LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krizat shëndetësore paralele të pandemisë së Covid-19

10 Prill 2021, 06:49, Blog CNA
Krizat shëndetësore paralele të pandemisë së Covid-19

?Financial Times?

Prioriteti më madhor në betejën mjekësore kundër Covid-19, ka qenë domosdoshmërisht trajtimi i krizës së shkaktuar nga vetë virusi. Por aspekte të tjera të shëndetit të njeriut, po përballen me dëme anësore në një shkallë të madhe nga pandemia, të cilat do t?i detyrojnë qeveritë të rrisin shpenzimet shëndetësore shumë më shpejt sesa e kishin planifikuar më herët.

Një nga fushat ku është vërejtur ndikimi më i rëndë është ajo e shëndetit mendor, pasi izolimi, hidhërimi dhe përçarja shoqërore kanë shkaktuar dëmet e tyre. Kjo e fundit është në krye të gjetjes së një studimi, sipas së cilit 1 në 3 persona që kanë vuajtur nga Covid-19, janë diagnostikuar brenda 6 muajsh me një problem neurologjik ose psikiatrik.

Tjetra është trajtimi ndaj sëmundjeve kancerogjene, ku kërkimi, depistimi, diagnostikimi dhe trajtimet, janë ndërprerë që të gjitha. Në të dyja fushat po shfaqen të dhëna të forta rreth dëmit të madh që ka sjellë pandemia, dhe që nxjerrin në pah nevojën për reagim urgjent. Ndërsa vonesat në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit, kanë prekur kryesisht njerëzit në moshën e mesme dhe të moshuarit, të rinjtë duken veçanërisht të ndjeshëm ndaj dëmtimeve indirekte mendore nga pandemia.

Një studim i botuar muajin e kaluar nga studiuesit në Universitetit Sarrej, vlerësoi gjendjen e 259 studentëve para pandemisë, dhe sërish gjatë bllokimit të vitit të kaluar. Ata zbuluan se nivelet e depresionit klinik ishin dyfishuar, nga 15 për qind në 35 për qind. Në një shkallë shumë më të madhe, Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), kryen një sondazh me 790.000 amerikanë, duke zbuluar se shëndeti mendor i njerëzve po përkeqësohet më tej gjatë pandemisë.

Përqindja e të rriturve me simptoma të ankthit apo depresionit të kohëve të fundit u rrit nga
36.4 përqind në gushtin e vitit 2020, në 41.5 për qind në shkurt të këtij viti. Rritjet ishin më të mëdha në grupmoshën 18-29 vjeç. Asnjë qeveri apo sistem shëndetësor, nuk zotëron burime të mjaftueshme për të përmirësuar mirëqenien mendore në një mënyrë thelbësore për të gjithë. Por është e qartë se prioritet duhet të kenë shërbimet për të ndihmuar fëmijët, dhe të rriturit në moshë të re.

Në planin afatgjatë, duhet një shtim i trajnimit për profesionistët në të gjithë spektrin e profesioneve të shëndetit mendor, për të siguruar më shumë terapistë, psikiatër, infermierë dhe specialistë të tjerë, në mënyrë që të plotësohet të paktën një pjesë e kërkesës në rritje për shërbimet e tyre.
Në fushën e sëmundjeve kancerogjene, dëmi i shkaktuar nga pandemia fillon me zbulimin dhe zhvillimin e diagnostikimit dhe trajtimeve të reja. Laboratorët u mbyllën për muaj me radhë gjatë bllokimeve të vitit të kaluar.

Ndërkohë shumica e testeve klinike u pezulluan për një fare periudhe, teksa disa shkencëtarë e lanë mënjanë onkologjinë për të punuar mbi Covid-19. Për më tepër, studimet mbi trajtimet me novatore mbi kancerin, është goditur nga një rënie e ndjeshme e financimeve. ?Cancer Research UK?, financuesi më i madh britanik i studimeve mbi onkologjinë, parashikon një rënie prej 300 milion paund në të ardhurat për 3 vitet e ardhshme, pasi pandemia e ka goditur shumë edhe aktivitetin filantropik.

Studiuesit vlerësojnë se për shkak të Covid-19, janë humbur 18 muaj progres. Qeveria britanike duhet të reagojë urgjentisht, për të kompensuar një pjesë të mungesave në donacione. Siç e thotë edhe ?Lancet Oncology?, revista kryesore e fushës, në një editorial të këtij muaji, ?Covid-19 ka pasur efekte shkatërruese tek pacientët në të gjithë botën, që janë prekur nga kanceret e llojeve të ndryshme, me një numër të madh diagnozash të humbura dhe trajtimeve të vonuara, për shkak të sistemeve shëndetësore nën presion, dhe hezitimit të pacientëve për të kërkuar kujdes mjekësor?.

Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, pati rreth 4.4 milion më pak teste diagnostikuese të kancerit vitin e kaluar, sesa në vitin 2019 dhe 44.000 më pak pacientë filluan trajtimin për sëmundjet e tyre. Ekspertët vlerësojnë se edhe një javë vonesë në trajtimin e kancerit, ul me
1 përqind shanset e një pacienti për të mbijetuar.

Në planin afatgjatë, fushat e shëndetit mendor dhe kancerit, mund të përmirësojnë efikasitetin duke nxënë mësimet që ka sjellë kjo pandemi, për shembull trajtimi i më shumë pacientëve nga distancë, qoftë edhe duke drejtuar më shumë konsulta online, apo duke përshkruar më shumë ilaçe që mund të merren në shtëpi. Por tani është i nevojshëm një veprim urgjent, për të trajtuar krizat e menjëhershme në të dyja fushat./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.ft.com/content/8ddf854a-b377-482b-904e-45840cff1de4

Lajmet e fundit nga