LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dyfytyrësia e Bashës/ Si “i vrau” gratë demokrate pse ishin një zë ndryshe në PD

10 Prill 2021, 14:47, Politikë CNA
Dyfytyrësia e Bashës/ Si “i vrau” gratë demokrate pse

Kreu i Republikës së Re Lulzim Basha ka publikuar spotin e tij elektoral ku shprehet se është në mbrojtje të femrave, duke i cilësuar si gjysmën më të mirë të shoqërisë dhe se nuk do t?i përdorë kurrë si fasadë dhe numër në skenën e politikës shqiptare.

Por ndonëse sot del e na flet për mbrojtjen e femrave, vet Basha ka qenë ndër të vetmit politikan që i ka shkelur me këmbë dhe i ka ofenduar deri në poshtërsi gratë dhe vajzat.

Sulmet më mostruze Basha i ka bërë pikërisht ndaj femrave, ku me urdhër të tij, banditët e rinj të keqpagfuar nga call center dhe byrektorja e PD kanë sulmuar ashpër Jozefina Topallin, numrin dy të PD për shumë vite.

Lulzim Basha në mënyrë kriminale urdhëroj shpifjet dhe sharjet ndaj Majlinda Bregut, së bashku me urdhrin për akuza në disa gazeta.

Kreu i Republikës së Re nuk la fjalë pa thënë për Mesila Dodën. Ai e hodhi në kosh dhe e riktheu në PD Grida Dumën.

Basha asnjëherë nuk ka vlerësuar përfaqësimin e grave por shumica e atyre që ndodhen në listat e PD janë ende të reja, që prindërit e tyre kanë paguar para ose janë biznesmenë që financojnë fushatën e PD, ndaj dhe i ka vendosur si kandidate.

Spoti i Lulzim Bashës, më shumë sesa një përgjigje ndaj Ramës është një shpullë ndaj tij që ka pasur një sjellje prej palaçoje politik përballë femrave demokrate.

Ai ?vrau? çdo femër që ishte një zë ndryshe në PD, e sot flet me parulla.

Kuptohet, tek gratë Aurela bën përjashtim sepse shumë thonë që ajo është ?burri? në shtëpi.

Luli thjesht bën sikur hedh piper në vezë të skuqur kaq./CNA.al

Lajmet e fundit nga