LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“LSI e kthen PD-në nga lopë në lepur të lodhur”/ Rama tallet me Metën

10 Prill 2021, 15:09, Politikë CNA
“LSI e kthen PD-në nga lopë në lepur të lodhur”/

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në qytetin e Vlorës për të mbajtur fushatën e radhën. Në fjalën e tij dhe mes premtimeve të tjera për këtë qytet Rama ironizon presidentin Ilir Meta. ?Ai vjen vërdallë natën se ditën shpërndan dekorata?, u shpreh Rama duke e cilësuar se është kthyer qesharak.

?Iliri ka shpallur kandidaturën që të shpëtojë Vlorën. Dhe e dinë mirë demokratët çfarë ndodh kur vjen LSI ti shpëtojë ata. I vjel ja u bën cicat e lopës cop dhe përfundon PD nga lop në lepur. Në lepër të lodhur. Ai vjen vërdallë natën se ditën shpërndan dekorata, mua më thanë se do ju jepte disa dekorata parukiereve këtu në Vlorë. Ai është bërë qesharak s?kemi çfarë ti bëjmë.  I njëjti që i jep dekoratë një masaxhatori i jep dekoratë dhe një heroi të popullit, e pa dëgjuar më parë.  Po qëndroj me Leskon ky edhe nja dhjetë ditë do dekoroj Ismail Qemalin. Dhe pastaj siç janë do nisen të dekorojnë Skënderbeun se këtë nuk e dekorojnë dot pa qenë Saliu atje?, u shpreh Rama.

Kryeministri fajësoi përseri presidentin për kaosin e ndodhur disa ditë më parë në aeroportin e Tiranës dhe kreun e PD-së e cilësoi si ?kukull? që e udhëheq Sali Berisha.

?E patë çi bënë aeroportit të Tiranës, ja këta janë. Luli është një kukull, kur I duhet të bëjë një pausi bën Luli, pse kush e firmosi detin, Luli po e bëri Saliu dhe kështu të tëra. Çfarë ndryshimi do sjellin këta, asnjë ndrysim. Këta janë vetëm për ta çuar orën mbrapsht, epo ora mbrapsht nuk çohet?, shtoi Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga