LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
09:04 Politikë

Nasip Naço, në SPAK

Ish-ministri Nasip Naço është paraqitur mëngjesin e kësaj ...

PD synon 20 mandate në Tiranë/ Dashamir Shehi tregon vështirësitë që do hasin

10 Prill 2021, 16:47, Politikë CNA
PD synon 20 mandate në Tiranë/ Dashamir Shehi tregon

Kreu i LZHK Dashamir Shehi, i cili renditet i 13-i në listën e PD për qarkun e Tiranës ka folur për fushatën zgjedhore të cilën për shkak të pandemisë e ka zhvendosur online.

Shehi tregon se ka pasur një mbështetje të madhe ga qytetarët, të cilët kanë ngelur të pakënaqur nga qeveria aktuale, ndërsa ka shtuar se edhe opozita e cila kërkon të  vijë në pushtet duhet të ketë një plan konkret për qytetarët.

Në një intervistë për CNA.al, Shehi thekson se në komunikimet e ndryshme me qytetarët ka arritur të prekë disa tema që janë aktuale, duke nisur nga bujqësia e shëndetësia e deri tek administrata shtetërore dhe taskat.

?Unë kam nisur fushatën përmes Facebook, por duhet ta gjykojnë njerëzit se sip o ecën. Unë në fakt hera e parë që e provoj këtë edhe si duket kuriozitet. Unë bëj një komunikim norma, herë pas here me tema të ndryshme aktualiteti dhe tema specifike, ku kemi folur për bujqësinë, për administratën, për taksat, shëndetësinë. Jam munduar të flas për çdo gjë që shkruhet në ato programet për t?ia bërë të kuptueshme edhe një qytetari të mesëm, për të kuptuar se kush është prespektiva e ndryshimit, kush janë mundësitë reale apo ku kemi rrëshkitur gjatë këtyre viteve.

Ka ditë që ka shumë entuziazëm me mbi një mijë ndjekës, ka ditë që ka më pak 400-600. Do e vazhdoj këtë lloj eksperience deri në fund, kur të jetë dita e zgjedhjeve. Kjo lloj mënyre është përdorur edhe nën kushtet e pandemisë ku është ulur grumbullimi i njerëzve?, tha Shehi.

Kreu i LZHK foli edhe për synimin e PD për të marrë 20 mandate në Tiranë. Shehi tha për CNA.al se ky objektiv është i arritshëm, ndërsa përmendi edhe vështirësitë që do të hasin rrugës.

Sipas tij, PD dhe opozita do të kenë vështirësi në fshatrat përreth Tiranës për shkak se Bashkia ka nisur të shpërndajë në mënyrë korruptive fonde për tërmetin.

?Nuk mjafton vetëm keqqeverisja për tetë vite. Opozita duhet të ngrejë edhe një shpresë me propozime konkrete se çfarë do të bëhet më mirë. Se dakord që është bërë keq për tetë vjet, por duhet propozime, kush janë rrugët për disa gjëra ndryshe që janë të rëndësishme, sepse Shqipëria ka nevojë të ndryshojë gjithësesi.

Unë besoj se në 25 prill do arrihet objektivi i opozitës për të marrë 20 mandate në Tiranë. Ne kemi disa vështirësi nëpër fshatrat e Tiranës për ndërhyrjen abuzive të Bashkisë së Tiranës, ku në mënyrë korruptive u shpërndajë para për tërmetin, fusin njerëz kot në punë në administrata publike. E gjitha kjo bëhet për të fituar disa vota më tepër, sidomos në fshatrat përqark Tiranës.

Por unë them nuk është e mjaftueshme për ta ndaluar vrullin që ka ideja e ndryshimit. Ideja e ndryshimit ecën me dy këmbë: Një me pakënaqësinë ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij dhe tjetra është shpresa me një program zhvillimor pro Shqipërisë?, tha Dashamir Shehi për CNA.al.

Lajmet e fundit nga