LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Lediana një aktore e shkëlqyer”/ Ish-konkurenti: Nuk ka ndjenja për Mevlanin

10 Prill 2021, 07:22, Lifestyle CNA
“Lediana një aktore e shkëlqyer”/ Ish-konkurenti: Nuk ka

Ish-konkurenti i Përputhen, Kristian Maricinaj ka hedhur akuza mbi çiftin Mevlan dhe Lediana,duke u shprehur se kjo e fundit po bën një lojë të pastër.

Kristiani në një intervistë për Tch thekson se ajo ka shumë aftësi aktoreske sepse sillet sikur qan në një moment që nuk ndjen asgjë për Mevlanin.

?Ledjana po bën thjesht një lojë dhe nuk ka patur asnjëherë ndjenja për Mevlanin. Jam shumë i sigurt. Pse ju fikën ndjenjat rastësisht, nga kjo që ndodhi së fundmi, reagimi i Ledjanës. Po kur qan, varet sa aftësi aktoreske mund të kesh.

Femra ka inteligjencën emocionale që dhe të sillet sikur qan dhe në momentin që nuk e ndjen të qajë. Mevlani ka një moshë që di t?i marri mirë vendimet për veten dhe nuk e ka të nevojshme sugjerimet?, është shprehur Kristiani./CNA.al

Lajmet e fundit nga