Connect with Us

Kaosi në Rinas/ Gjykata jep masat për 3 kontrollorët e Albcontrol

Aktualitet

Kaosi në Rinas/ Gjykata jep masat për 3 kontrollorët e Albcontrol

Publikuar

-

Udhëtonte drejt Turqisë me 20 mijë euro/ Kapet gruaja në Rinas

Gjykata ka dhënë masat e sigurisë  për tre kontrollorët e Albcontrol të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre” pasi nxitën bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se gjykata ka vendosur “arrest shtëpie” për kontrolloren Flora Ndreca, arrest me burg për Armando Fezgën dhe Mihun Mezini.

Kujtojmë se tre ditë më parë  kontrollorët bojkotuan punën dhe prokuroria ka si prova disa mesazhe që tregojnë se 3 të arrestuarit kanë ndikuar mbi kontrollorët e tjerë për plotësimin e formularëve të paaftësisë në punë.

LEXO EDHE:  Lirohet nga të gjitha akuzat imami Shefqet Krasniqi

Në bisedat e kryera të tre të arrestuarve, rezulton se Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ushtruar ndikim mbi kontrollorët dhe si bashkëpunëtorë të tij akuzohen Flora Ndreca dhe Armando Fezga./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Strategjia 5-vjeçare e Arsimit do t’i kushtojë qeverisë 415 milionë euro

Publikuar

-

Nga

Një strategji 5-veçare për Arsimin (2021-2026) që detajon edhe programet dhe orientimet që do të ketë kjo fushë në vazhdim pritet që t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 415 milionë euro nëse materializohet.

Varianti i parë i saj është përmbyllur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e cila e ka nxjerrë dokumentin për konsultim. Sipas këtij varianti nga kostoja totale për zbatimin e Strategjisë që është 51.54 miliardë lekë, 36.23 miliardë (70.3%) janë parashikuar për Arsimin Parauniversitar (Qëllimi i politikës A), 135.04 milionë (0.3%) për Menaxhimin e Sistemit të Arsimit dhe 15.17 miliardë (29.8%) për Arsimin e Lartë.

Por cilat janë objektivat për arsimin parauniversitar që merr edhe shumicën e vëmendjes. Dokumenti përcakton të paktën katër të tilla ku i pari është që të sigurohet përfshirja e plotë në klasën përgatitore dhe në arsimin e detyrueshëm, si dhe rritet aksesi në arsimin parashkollor dhe të mesëm të lartë, nëpërmjet krijimit të kushteve të përshtatshme infrastrukturore dhe mjediseve shkollore miqësore. Së dyti krijimi i mundësive për formimin cilësor të mësuesve dhe përmirësimi i sistemit të karrierës që i inkurajon ata të zhvillojnë nivele më të larta të aftësive për mësimdhënie.

Së treti zbatimi i plotë i kurrikulës së bazuar në kompetenca nëpërmjet mësimdhënies efektive dhe shfrytëzimit të burimeve të cilësisë së lartë. Së katërti zhvillimi i kompetencës digjitale nëpërmjet shfrytëzimit më të mirë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për mësimdhënie dhe të mësuarit.

Sa i takon politikës së dytë që është menaxhimi dhe sigurimi i cilësisë parashtrohen dy objektiva ku së pari rritja e performancës së shkollës nëpërmjet drejtimit dhe menaxhimit profesional dhe të përgjegjshëm dhe sigurimit të cilësisë. Së dyti garantimi i performancës së sistemit të arsimit nëpërmjet ndërtimit të një kornize gjithëpërfshirëse të vlerësimit dhe kapaciteteve për zbatimin e saj.

LEXO EDHE:  Lirohet nga të gjitha akuzat imami Shefqet Krasniqi

LEXO EDHE:  Babai burgoset 18 vite pasi vrau vajzën e adoptuar/ E përshkruante si një djall

Për arsimin e lartë janë parashikuar të paktën shtatë objektiva duke nisur nga rritja e cilësisë së arsimit të lartë nëpërmjet riorganizimit të programeve të studimit, modernizimit të infrastrukturës akademike dhe aplikimit të standardeve të larta të vlerësimit institucional dhe të programeve të studimit. Më pas vijohet me nxitjen e përsosmërisë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, ndërlidhja më e mirë e arsimit të lartë me tregun e punës si dhe sigurimi i integritetit akademik, transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e arsimit të lartë.

Ndër të tjera përfshihet edhe përmirësimi i statusit socio-ekonomik të studentëve nëpërmjet ofrimit të shërbimeve cilësore dhe formave të ndryshme të ndihmës financiare apo ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë në Shqipëri dhe integrimi në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA). Në fund edhe avancimi i infrastrukturës së TIK-ut dhe i shërbimeve digjitale për IAL-të publike./ N.Maho-Monitor

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tronditet sërish Shkodra/ Një person gjendet i vdekur

Publikuar

-

Nga

Kryenin ndërtime pa leje/ Policia vë në pranga 5 persona

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur sërish sot qytetin e Shkodrës.

