Connect with Us

Meta letër institucioneve shtetërore dhe ambasadorëve/ Merrni masa për zgjedhjet!

Politikë

Meta letër institucioneve shtetërore dhe ambasadorëve/ Merrni masa për zgjedhjet!

Publikuar

-

30 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA/  Meta: Ngjarje historike

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër institucioneve shtetërore dhe ambasadorëve mbi nevojën e marrjes së masave të shtuara organizative në ushtrimin e detyrave funksionale, zbatimin me përgjegjshmëri të legjislacionit në fuqi, si dhe rritjen e vigjilencës përgjatë periudhës para dhe pas zgjedhore.

Në shkresën e tij, Meta thekson se “kjo periudhë specifike mund të paraqes nivel të lartë të rriskut, për shfaqjen e veprimeve dhe/apo mosveprime të kundraligjshme, apo konstatimit të fenomeneve negative, e që padyshim kërkojnë trajtimin dhe referimin e tyre, sipas dispozitave ligjore respektive mbi sanksionet administrative apo penal”.

Letra e Presidentit Meta:

Të nderuar drejtues të institucioneve shtetërore,

Ashtu sikurse jeni në dijeni, vendi ynë aktualisht gjendet në periudhë zgjedhore, për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë më 25 prill 2021.

Në përmbushje të rolit dhe misionit të tij kushtetues, për mbrojtjen e parimeve, dhe të drejtave themelore të njeriut, të njohura nga Kushtetuta, si dhe me qëllim garantimin e mirëfunksionimit të të gjithë aparatit shtetëror në tërësi, Presidenti i Republikës, në ushtrim të kompentencave kushtetuese është angazhuar maksimalisht për të ndjekur edhe me më shumë vëmendje dhe për tu informuar, mbi funksionimin e institucioneve shtetërore, përgjatë periudhës së fushatës zgjedhore, situatën para dhe paszgjedhore në tërësi, deri në daljen e rezultatit përfundimtar zyrtar të zgjedhjeve dhe fillimit të ushtrimit të mandatit prej Kuvendit të ri.

Në funksion të realizimit të një procesi zgjedhor të qetë dhe sipas standarteve europiane; për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut; dhe për të frenuar e denoncuar çdo fenomen negativ që mund të shfaqet përgjatë gjithë kësaj periudhe, Presidenti i Republikës, do të ketë vëmendjen maksimale për të monitoruar veprimtarinë e administratës shtetërore, situatën zgjedhore në tërësi, për të evidentuar apo frenuar çdo veprim apo mosveprim të kundraligjshëm, që reflekton hapur përpjekje për të ushtruar trysni politike, apo që synon të cenojë votën e lirë të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë këtu edhe vëmendjen e shtuar ndaj të gjithë fenomeneve që mund të reflektojnë shpërdorim të ushtrimit të funksionit shtetëror.

Në të kaluarën, në periudhat para dhe pas zgjedhore, dhe kryesisht përgjatë periudhës tranzitore që përkon nga momenti i zhvillimit të zgjedhjeve e daljes së rezultatit paraprak deri në fillimin e funksionimit të Kuvendit të ri, në veprimtarinë shtetërore në tërësi, janë konstatuar fenomene negative të natyrave të ndryshme, ku më së shumti, e për fat të keq, është vërejtur një apati e funksionimit në administratën publike e shtetërore, e cila nuk ka reflektuar një efiçiencë të plotë.

Në disa raste janë evidentuar veprime të qarta të shpërdorimit të funksionit publik, duke vendosur në rrezik zbatimin e legjislacionit në fuqi, me pasojë cenimin e interesave të shtetit, shkeljen e lirive e të drejtave të njeriut, por dhe uljen e cilësisë së shërbimeve të ofruara ndaj qytetarëve.

Veçanërisht në institucionet që ju drejtoni, kjo periudhë specifike mund të paraqes nivel të lartë të rriskut, për shfaqjen e veprimeve dhe/apo mosveprime të kundraligjshme, apo konstatimit të fenomeneve negative, e që padyshim kërkojnë trajtimin dhe referimin e tyre, sipas dispozitave ligjore respektive mbi sanksionet administrative apo penale.

