Connect with Us

Ndahet nga jeta kreu i shoqatës “Çamëria”/PDIU: Humbëm një patriot të madh

Sociale

Ndahet nga jeta kreu i shoqatës “Çamëria”/PDIU: Humbëm një patriot të madh

Publikuar

-

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Hektor Sejko.

Mësohet se Sejko ka ndërruar jetë teksa ndodhej në terapi post-COVID, pasi kishte kaluar virusin e rrezikshëm nga i cili ishte infektuar disa javë më parë.

Në një reagim për mediat, PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” theksojnë se ndarja nga jeta e Hektor Sejkos ka hidhëruar të gjithë përfaqësuesit e komunitetit çam dhe jo vetëm.

LEXO EDHE:  Brataj: Jemi larg imunizimit, skenari më optimist pas 14 muajsh

“Përtej trishtimit që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të Hektor Sejkos, kryetarit të Shoqatës Patriotike “Çamëria” na ka hidhëruar thellësisht. Ne humbëm sot një patriot të madh, një burrë fisnik dhe një mik të çmuar që nuk rreshti së punuari për amanetin e Çamërisë”, thuhet në mesazhin e PDIU dhe Shoqatës Patriotike “Çamëria”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Publikuar

-

Nga

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, moti do të jetë i kthjellët me vranësira fare të pakta kalimtare në të gjithë territorin.

Pas orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes vranësirat vijnë përsëri në shtim mesatare deri të dendura.

Në orët e vona të mbrëmjes këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta, kryesisht në zonën e veriut dhe atë të qendrës.

LEXO EDHE:  Brataj: Jemi larg imunizimit, skenari më optimist pas 14 muajsh

LEXO EDHE:  “Zhgarravinat nuk janë më të besueshme”/ Erion Dasho publikon grafikun: Duhen metoda inteligjente hetimi epidemologjik

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje 1-8m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 9°C deri në 25°C

zonat e ulëta 9°C deri në 28°C

zonat bregdetare 12°C deri në 26°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Strategjia 5-vjeçare e Arsimit do t’i kushtojë qeverisë 415 milionë euro

Publikuar

-

Nga

Një strategji 5-veçare për Arsimin (2021-2026) që detajon edhe programet dhe orientimet që do të ketë kjo fushë në vazhdim pritet që t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 415 milionë euro nëse materializohet.

Varianti i parë i saj është përmbyllur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e cila e ka nxjerrë dokumentin për konsultim. Sipas këtij varianti nga kostoja totale për zbatimin e Strategjisë që është 51.54 miliardë lekë, 36.23 miliardë (70.3%) janë parashikuar për Arsimin Parauniversitar (Qëllimi i politikës A), 135.04 milionë (0.3%) për Menaxhimin e Sistemit të Arsimit dhe 15.17 miliardë (29.8%) për Arsimin e Lartë.

Por cilat janë objektivat për arsimin parauniversitar që merr edhe shumicën e vëmendjes. Dokumenti përcakton të paktën katër të tilla ku i pari është që të sigurohet përfshirja e plotë në klasën përgatitore dhe në arsimin e detyrueshëm, si dhe rritet aksesi në arsimin parashkollor dhe të mesëm të lartë, nëpërmjet krijimit të kushteve të përshtatshme infrastrukturore dhe mjediseve shkollore miqësore. Së dyti krijimi i mundësive për formimin cilësor të mësuesve dhe përmirësimi i sistemit të karrierës që i inkurajon ata të zhvillojnë nivele më të larta të aftësive për mësimdhënie.

Së treti zbatimi i plotë i kurrikulës së bazuar në kompetenca nëpërmjet mësimdhënies efektive dhe shfrytëzimit të burimeve të cilësisë së lartë. Së katërti zhvillimi i kompetencës digjitale nëpërmjet shfrytëzimit më të mirë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për mësimdhënie dhe të mësuarit.

Sa i takon politikës së dytë që është menaxhimi dhe sigurimi i cilësisë parashtrohen dy objektiva ku së pari rritja e performancës së shkollës nëpërmjet drejtimit dhe menaxhimit profesional dhe të përgjegjshëm dhe sigurimit të cilësisë. Së dyti garantimi i performancës së sistemit të arsimit nëpërmjet ndërtimit të një kornize gjithëpërfshirëse të vlerësimit dhe kapaciteteve për zbatimin e saj.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Paralajmëron OBSH: Më e keqja s’ka ardhur ende

LEXO EDHE:  Florjan Binaj për mbylljen e jetës së natës/ Është studim i Universitetit të Surrelington

Për arsimin e lartë janë parashikuar të paktën shtatë objektiva duke nisur nga rritja e cilësisë së arsimit të lartë nëpërmjet riorganizimit të programeve të studimit, modernizimit të infrastrukturës akademike dhe aplikimit të standardeve të larta të vlerësimit institucional dhe të programeve të studimit. Më pas vijohet me nxitjen e përsosmërisë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, ndërlidhja më e mirë e arsimit të lartë me tregun e punës si dhe sigurimi i integritetit akademik, transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e arsimit të lartë.

Ndër të tjera përfshihet edhe përmirësimi i statusit socio-ekonomik të studentëve nëpërmjet ofrimit të shërbimeve cilësore dhe formave të ndryshme të ndihmës financiare apo ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë në Shqipëri dhe integrimi në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA). Në fund edhe avancimi i infrastrukturës së TIK-ut dhe i shërbimeve digjitale për IAL-të publike./ N.Maho-Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rriten temperaturat/ Njihuni me parashikimin e motit për sot

Publikuar

-

Nga

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë gjatë paradites, ku më të dukshme paraqiten në zonat verilindore dhe Lindore duke sjellë shira afatshkurtër dhe të izoluar, sipas MeteoAlb.

 

Ndërsa pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke zhvendosur vranësirat përgjatë kufirit Lindor. Parashikohet që edhe nata të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët.

 

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe në mesditë, duke bërë që vlerat ekstremale ditore të luhaten nga 8°C mëngjesi  deri në 28°C mesdita. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4  ballë.

LEXO TE PLOTE