Sipas Syri Tv, një person është gjendur i vetëvarur mesditen e sotme në lagjen “Rus” të Shkodrës.

Policia është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes, ndërsa deri tani nuk dihen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen në fjalë…vijon

LEXO TE PLOTE

Politikë

Task-Forca për Turizmin/ Manastirliu: Masat për një sezon turistik të sigurtë

Publikuar

-

Nga

Task-Forca për Turizmin/ Manastirliu: Masat për një sezon turistik të sigurtë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi kanë marrë pjesë në mbledhjen e Task-Forcës së Turizmit për qarkun e Tiranës, ku lajmëruan masat e përbashkëta për mbarëvajtjen e një sezoni turistik të sigurt, përtej pandemisë.

Duke ndjekur nga afër procesin e vaksinimit për operatorët turistikë në zonën e Golemit, Ministrja Manastirliu u shpreh se brenda muajit maj do të përfundojë vaksinimi i të gjithë punonjësve të strukturave akomoduese, për të lehtësuar sezonin turistik.

“Deri tani kemi kryer mbi 4 mijë vaksinime në të gjithë rrjetin e tour-operatorëve. Do të vijojmë vaksinimet ashtu sikurse e kemi nisur, me intensitet të shtuar, në mënyrë që të kemi një sezon turistik më të lehtësuar. Brenda muajit maj do të përfundojmë vaksinimin e punonjësve të strukturave akomoduese, siç e kemi nisur, qoftë në qendrat e vaksinimit të përqendruar por qoftë edhe në strukturat vetë, siç jemi sot në këtë komples, ku po kryhet vaksinimi i stafeve”, tha Manastirliu.

Ministri Klosi u shpreh se këtë vit do të kemi një sezon “covid free” dhe siguri të garantuar në të gjitha pikëpamjet.

“Megjithatë them që edhe përse po shkojmë mirë me vaksinimin, na duhet që së bashku ekspertët e dy institucioneve tona t’i paraqisin Komitetit të Ekspertëve një protokoll të caktuar edhe për vitin 2021, pasi përsëri do të duhet të kemi disa rregulla në zbatimin e këtij sezoni ashtu siç në fakt kishim edhe në vitin e kaluar por pa dyshim ia dolëm që të ishim një sezon i kontrolluar nga pikëpamja e pandemisë”.

Gjatë konsultimeve me operatorët turistikë të zhvilluara në mbedhjen e Task-Forcës të zhvilluar në Golem, Manastirliu bëri me dije masat e shëndetësisë për sezonin veror, të fokusuara në tre komponentë.

LEXO EDHE:  SHBA: Rrjeti 5G është kërcënim jetik/ Shqipëria u mbyll derën kompanive kineze

LEXO EDHE:  Babai burgoset 18 vite pasi vrau vajzën e adoptuar/ E përshkruante si një djall

“Prioritet mbetet vaksinimi, që, siç e përmenda do ta përfundojmë brenda muajit maj për operatorët turistikë. Sezoni turistik do të vijojë që të ketë në komponentët e tij edhe hapjen e qendrave shëndetësore verore. Do të jenë edhe këtë vit 28 qendra shëndetësore verore, me kujdes 24 orë, të cilat do të hapen përgjatë të gjithë zonave bregdetare, por edhe atyre turistike malore. Komponenti i tretë po kaq i rëndësishëm është programi i dezinsektimit të zonave turistike, i cili ka nisur sot në vijën bregdetare të Durrësit dhe në zonën e jugut dhe deri në datë 28 maj përfundon dezinsektimi i parë si proçes i plazheve, duke filluar nga Velipoja drejt Shëngjinit dhe duke u finalizuar përgjatë gjithë bregdetit”, tha Manastirliu.

Ministri Klosi deklaroi se do të ketë rregulla që nga siguria e jetës në plazhe, sigurimi i rendit, niveli i zhurmave, muzikës, duke garantuar komoditet për çdo pushues vendas dhe të huaj. “Sot deklaroj publikisht nga ky takim i Task-Forcës që hapet sistemi i aplikimit për operatorët turistikë që duan të posedojnë një stacion plazhi. Parimet do të jenë të njëjta si në vitin 2020. Mund të them me plot gojën që ia dolëm të kishim një sistem shumë efikas, nëpërmjet platformës sonë tashmë publike dhe shumë transparente e-albania”, tha Ministri Klosi.

Edhe sezoni turistik 2021 do të ketë një protokoll sa i takon masave anticovid, për të patur një situatë të kontrolluar të COVID19 gjatë sezonit turistik./ CNA.al

LEXO TE PLOTE