Connect with Us

Meta i përgjigjet Ramës për Vlorën/ Tregon shqetësimin e kryeministrit dhe të “tërmetit”

Politikë

Meta i përgjigjet Ramës për Vlorën/ Tregon shqetësimin e kryeministrit dhe të “tërmetit”

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratës të kryeministrit Edi Rama i cili tha me herët se Meta është  kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë.

Në një prononcim për mediat, Meta u shpreh se Rama është i shqetësuar pasi ai po bën gjithçka për zgjedhje të lira.

“Rama është i shqetësuar se unë po bëj gjithçka për zgjedhje të lira. Gjiknuri është vënë nga Rama në Vlorë që të shpikë për mua. Të jetë i qetë Rama e “tërmeti” sepse deri në 26 prill do të jem në Vlorë. Ai nuk e di që dekrete vetëm Presidenti nxjerr. Kur sulmohet rendi kushtetuese i gjithë populli bëhet ushtar, dhe Presidenti është ushtari i parë dhe merr gjithë përgjegjësitë para të gjithë popullit ushtar. Ta ketë të qartë se ai është mësuar të korruptojë burra që turpërojnë edhe fjalën prostitutë. Por duhet ta dijnë që më 25 prill do ta marrin përgjigjen nga vajzat dhe nënat e gjithë Shqipërisë që nuk duan të jetojnë në shtëpitë e zbrazura nga të rinjtë që kanë ikur. Fajin e ka Edi Rama që i shërben mafias ndërkombëtare”, u shpreh Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Humbi zgjedhjet/ Habit Basha: Jemi me të fortë

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar me turin e tij të humbjes në qytetin e Elbasanit dhe shprehet se pavarësisht humbjes në zgjedhjet e 25 prillit mbështetësit e tij duhet ta mbajnë kokën lart.

Ai shton se 680 mijë shqiptarë besuan se lufta nuk po bëhej për ndryshim e fateve të tyre dhe jo për karrige.

“Edhe në këto kushte ju ja dolët duke pasur përballe këtë qeveri që punoi nga minuat e parë  në të fundit që të tjetërsojë votën tuaj. Duke pasur përballë bandit e krimit ju ja dolët që të mos e lejonit tjetërsimin e votave siç ishte planifikuar.

Kokat duhet ti kemi lart. Nuk jemi tkurrur por jemi më të fortë dhe më të vendosur se kurrë.  680 mijë shqiptarë besuan se beteja nuk bëhej për karriget tona por për ndryshimin e fateve të tyre.”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Masakra elektorale/ Basha tregon arsyen pse nuk e pranon ftesën e Ramës

Publikuar

-

Nga

‘Nuk duam ti lexojmë marrëzitë e tij’/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ‘braktisin’ Bashën

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar me turin e tij të humbjes në qytetin e Elbasanit. Basha i është përgjigjur pyetje  se përse nuk pranon një bashkëpunim me Kryeministrin Edi Rama.

Ai shprehet, se politika dhe krimi nuk mund të jenë kurrë në paqe, por në luftë me njëra tjetrën.

Masakra elektorale dhe vjedhja me e madhe në 30 vite. Kryepolici i Edi Ramës mori bandat për të blerë votat.

Ata që nuk e kuptojnë ende masakrën elektorale ju them ejani në Elbasan. Bandat kanë vënë poshtë institucionet.

Ata që pyesin pse nuk bashkëpunon me Edi Ramën ju them ejani dhe shikoni si janë bërë njësh krimi dhe pushteti. Krimi dhe politika nuk mund të jen në paqe me njëra-tjetrën po në luftë me njëra-tjetrën“, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Eliminohen radhët e gjata”/ Rama publikon videon nga Drejtoria e Transportit Rrugor

Publikuar

-

Nga

Humbja e LSI në zgjedhje/ Rama: Nuk është më faktor

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video ku tregon se si janë transformuar zyrat e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier dhe Lushnje. Rama shprehet se këto zyra ofrojnë rreth 197,000 shërbime në vit duke shmangur radhët e gjata.

“Ja si janë transformuar zyrat e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier dhe Lushnje, të cilat ofrojnë rreth 197,000 shërbime në vit, duke eliminuar radhët e gjata dhe shërbyer me shpejtësi e transparence”, shkruan Rama./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE