Connect with Us

Një tjetër humbje në rradhët e uniformave blu/ Covid i merr jetën Kryekomisarit Bedri Dani

Aktualitet

Një tjetër humbje në rradhët e uniformave blu/ Covid i merr jetën Kryekomisarit Bedri Dani

Publikuar

-

Një tjetër humbje në rradhët e uniformave blu/ Covid i merr jetën Kryekomisarit Bedri Dani

Covid ka shënuar një tjetër humbje në rradhët e uniformave blu. Ditën e sotme është ndarë nga jeta Kryekomisari Bedri Dani, i cili ishte prekur nga virusi vdekjeprurrës dhe nuk ka mundur dot ta fitojë këtë betejë.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Policëve në Lirim, përmes një postimi në rrjetin social, ku i kanë shprehur ngushëllime familjes.

Me dhimbje morëm lajmin për largimin përfundimtar nga kjo jetë të kolegut tonë, Kryekomisar Bedri Dani, si pasojë e këtij virusi vdekjeprurës që ka mbërthyer një botë të tërë.

LEXO EDHE:  Vendi drejt një karantine të dytë?/ Fico: Nuk do ngurojmë të marim masa të tjera

Shprehim nderimet tona për gjithë kontributin e tij të vyer në shërbim të komunitetit dhe vendit në radhët e Policisë së Shtetit, në të gjitha nivelet deri në ato drejtuese.

I përcjellim ngushëllimet tona më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe gjithë kolegëve Oficer.

Le të lutemi që Kryekomisar Bedriu të prehet në paqe dhe të jetë e paharruar vepra dhe kontributi i tij”, thuhet në postim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Mero Baze sërish në shërbim të Lulit/ Deputetët braktisën Saliun

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Gazetari Mero Baze, duket e se ka të vështirë të shohë realitetin ashtu siç është. Baze kohët e fundit me anë të shkrimeve-analizë, është vendosur në shërbim të kreut të PD-së në detyrë, Lulzim Basha.

Sipas tij deputetët e PD në veri kanë braktisur Foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Deputetët e Partisë Demokratike në veriun e Shqipërisë kanë braktisur në shumicë foltoren e Sali Berishës. Ai nuk ka mundur të marrë dot asnjë deputet në foltoren e  tij në Kukës, Shkodër dhe sot në Dibër, ashtu siç nuk pritet të marrë në Lezhë, pasi shumice e tyre janë shprehur publikisht”, shkruan Baze, në gazetën “Tema”.

Këtë konstatim e bën, në një kohë që gjysma e grupit parlamentar të PD-së mos më shumë janë me Berishën dhe janë shfaqur në krah të tij, në qytetet ku ai ka qenë pa u ndarë në Veri apo Jug.

Sigurisht kanë munguar në takime dhe sekserët dhe kurtizanët e Lulit, ata që janë shpërndarë nëpër rrethe, duke përhapur informacione të rreme se nuk do të marrin viza amerikane nëse shkojnë në Foltore.

Të pranishëm kanë qenë deputetët, sei Flamur Noka, i cili ka qenë pothuajse në çdo qytet ku është mbajtur Foltorja, Isuf Çela, deputetët e Shkodrës të Kukësit, të Tropojës dhe jo vetëm.

LEXO EDHE:  Vaksina të modifikuara për variantet e COVID-it

LEXO EDHE:  Rritet sërish numri i viktimave nga Covid-19 në Itali/ 619 humbje jetësh në 24 orët e



Foltores i është bashkangjitur edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi. Janë të shumtë ata që e shoqërojnë Berishën kudo ku shkon, jo vetëm deputetë, por edhe të gjithë drejtuesit e strukturave të PD-së si nga qendra edhe në rrethe.

Në Dibër një ditë më parë, në Foltoren e Berishës u panë drejtuesit më me peshë të PD-së, në Dibër.

Ata ishin rrjeshtuar në krah të Berishës. Dhe të gjithë kët pjesëmarrje, Mero Baze e quan dështim, duke kërkuar të shpëtojë Lulin dhe të mjegullojë skandalet e tij.

Më tej në shkrim, Baze thotë, se në veri se duan Berishën po na dashkan edhe Lulzimin nga Gjakova, Hoti, Dibra e lloj lloj gënjeshtre, që së fundmi i ka dhënë jetë Luli.

Prej javësh Mero Baze është në shërbim të Luli Bashës si një leksion se me kë duhet të jenë demokratët me Meron apo me PD.

Me Meron ka ngelur Luli tani me PD do ngelen demokratët/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Si dhe sa keq e kopjon Basha, Ramën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ka një ngjashmëri të madhe mes akteve politike të Edi Ramës dhe rrugëtimit të tij, por edhe atyre që bën Lulzim Basha.

Kë një ngjashmëri në faktin sesi Luli përpiqet të interpretojë, pasi kopjon veprimet që ka bërë Rama, me shpresën se mund të fitojë pikë në opinionin publik.

Ka shumë detaje, që janë thuajse të njëjta, vetëm ndryshojnë në rezultat. Pasi Rama, rezultatet duket që i ka pasur më të mëdha dhe fakti që ka bërë një thyerje historike pasi në 30 vite demokraci, është kryeministri i parë me tre mandate. Ndërsa,  Lulzim Basha ka një thyerje tjetër historike që në 30 vite demokraci është për 12 vite në opozitë.

Le t’i shohim me radhë:

Edi Rama bëhet kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Luli zgjidhet kryetar i Bashkisë së Tiranës, mund Edi Ramën. Megjithëse në fakt 10 apo 11 vota para doli Rama, Luli zgjidhet kryetar bashkie, por nuk garon. E ngjashmja është që të dy kanë drejtuar Bashkinë e Tiranës.

Rama ka qënë vetëm një herë ministër, kurse Luli ka qënë tre herë. Këtu ia ka kalon Luli, Ramës. Këtu nuk ka as kopje sepse në fakt Ministria e Kulturës në kohën e Ramës tentoi të bënte disa akte, të cilat i përfundoi tani që u bë kryeministër. Ndërsa Luli ka bërë vetëm skandale, kur ka qënë në krye të detyrës.

Por, këto lloj krahasimesh po i lëmë pak mënjeanë, që të mos dukemi sikur po i bëjmë analizën apo renditjen e fakteve në favor të Edi Ramës. Gjithçka duam ta bëjmë në favor të Lulit.

E nisim së fundi.

Luli gjatë fushatës botoi një libër, “Misioni im”. Një libër që ngeli nuk dihet se ku. Ndoshta nuk bën as për letër higjenike, sepse cilësia ishte shumë e keqe. Vetëm kopertina, dhe ajo kopertinë e trashë e Lulit, ndoshta prishte pak punë. Por, gjithësesi në disa ambiente nevojtarësh, edhe mund të ishte e domosdoshme.

Rama humbi në 2011 dhe e bëri edhe ai një libër. Pra, Luli pas 10 vitesh bëri një libër si Rama.

Në 2005 kur Rama u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste shkoi me tezat “përtej së majtës dhe së djathtës”. Me këtë shkoi edhe në fushatën e 2009-ës. Atëherë me opozitë të përçarë, ku LSI-ja ishte një palë me vete dhe kjo i dha pushtetin Sali Berishës.

Kështu bëri dhe Lulzim Basha në 2021. Kandidoi me një opozitë të përçarë, LSI-në e la me vete dhe kjo e mbajti Ramën në pushtet.

Edi Rama nga kryetar i Bashkisë së Tiranës, u bë më pas kryetar i PS. Basha nga kryetar i bashkisë së Tiranës, iu dhurua karrigeja e kryetarit të PD-së.

Rama nuk njeh zgjedhjet e vitit 2009 për të ruajtur karrigen e kryetarit të PS-së. Lulzim Basha nuk njeh zgjedhjet e vitit 2017, për të ruajtur karrigen e kreut të PD-së. Të njëjtën gjë bën edhe në 2021.

Edi Rama tha heq çadrën vetem nëse hapen kutitë. Kutitë nuk u hapen kurrë. Basha tha nuk e heq cadrën po nuk iku Rama, Rama nuk iku kurrë. Përkundrazi, mori tre mandate qeverisëse.

Një detaj tjetër është fakti se Edi Rama “vrau” logon e PS, dhe doli në 2013 doli në fushatë me “Rilindjen”, ndërsa Lulzim Basha në 2017 reklamoi Republikën e tij të re, të cilën po e reklamon edhe sot si tezë.

Edi Rama doli hapur kundër anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, mbajti peng tre ligjet për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Lulzim Basha kundër integrimit të Shqipërisë në BE, hapur dhe me çdo aksion të tij politik.

LEXO EDHE:  Shifrat e fundit/ Mbi 3.4 milion të infektuar nga Covid-19 në botë, ja sa kanë humbur jetën

LEXO EDHE:  Shifrat e fundit/ Mbi 3.4 milion të infektuar nga Covid-19 në botë, ja sa kanë humbur jetën

Rama vinte kusht tre ligje, Luli vë kushte reforma, të cilat në fakt kanë qënë pjesë, por i ka braktisur rrugës. Siç është Reforma në Drejtësi, Reforma Territoriale, ku nuk është përfshirë, e të tjera si këto.

Një tjetër pikë ku ngjasojnë, është edhe sulmi ndaj medias. Rama e ka strategji të sulmojë mediat, i quan “kazan”, dhe tenton t’i bëjë ato të pabesueshme, që edhe kur të publikohen skandalet e tij, të mos kenë impaktin e duhur në opinion.

Të njëjtën tenton të bëjë edhe Lulzim Basha. Kujtojmë këtu së fundi sulmin ndaj Tv Klan, apo edhe atë ndaj Euronews.

Edi Rama sulmon oligarkët. Edhe Lulzim Basha gjithashtu.

Edi Rama kur ishte në Opozitë, deklaronte “Nuk ka zgjedhje me Saliun”, ndërsa Lulzim Basha “Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën”.



Të dy si Rama dhe Basha nuk pranojnë humbjet, dhe tentojnë të ngrenë alibi.

Rama heq “senatorët” nga lista e deputetëve të PS-së në 2009 dhe 2013, Basha heq “senatorët” në 2017.

Rama bëri aleancë me “tradhëtarët” e Fatos Nanos, Basha në krah të djathtë mban njerëz si Genc Pollo, “armiqtë” e dikurshëm të Sali Berishës.

Edi Rama mori Partinë Socialiste, duke “vrarë” Fatos Nanon. Ndërsa së fundi Lulzim Basha “vrau” Sali Berishën, “babain” e tij politik.

Por, ndryshe nga Basha, Rama e “vrau” ngadalë Fatos Nanon, rriti partinë dhe e solli në pushtet. Ndërsa Basha duket se po “vret” edhe Partinë Demokratike.

Në rrugëtimin e tij, Edi Rama thuajse kopjohet 100% nga Lulzim Basha. Përfshirë këtu ndryshimet në parti, listat, përjashtimet, dhe çdo gjë tjetër që Luli bën sot thuajse janë një kopje e keqe e asaj që ka kryer Edi Rama.

Edi Rama edhe nëse i ka bërë keq, tashmë është i justifikuar se për tre mandate po bëhet kryeministër.

Ndërsa Luli, edhe Republikën e re, edhe librin, edhe daljen në zgjedhje i përçarë, edhe humbjet i ka totalisht një katastrofë dhe sot PD-ja rrezikon ekzistencën e saj për shkak të Lulzim Bashës.

Në fakt ka shumë raste, kur duket qartë se Lulzim Basha e kopjon keq, Edi Ramën, por ne po përmendim vetëm disa.

Po të bësh një vëzhgim të thjeshtë, duket se Luli siç e theksuam më lart kopjon, por ose është kopjac i keq ose rezultatet i dalin ndryshe, pas i ka në një forcë tjetër politike dhe ato veprime ndoshta i shkojnë për shtat socialistëve dhe jo demokratëve.

Në finale, Luli do të bëhet i ngjashëm me Edi Ramën edhe për qëndrimet në protesta, edhe për tërheqjen nga to.

Një njeri që e ndjek politikën e kupton se janë thuajse 100% të ngjashëm, vetëm se Lulzim Basha nuk ka mundur dot të ketë rezultatet e duhura.

Tani i ka ngelur vetëm edhe diçka t’i kopjojë. Të bëjë zhgarravina. Të fillojë të lyejë me bojë apo të ketë fantazi për t’u bërë piktor. Ose mund të tentojë të bëhet skulptor, një gradë më lart se Edi Rama. Sepse kështu ndoshta mund të kapë rezultatet e pritshme.

Por, që Luli kopjon keqazi, rezultatet i ka zhgënjyese, kjo tashmë është e provuar në këto tetë vite. Dhe sa kohë do të qëndrojë për të kopjuar Edi Ramën, këtë do ta shohim në vijim./CNA.al

Pse është “çmendur” Lulzim Basha dhe ka filluar luftën me mediat?!

Fakt/ Pse Basha është si Rama

“Sudja ka prerë flokët, ka lënë mjekër”/ Basha kopjon Ramën

Takimi me bazën/ Basha kopjon Ramën

Shënim/ Lulzim Basha kopjon Edi Ramën

“Vëllezërit siamezë”/ 21 fakte, si Lulzim Basha kopjon Edi Ramën

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ndërron jetë kreu i grupit kriminal në Lazarat, Gate Mahmutaj

Publikuar

-

Nga

cna lajm aktualitet

Ka ndëruar jetë Gate Mahmuatj, i cilësuar si kreu i grupit kriminal në Lazarat nga një sëmundje e rëndë.

Mësohet se ai ishtë dërguar në shtëpi 3 ditë më parë për shkak të gjëndjes së rënduar.



Kujtojmë se ai ishte dënuar me 18 vite burg për përfshirjen në sulmin ndaj policisë gjatë një operacioni në Lazarat në datën 17. 05. 2000 në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur kthesa e Lazaratit.

LEXO EDHE:  Konfirmohet rasti i parë i mutacionit britanik të COVID-19 në shtetin fqinj

LEXO EDHE:  Shifrat e fundit/ Rreth 2 milion të infektuar me Covid-19 në botë, ja sa kanë humbur jetën

Ai qëlloi më armë zjarri tip kallashnikov në drejtim të automjetit të grupit të gatshëm të policisë të cilët patrullonin aksin e sipër përmendur. /CNA.al

LEXO TE PLOTE