LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjërat më të famshme në botë, që në fakt nuk kanë ekzistuar kurrë

10 Prill 2021, 11:53, Blog CNA
Gjërat më të famshme në botë, që në fakt nuk

Bota ka shumë legjenda dhe mite. Përmes përsëritjes së vazhdueshme, disa prej tyre janë pranuar si fakte nga gjeneratat pasuese, me gjithë provat e qarta se ato janë të rreme. Ja cilat janë disa nga gjërat më të famshme, të cilat në fakt nuk kanë ekzistuar kurrë.

Historia e panikut pas njoftimit në radio të një pushtimi alien

Mbrëmjen e 30 tetorit 1938, Orson Uelles transmetoi një shfaqje radiofonike, bazuar në romanin H.G.Uells ?Lufta e Botëve?. Shfaqja niste me një raportim në radio, sipas së cilit Toka po pushtohej nga alienët. Në atë kohë pretendohet se mijëra dëgjues e besuan këtë gjë, duke shkaktuar kaos në rrugët e SHBA-së. Por kjo gjë nuk ndodhi kurrë. CBS, rrjeti që e transmeton dramën, mori vetëm disa telefonata nga dëgjuesit e shqetësuar, të cilët u siguruan se gjithçka ishte në rregull.

Nina, Pinta dhe Santa Maria

Shumëkush mund të ketë lexuar se eksploratori Kristofor Kolombi mbërriti në Amerikë me
3 anije me emrat Nina, Pinta dhe Santa Maria. Në fakt Nina nuk ishte emri i anijes së vogël. Ajo quhej Santa Klara, por marinarët mund ta kenë quajtur ?Nina? (në spanjisht vajzë e vogël) si pseudonim. Edhe Pinta shërbeu si një nofkë e marinarëve për anijen e dytë, emri i vërtetë i të cilës nuk dihet. Edhe emri i vertetë i Santa Marias, ishte Santa Gallega.

Kopshtet e Varura të Babilonisë

Deri më sot arkeologët dhe historianët, nuk kanë arritur të gjejnë vendndodhjen e Kopshteve të Varura të Babilonisë, që sipas disa burimeve u ndërtuan gjatë mbretërimit të mbretit Nabukodonosor II. Disa studiues thonë se ka gjasa që ato të kenë ekzistuar vetëm si mjet poetik ose letrar. Vitet e fundit, ka pasur hipoteza se kopshtet antike ndodhen nën shtratin e lumit Eufrat, që përgjatë shekujve është zhvendosur shumë herë. Gjithsesi, vendndodhja e saktë mbetet e papërcaktuar.

95 tezat që u varën mbi një gozhdë në derën e Katedrales së Vitenbergut

Sipas legjendës më 31 tetor 1517, kleriku gjerman Martin Luter bëri publike 95 Tezat e tij në derën e Katedrales së Vitenbergut, duke e sfiduar autoritetin e Papës dhe hierarkinë Katolike, dhe ua hapur rrugën Reformës Protestante. Vite më vonë, Luteri foli për postimin e tezave të tij më 31 tetor, por nuk përshkroi gozhdimin e tyre në derën e ndonjë kishe. Ndërkohë, nuk ka pasur asnjë dëshmi të kohës që ta vërtetojë këtë gjë.

 

Tryeza e rrumbullakët e mbretit Artur

Legjendat më të hershme rreth mbretit legjendar britanik Artur, nuk përmendnin një tryezë të rrumbullakët. Ky detaj u shfaq në një vepër të një poetit norman Robert Uejs. Në të ai foli për tryezën e rrumbullakët, për emrin e shpatës së Arturit, dhe mënyrën se si e fitoi mbreti atë shpatë.
Uejs e bazoi punën e tij në veprat e mëparshme të Xhefri Monmauth, që nga ana tij u bazua në traditat gojore uellsiiane. Por në të dyja këto të fundit, nuk flitej për ndonjë urdhër kalorësiak, dhe as për ndonjë tryezë të rrumbullakët.

Grali i Shenjtë

Në fillim, Legjendat e Gralit të Shenjtë i referoheshin një pjate apo një guri në traditat e hershme gojore. Rreth fundit të shekullit XII-të të Erës Sonë, ajo u bashkua me një legjendë tjetër, atë të Kupës së Shenjtë, të përdorur nga Jezusi i Nazaretit gjatë Darkës së Fundit.
Një studiues ka argumentuar se Grali i referohet në fakt Qefinit të Torinos. Objekte të shumta janë identifikuar si Grali ose që janë lidhur me të, dhe shumë vende në Evropë dhe Lindjen e Mesme janë të lidhura. Por deri tani nuk është gjetur një Gral i vërtetë.

Kulla e Babelit

Sipas historisë biblike të Kullës së Babelit, njerëzit vendosin të ndërtojnë një kullë të lartë deri lart në qiell, prej nga mund ta shihnin dhe të përballeshin me Zotin. Zoti ua ndaloi projektin, duke i bërë njerëzit që të nisin papritmas të flasin gjuhë të ndryshme.
Duke mos qenë më në gjendje të komunikonin me njëri-tjetrin, ata nisën të lëvizin në drejtime të ndryshme, për të krijuar fise të ndryshme. Ka shumë teori mbi rrënojat e kësaj kulle, por shumë historianë dyshojnë se ajo nuk ka ekzistuar vërtet.

El Dorado

Miti i El Dorados fillimisht i referohej një njeriu, kryetarit të fisit Muiska në Kolumbinë e sotme. Pushtuesit spanjoll e quanin atë si El Hombre Dorado (Burri i Artë). Sipas legjendës, ai e kishte mbuluar veten me pluhur ari, para se të hynte në Liqenin Guatavita për t?u shpëlarë.
Ari shoqërohej me smerald dhe argjend, si dhe gurë të tjerë të çmuar. Më pas, El Dorado iu referua një qyteti të humbur, aq të pasur me ar, saqë me këtë metal ishin shtruar edhe rrugët. Qyteti u kërkua nga pushtuesit spanjollë dhe të tjerët. Por pavarësisht dhjetëra ekspeditave nuk ka asnjë shenjë të tij. Kjo ka bërë që shumë historianë të dyshojnë se ai nuk ka ekzistuar kurrë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.toptenz.net/more-famous-things-that-never-actually-existed.php

Lajmet e fundit nga