LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jetojnë në një shtëpi?/ Jasmina dhe Ola tregojnë si qëndron e vërteta

10 Prill 2021, 11:42, Lifestyle CNA
Jetojnë në një shtëpi?/ Jasmina dhe Ola tregojnë si

Pak ditë më parë në rrjetet sociale qarkulloi një video ku Jasmina dhe Gladiola, konkurrentja e re e Përputhen, shiheshin duke dalë nga e njëjta ndërtesë.

Pas kësaj nisën aludimet se dy vajzat jetojnë në të njëjtin apartament por në lidhje me këtë Jasmina dhe Gladiola kanë dhënë sqarim duke treguar se është thjesht rastësi.

?Unë dhe personi në fjalë kemi dalë nga i njëjti pallat. Nuk e dija që kishte ndryshuar shtëpi e para dhe e dyta kam mesazhe, voice kam dhe shumë persona që vërtetojnë që unë kam qenë në tjetër vend dhe jo në të njëjtën banesë me?ia harrova emrin?me Olën. Nuk besoj se duhet të jap sqarime të mëtejshme sepse unë shkoj për punët e mia personale, se jeton dhe dikush tjetër, sepse unë përballë kam shtëpinë time, pra nuk të jap llogari sepse kam tre vjet që jetoj në atë lagje. Normal që do jem komode, normal që do zbres poshtë të marr ushqim sepse aktualisht jeton një person i njohur i imi, familjar me mua, po të doni e bëj publike dhe emrin. Mbi të gjitha nuk jam unë me Olën, jemi thjesht ne në të njëjtin vend. Rastësitë në jetë mund të ekzistojnë pafund. Pra jeni duke më kërkuar llogari se përse rastisa në të njëjtin vend që ka qenë dhe ajo dhe pse kam zbritur të marr ushqim kur dhe ajo ka marrë ushqim, është sikur të më thoni pse merr frymë kur dhe ajo merr frymë?, shprehet Jasmina ndërsa Gladiola është shprehur:

?Unë jetoj e vetme dhe nuk ndaj qiranë me asnjë. Gjithsesi kjo është kontrata e shtëpisë, do ta sjell dhe në studio që eprorët e mi ta shikojnë. Ju normale që do jeni të dyzuar për këtë video që keni parë, por unë po iu them që nuk jetoj në shtëpi me një nga konkurrentet e programit. Kam qenë në dijeni që Jasmina jetonte në të njëjtën lagje me mua, por ajo jo sepse ka ndodhur ndryshimi i shtëpisë time ndërkohë që ne nuk kemi qenë shoqe. Jemi përballur në lagje, nuk e di nëse ajo më ka parë por unë po. Kaq, unë tani jam e detyruar të ndryshoj dhe banesën time sepse më ka dalë informacioni ku jetoj. Mua më cënohet dhe e drejta e të jetuarit normal?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga