithëse drejtoresha e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve Rochelle Walensky i tha televizionit ABC news të enjten se pret që vaksina të autorizohet për moshat 12 deri në 15 vjeç nga mesi i majit.

Është gjithashtu e paqartë nëse rregullatori do të kërkojë një takim të bordit të pavarur këshillues që rekomandoi autorizimin fillestar në mënyrë që kompanitë të marrin një autorizim për këto mosha.

Moderna Inc dhe Johnson & Johnson po testojnë gjithashtu vaksinat e tyre tek moshat 12-18 vjeç, dhe të dhënat nga kompania Moderna mund të dalin së shpejti.

LEXO EDHE:  Situata e vështirë nga koronavirusi/ Manastirliu: Vijon vaksinimi i fëmijëve

Pfizer dhe Moderna gjithashtu kanë filluar prova edhe te fëmijë më të vegjël, të moshës gjashtë muaj deri në 11 vjeç. Të dyja kompanitë kanë thënë se shpresojnë të jenë në gjendje të vaksinojnë fëmijët nën 11 vjeç nga fillimi i vitit 2022.

Vaksinimi i fëmijëve dhe të rinjve shihet si një hap i rëndësishëm drejt arritjes së imunitetit të tufës dhe zbutjes së pandemisë, sipas shumë ekspertëve.

Pfizer dhe BioNtech thanë se në ditët në vijim planifikojnë t’u kërkojnë edhe autoriteteve në vende të tjera të botës që të lejojnë përdorimin e vaksinës së tyre tek moshat 12-15 vjeç./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rriten temperaturat/ Njihuni me parashikimin e motit për sot

Publikuar

-

Nga

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë gjatë paradites, ku më të dukshme paraqiten në zonat verilindore dhe Lindore duke sjellë shira afatshkurtër dhe të izoluar, sipas MeteoAlb.

 

Ndërsa pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke zhvendosur vranësirat përgjatë kufirit Lindor. Parashikohet që edhe nata të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët.

 

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe në mesditë, duke bërë që vlerat ekstremale ditore të luhaten nga 8°C mëngjesi  deri në 28°C mesdita. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4  ballë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat gjatë kësaj jave

Publikuar

-

Nga

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Me ardhjen e pranverës, kërkojmë t’i rikthehemi plazheve të bekuara të këtij vendi por ende moti nuk është i stabilizuar.

Kështu, masat e paqëndrueshme gjatë kësaj jave do të nxisin zhvillimet e vranësirave, të cilat kryesisht në zonën veriore të vendit, do të sjellin reshje të përkohshme shiu.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, ditën e enjte reshjet parashikohet të përfshijnë një pjesë të madhe të territorit.

Shiu dhe shtrëngatat në këtë periudhë të vitit bien në kohë të shkurtër dhe kanë tendencën të prekin lokalisht një territor.

LEXO EDHE:  “Garanti i shëndetit kushtetues është shembull katastrofik”/ Rama nuk kursehet me Metën

LEXO EDHE:  Situata e Covid në Kosovë/ OBSH: Shifra shqetësuese, po ballafaqohemi me një fazë të re

Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe të enjten do të kthejë nga veriperëndimi e vrullshme veçanërisht në brigjet detare, duke sjellë dhe forcim të dallgëzimit deri 4 ballë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Eksperti rrugor/ Tejkalimi shpejtësisë shkaku kryesor i aksidenteve, të shtrëngohen masat ndëshkimore

Publikuar

-

Nga

Eksperti rrugor: Tejkalimi shpejtësisë shkaku kryesor i aksidenteve, të shtrëngohen masat ndëshkimore

Aksidentet rrugore në vend kanë njohur rritje shqetësueseVetëm në 6 ditë, nga data 10 deri me 16 maj kemi pasur 43 ngjarje rrugore me 4 te vdekur 3 të plagosur rëndë.

Eksperti rrugor Arben Luzi tha për Euronews Albania se tejkalimi i shpejtësisë është nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Sipas tij, nisur nga ky fenomen nga ana e policisë duhet të merren masa ndëshkimore më të rrepa me pezullim të lejeve të drejtimit për persona që ecin me shpejtësi tej normale të lejuara duke u bërë burim aksidenti.

“Edukata në fushën e qarkullimit rrugor po bie, ndëshkimi duhet të jetë më i madh. Duhen pika kontrolli në ato që quhen njolla të errëta dhe të pezullohen lejet e drejtimit për ata që ecin me shpejtësi, që është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve.

LEXO EDHE:  “Garanti i shëndetit kushtetues është shembull katastrofik”/ Rama nuk kursehet me Metën

LEXO EDHE:  Vaksina e Oksfordit mund të ruhet në një frigorifer normal/ Publikohet edhe “çmimi i lirë” i saj

Eksperti rrugor u shpreh se prania fizike e patrullave të policisë në rrugë ka një ndikim pozitiv që i bën njerëzit më të ndërgjegjshëm për të shmangur shkeljet e normave të qarkullimit rrugor./euronews

LEXO TE PLOTE