Duke qenë se institucionet tuaja janë të lidhura drejtpërdrejtë me sigurimin dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit, interesat fiskalë, respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, garantimin e rendit dhe qetësisë publike, administrimin dhe ruajtjen e resurseve e pronës publike dhe interesave të shtetit në tërësi, etj, që kanë ndikim direkt edhe në mbrojtjen e sigurisë kombëtare në Republikën e Shqipërisë, si President i Republikës, tërheq vëmendjen tuaj dhe kërkoj rritjen e përgjegjshmërisë në mënyrë të posaçme përgjatë kësaj periudhe, me qëllim që jo vetëm të zbatohet rigorozisht legjislacioni në fuqi, por të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për mbikqyrjen, identifikimin dhe raportimin pranë institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese të orientimeve, shtrëngimeve, veprimeve apo vendimmarrjeve që janë në kundërshtim të hapur me ligjin, të kujtdo punonjësi, funksionari, individi, apo subjekti fizik apo juridik privat.

Përsa më sipër, kërkoj nga ana juaj si drejtues, që përmbushja e detyrave funksionale prej strukturave në institucionet tuaja, t’i nënshtrohet një vëmendjeje të shtuar, në drejtim të verifikimit të përditshëm të zbatimit të ligjit për vendimmarrjet sipas fushës së veprimtarisë, ashtu edhe monitorimit dhe mbikëqyrjes së vazhduar, me qëllim garantimin e funksionimit normal të të gjithë aparatit shtetëror.

Edhe një herë më duhet t’ju theksoj që, funksioni shtetëror nga ana juaj duhet të ushtrohet me integritet dhe përgjegjshmëri të lartë, ashtu sikundër ju shpreh mbështetjen time që, për çdo veprim/mosveprim që përbën shkelje të ligjit, të ndërmerren nga ana juaj të gjitha masat e duhura për respektimin e kuadrit ligjor në fuqi, e për të vënë para përgjegjësisë individuale administrative apo penale, çdo shkelës të ligjit./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Si u sabotua identifikimi biometrik nga PD në KQZ

Publikuar

-

Nga

Juristi i PD në KQZ nxjerr dokumentet/ Tre provat që nxjerrin 100 parregullsi në zgjedhje

Dita e votimit filloi me një ngjarje që u bë lajm e u njoftua në mbrëmjen e një dite më parë.

Presidenti Ilir Metaj, njoftoi që do të shkonte të votonte në orën 07.00, të mëngjesit të datës 25 Prill.

E zgjedhur me qëllimin e vetëm të njoftimit dhe mobilizimit të mbështetësve, askush nuk vuri re që Presidenti i Republikës ka votuar sipas stilit klasik, pa u identifikuar nga pajisja e identifikimit biometrik.

Pajisjet e identifikimit biometrik në këto zgjedhje u konsideruan si kali i betejës së PD.

Sigurisht që PD e Luli Bashës nuk ka kuaj të lirë.

Sistemi i dentifikimit biometrik sipas informacioneve të marra nga mediat, duhet të ketë kushtuar rreth 18 milion euro.

Një çmim i denjë ky për opozitën e Lulzim Bashës.

Me sebepin e sistemit të identifikimit biometrik, PD gjatë negociatave për Kodin Zgjedhor, habiti gjithë dynjanë kur paraqiti si amendamente të draftit të Kodit Zgjedhor, disa dispozita të cilave ju mungonte vetëm emri i kompanisë që duhet të fitonte tenderin.

Kali i betejave për Kodin, për dy ditë rresht në Komisionin bipartizan u zëvendësua me kalin për tenderin.

Nuk është çudi që Rama i pranoi Lulzim Bashës çdo kërkesë që lidhej me administrimin e 18 milionë eurove.

