LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hartonte lista për vota, qytetarëve u premtonte para/ Procedohet drejtuesi i LSI-së

10 Prill 2021, 08:25, Kronika CNA
Hartonte lista për vota, qytetarëve u premtonte para/ Procedohet

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Sh., 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Buzhale të Njësisë Administrative Qelez, Bashkia Pukë, i dënuar më parë për veprën penale ?Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi D.S., 25 vjeç, banues në Pukë, me detyrë drejtues i një subjekti politik në Pukë.

Arrestimi i shtetasit V. Sh. u bë sepse gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në qytetin e Pukës, shërbimet e Policisë i kanë gjetur me vete këtij shtetasi shumën 528.000 lekë (të rinj), për të cilat nuk justifikonte burimin, si dhe nje fletë e ngjashme me formatin e fletës së votimit?.

?Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e biznesit të shtetasit D.S., Policia gjeti dhe sekuestroi dhe një tjetër fletë të ngjashme me fletën e votimit, si dhe një fletë format A4, ku pasqyroheshin lista emërore (emër, atësi, mbiemer) me 27 persona dhe numrat e ID.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit V.Sh. (i arrestuar) dhe shtetasit D.S. (i proceduar në gjendje të lirë) u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale ?Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe i rezultateve të zgjedhjeve? dhe ?Korrupsioni aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”- thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga