LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"E vetmja forcë emancipimi"/ Ish drejtuesi braktis LSI në Kuçovë, bashkohet me PS

10 Prill 2021, 18:21, Politikë CNA
"E vetmja forcë emancipimi"/ Ish drejtuesi braktis LSI në

Partisë Socialiste të Kuçovës në qarkun e Beratit i është bashkuar sot edhe ish kryetari i kësaj bashkie Selfo Kapllani, një ish- drejtues i propozuar nga LSI.

Kapllani tha se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që e ka dëshmuar veten si forca më e emancipuar dhe më avangarde e politikës. Në takimin me themelues të PS-së kanë qenë prezentë edhe kandidatët Blendi Klosi dhe Bardhyl Kollçaku.

?Duhet sens qytetar e përgjegjshmëri nga të gjithë për të kuptuar çfarë ndodh nëse nuk fitohet ky mandati i tretë. Në krahun tjetër kemi një spektër politik që nuk ofron asnjë lloj besimi,jo vetëm për votuesit e majtë por edhe për të gjithë qytetarët”– deklaroi Kapllani.

Ai shtoi se do të japë kontributin e tij për të arritur objektivin për marrjen e 5 mandateve në qarkun e Beratit, për të arritur një fitore do t’ju shërbejë të gjithë qytetarëve për të garantuar vijimin e reformave të nisura.

Kapllani ka deklaruar se i bashkohet Partisë Socialiste si shumë ish-funksionarë të tjerë të LSI, me bindjen e plotë se është e vetmja forcë e progresit dhe partia transformuese e vendit./CNA.al

Lajmet e fundit nga