Për qëllimin e vënies në punë të sistemit, u shtua në Kodin Zgjedhor funksioni i zëvendëskomisionerit shtetëror të zgjedhjeve.

                          Lealba Pelinku

Ky post më pas në pazarin e emërimeve në KQZ-në e re, ju dha Lealba Pelinkut.

Kodi ka përcaktuar qartë funksionin e zëvendëskomisionerit si funksion i lidhur me vënien në funksionim te sistemit të identifikimit biometrik.

Pasi, Lealba Pelinku mori detyrën, i takonte Komisionit Rregullator të KQZ që të miratonte detajet e tenderit. Dhe Komisioni Rregullator nuk miratonte dot asgjë pa votën e Helga Vukajt, zonjës      tjetër të PD.

Kriteret për pajisjen janë të fiksuara nga Komisioni Rregullator.

Kontrata e lidhur me kompaninë “fituese” është rezultat i negociimit të zonjës Pelinku, si njeriu që mbart funksionin dhe përgjegjësinë për këtë proces.

Por çfarë ndodhi në orën 7 të datës 25 Prill?

Pse, Presidenti i Republikës as që e konsideroi dhe as nuk u kujtua fare për të kërkuar që të “ngjyente” gishtin në pajisjen identifikuese të qendrës së vet, të votimit dhe të inaguronte pajisjen e asaj qendre si votuesi i parë i asaj dite?!

Kontrata e lidhur me kompaninë në mënyrë të çuditshme i konsideroi pajisjet si material zgjedhor.

Si të tilla ato dërgohen në qendrat e votimit, jo më herët se 48 orë nga ora 7, kur Presidenti i Republikës njoftoi kamerat që të dilnin ta prisnin tek qendra e votimit.

Kontrata e lidhur me kompaninë shkarkon kompaninë nga përgjegjësia e operimit të pajisjeve në këto zgjedhje, që do të shënonin edhe operimin e tyre për herë të parë.

Zonja Pelinku pranoi me kontratë që operatorët që do të operonin pajisjet për herë të parë, të ishin persona të kontraktuar nga KQZ.

Me pak fjalë, kompania përpara datës 25 Prill ka marrë pagesën dhe ka ikur në punë të vet.

Çdo përgjegjësi për operimin e pajisjeve gjatë ditës së votimit i ka kaluar zëvendëskomisioneres së PD.

Siç pritej problemet me pajisjet filluan të shfaqeshin 24 orë përpara, orës 7 të datës 25 Prill.

24 orë përpara, një numër i madh operatorësh të trajnuar online për jo më shumë se 2-3 orë, nga zonja Pelingu (pra nën përgjegjësinë e saj)  ndjenë peshën e problamatikave të pritshme dhe u tërhoqën nga kontrata.

LEXO EDHE:  Ktheu në Kuvend ligjin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese/ Meta jep argumentet

LEXO EDHE:  Ktheu në Kuvend ligjin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese/ Meta jep argumentet

Pajisjet ishin marrë në dorëzim dhe operimi i tyre i ishte lënë orës 7 të datës 25 Prill.

Testimi i tyre nuk u bë asnjëherë. Në raste si këto, duhet që të paktën 3% e pajisjeve, të testohen të instaluara atje, ku ato do të vihen në punë. Tek qendrat e votimit.

Por kjo nuk ishte e mundur.

Klasifikimi si “material zgjedhor” ndalonte hapjen e tyre përpara orës (që e bëri historike njoftimin për votimin presidencial) 7 të datës 25 Prill.

Qendrat e votimit nuk hapeshin dot 30 minuta apo 1 orë përpara, sepse Kodi ka shpjeguar qartë se si bëhet kjo.

Udhëzimi i Komisionerit, midis kaosit, shpjegonte edhe kushte të pezullimit të votimit për jo më shumë se 2 orë në rastet kur pajisja nuk funksiononte.

Përtej çudisë që mbarte ky kusht absurd,  konsideruar që gjithë votimi zgjat vetëm 12 orë,  problemi u kap shpejt nga kandiatët dhe persona të tjerë të interesuar për procesin.

