Connect with Us

Goli i parë, futbollisti i Kombëtares tund rrjetën në Itali

Sport

Goli i parë, futbollisti i Kombëtares tund rrjetën në Itali

Publikuar

-

Frederic Veseli ka gjetur golin e parë sezonal me Salernitanën. Mbrojtësit të kombëtares shqiptare i mjaftuan 14 minuta për të tundur rrjetën kundërshtare në sfidën Entella-Salernitana.

Goditje potente e 28-vjeçarit dardan dhe topi në trekëndësh. Skuadra nga Salerno gjeti edhe golin e dytë tre minuta më vonë, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt fitores.

Salernitana po zhvillon një sezon pozitiv, renditet në vendin e tretë të Serie B dhe po lufton për të siguruar rikthimin në elitën e futbollit italian.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

“Italia i ngre në piedestal futbollistët”, De Ligt: Në Holandë jam djalë i thjeshtë

Publikuar

-

Nga

Matthijs De Ligt ka dhënë një intervistë të gjatë për mediet holandeze dhe ka folur shumë mbi mënyrën e tij të thjeshtë të jetesës dhe mënyrës sesi i trajtojnë futbollistët në Itali dhe Holandë. Mbrojtësi i Juventusit tregon ndryshimin e madh.

“Nuk vishem me rroba të shtrenjta të dizenjuara vetëm për mua. Jam vetvetja dhe nuk do më shihni asnjëherë të shkoj në stërvitje me një kostum të dizenjuar vetëm për mua. Profesioni im është futbollist. Dua të jem yll në fushë. Ndonjëherë qeshim në klub për rrobat që vesh.

Por kjo nuk ka rëndësi për mua. Ndihem mirë për mënyrën sesi sillem dhe vishem. Gjëja më e rëndësishme është të bëj mirë në fushë. Atëherë të repsektojnë më shumë sesa kur vishesh me rroba të shtrenjta. Në Itali, pavarësisht nëse bën mirë ose keq, mbetesh hero për tifozët.

Këtu të ngrenë në piedestal dhe presin shumë nga ty. Në Holandë isha një djalë normal, që luan futboll. Në Itali futbollistët janë mbi shoqërinë. Më pëlqen vlerësimi që të japin këtu, por më pëlqen gjithashtu të eci në rrugët e Holandës i shpenguar dhe i pashqetësuar nga tifozët”, tregon De Ligt.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kualifikueset e Botërorit/ Gafa e Anglisë, “3 luanët” fshijnë nga lista Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Në faqen zyrtare të Anglisë ka një gabim sa i përket ndeshjeve të raportuara dhe programit për Kombëtaren. Duke treguar gjithë përballjet që do të zhvillojnë “tre luanët” gjatë këtij viti, gjithçka nis me ndeshjet e para dhe më të afërta që i përkasin Europianit.

Menjëherë pas këtij kompeticioni do të rikthehen kualifikueset e Botërorit. Anglia ndodhet në të njëjtin grup me Shqipërinë, ndërsa ndeshja e parë u mbyll në shifrat 0-2. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në datën 12 nëntor të këtij viti.

Por gabimi qëndron në faktin se ndeshja kundër Shqipërisë është e vetmja që nuk raportohet në programin e faqes zyrtare për ta anashkaluar menjëherë dhe për të mbërritur te ndeshja e fundit që do të jetë kundër San Marinos.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Teuta është treni i fundit për Partizanin”, Daja surprizon me deklaratën para ndeshjes

Publikuar

-

Nga

Partizani luan nesër një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, ku sfidon Teutën dhe ka mundësinë e fundit për ta pasur vetë në dorë fitimin e titullit kampion. Para kësaj ndeshje në konferencë për mediet ishte trajneri i të kuqve, Ilir Daja, që tha se fitorja është detyrë nesër dhe tregoi se Mëllugja, i ardhur në janar nga Bylisi për 25 mijë euro, ka ndërprerë kontratën me klubin.

“Është ndeshje ku luhet gjithçka sepse nëse duam t’i kemi gjërat në dorën tonë, është treni i fundit. Është e vështirë sepse luan vendi i parë dhe i dytë dhe Teuta ka atë vend në renditje sepse ka ditur të menaxhojë mirë. Janë mbrojtja më e mirë dhe ne kemi sulmin më të mirë, megjithëse loja ka dy faza dhe duhet të mos përballemi vetëm me këtë krahasim.

Duhet të mendojmë edhe për mbrojtjen sepse ata kanë lojtarë që nëse i lë hapësira, të godasin. Dy sezone pa fituar në Durrës? Kam dëgjuar se Partizani kishte 7 vite pa fituar me një ekip tjetër, për etikë nuk po e përmend. Besoj se në këtë vit që unë drejtoj Partizanin, kemi pikë të barabarta në përballjet me Teutën.

Nesër do luajmë për tre pikët dhe në rast se i marrim, favorizohemi në ndeshjet direkte. Raporti është 50-50. Duhet të përqendrohemi shumë sepse Teuta pëson pak gola. Duhet të sulmojmë më me shumë forca, po duke pasur një tjetër mënyrë të luajturi në Durrës sepse duhet të luftojmë vetëm për fitoren.

Kemi një problem me një nga lojtarët, që ka bërë ekzaminimin sot dhe ka dalë e pastër, duke qenë se ka vetëm kontrakturë, jo tërheqje. Të gjithë lojtarët që kanë ardhur në janar kanë pasur dëmtime, jo ata që kanë qenë me ne në fazën përgatitore. Duke parë këtë element pozitiv jemi të kënaqur sepse nuk kemi dëmtime dhe jemi mirë fizikisht.

Unë nuk jam këtu për Teutën, por po shikoja kalendarin e ndeshjeve në vazhdim dhe mendoj se as atyre nuk u intereson barazimi nesër sepse pas nesh luan me Laçin. Ne e kemi detyrë, por nuk do e humbim balancën. Ngjeshja e kampionatit ka bërë të vetën dhe të gjithë ekipet kanë ndjerë lodhje fizike. Të gjithë jemi të barabartë në këtë aspekt.

Na gëzon gjendja jonë fizike, kemi vërtetuar se jemi më të mirë se të tjerët. Mëllugja është larguar. Ka qenë shumë korrekt largimi i tij, duke parë hapësirat e munguara, jo për faj të Partizanit, apo stafit, por për faj edhe të tij sepse kur ka ardhur te Partizani kishte shkëputur stërvitjen. Kanë gjetur dakordësinë dy-palëshe dhe në një mënyrë shumë korrekte kemi vendosur që klubi dhe lojtari të shkëpusin bashkëpunimin”, u shpreh Daja.

LEXO TE PLOTE