Si pasojë, udhëzimi u modifikua vetëm 9 orë përpara orës 7 të datës 25 Prill dhe komisionet e qendrave te votimit u udhëzuan të vazhdonin votimin me regjistër, nëse pajisjet nuk viheshin dot në punë ose bllokoheshin.

Si pasojë, sot jemi të sigurtë, që ka qenë objektivisht e pamundur që pajisjet të vihen në punë në ora 7 të mëngjesit kur hapeshin qendrat e votimit.

Problematikat e tenderimit, kontraktimit dhe administrimit të procesit sollën si pasojë që në shumë qendra votimi (rreth 180), pajisja e identifikimit nuk u vu fare në punë.

Atje ku pajisja u arrit të vihej në punë, operatorët masivisht në gjithë Shqipërinë, si pjesë e procedurës së vënies në punë (brenda orarit të çeljes zyrtare të procesit të votimit), kanë instaluar dhe kolauduar pajisjet duke perdorur gishtin e tyre si “pajisje” instalimi dhe kolaudimi.

Më tej, sa herë që pajisjet janë bllokuar gjatë procesit të votimit, gishtat e operatorëve kanë shërbyer si zhbllokues të pajisjeve. Sigurisht duke lënë gjurmën e gishtit të tyre (shumë herë), gjatë kohëzgjatjes zyrtare të procesit të votimit.

Ndaj, nuk ka asnjë çudi që në qendra të caktuara votimi, nga statistikat duket sikur 12 persona kanë “votuar” për 70 të tjerë.

Ajo që bën çudi është, se pse zonja Pelingu nuk shpjegon jo vetëm mënyrën si u tenderua, kushtet e vendosura në kontratën e operimit, problematikat e identifikuara ndërkohë dhe logjikën e atyre shifrave që janë hedhur në tregun politik opozitar.

Sigurisht i takon përfaqësues tjetër të PD, në Komisionin Rregullator që të sqarojë se përse 18 milionë euro nuk mjaftonin që pajisjet të mund të zgjidheshin të tilla  që të transmetonin në kohë reale numrin e pjesëmarrjes në procesin e votimit.

Kështu do ishte evituar jo vetëm një pjesë e debatit të sotëm, por edhe kaosi i shifrave fake të pjesëmarrjes që u përcollën nga KQZ në ditën e votimit.

Fryrja fiktive e atyre shifrave dhe përzgjedhja e palogjikshme e shifrave krahasimore me ditë votimi të zgjedhjeve të kaluara, nuk do ishtë e mundur nëse pajisja e kontraktuar nga zonja Pelingu do të kishte funksionuar, siç duhej në orën 7 të datës 25 Prill.

Për ironi, zonja Pelingu dikur ka mbajtur detyrën e shefes së departamentit antikorrupsion të PD.

18 milionë eurot dhe përdorimi pa efektivitet i tyre në këto zgjedhje, janë specialitet i zonjës Pelingu.

Ato 18 milionë euro kësaj radhe nuk shërbyen dot, as që Presidenti i Republikës të shijonte risinë e teknologjisë. Dhe ky është dëm kolatetal që tejkalon shifrën 18 mil euro./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pretendime për blerje votash/ ISP thirrje prokurorisë

Publikuar

-

Nga

Pretendime për blerje votash/ ISP thirrje prokurorisë

Raporti paraprak i misionit të ODIHR, raporte të shoqërisë civile dhe raportime të medias kanë nxjerrë në pah pretendime të shumta për blerje votash, financim informal të fushatës apo përfitime të kundërligjshme të kandidatëve & subjekteve të ndryshme.

Zgjidhja? KQZ dhe Prokuroria duhet të hetojnë në mënyrë shteruese të gjitha rastet e raportimeve për shkelje të ligjit, si dhe kryetarët e partive politike të reflektojnë për të mbajtur premtimin, duke u distancuar nga çdo praktikë që bie ndesh me deklarimin solemn të mësipërm të ndjekur nga mbështetësit apo përfaqësuesit e tyre politikë.

Instituti i Studimeve Politike po zbaton projektin “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i cili mbështetet financiarisht nga NED National Endowment for Democracy./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD tregon gabimet që sollën humbjen”/ Më 13 qershor s’ka surpriza

Publikuar

-

Nga

“Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD tregon gabimet që sollën humbjen”/ Më 13 qershor s’ka surpriza

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ardian Isufi, ka folur sot për zgjedhjet e 25 prillit dhe zgjedhjet e 13 qershorit për kryetarin e ri të PD.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në Neës24, Isufi tregoi arsyet, që sipas tij, çuan në humbjen e PD në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas tij, vjedhja e votave është vetëm gjysma e së vërtetës, ndërsa gjysma tjetër duhet kërkuar pikërisht brenda vetë PD-së dhe mënyrës si e bëri fushatën.

Gjithashtu ai tha se dorëheqja e Bashës nga kryetar i PD nuk do ta forconte atë, përkundrazi do të ishte një akt pozitiv, ndërsa shtoi se në të vërtetë më 13 qershor nuk pret surpriza.

“Sot jemi në një pikë ku maturia dhe mençuria duhet të jenë të mëdha, sepse PD po kalon një moment të rëndësishëm se ku do të shkojë. Humbja nxori në pah shumë elementë, që duhet të ridimensionohen. Unë jam për një PD të reformuar, duhet patjetër të kemi një PD me “fytyra të reja”, sepse dashur pa dashur një parti e mbulon mediokritet dhe vjen koha e duhet të hapet. Jo vetëm për kryetarin, por duhet parë në gjithë spektrin e saj. Nuk mund të fajësojmë vetëm Bashën për humbjen, edhe pse është njeriu qendror që i dha pamje fushatës, por mendoj që ka të bëjë e gjithë struktura. Basha ka qenë njeriu qendror, por këshilltarët, konsulentët, ata që u morën në gjithë strukturën e partisë, kanë gjërat e tyre, që nuk kanë funksionuar. Edhe në terren besoj puna ka qenë relativisht jo shumë e mirë. Gjysma e së vërtetës është se janë vjedhur votat, por gjysma tjetër është se ne duhet të merremi me veten, brenda partisë. Fatkeqësisht PD u konceptua si një parti e vjetër, për mënyrën si u organizua fushata, si jepeshin mesazhet. Një pjesë e konsiderueshme e elektoratit gri, ku ne duhet të kishim një fokus më të madh, duhet patjetër të kishim një taktikë tjetër, strategji tjetër, për t’i ofruar. Duhet t’iu ofroheshim dhe qaseshim njerëzve me premtime reale, që ata i shqetësojnë, se me premtime që futeshin në agjenda aritmetike. Psh. thuajse të gjitha premtimet lidheshin me buxhetin e shtetit dhe kur krijohej një shumatore, nuk dilnin paratë. Të themi të vërtetën shqiptarët janë më shumë pragmatistë, nuk ecin më me ideale si në vitet ‘90. Të gjitha këto kundërshtari i kuptoi më mirë se ne, edhe pse ishte më poshtë. Kauza e PD ishte e mirë, por instrumentet që përdori jo”, u shpreh Ardian Isufi.

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Myftaraj/ Mesimi amerikan: vota prej skllavi sjell lufte civile

LEXO EDHE:  Trump i pakënaqur me rezultatet e zgjedhjeve/ Dëmi është bërë në integritetin e sistemit tonë!

I pyetur nëse pret surpriza në 13 qershor, ai tha se “Nuk mendoj se do të ketë ndonjë surprizë. Gjithsesi, kam një qasje optimiste. Qasja e re më bën optimist që me këtë diskutim PD po bën një gjë shumë të mirë. Nuk është një diskutim vetëm për kryetarin, por është në shtrirje horizontale, deri tek elementi më i thjeshtë.”.

LEXO TE PLOTE