Connect with Us

“Duam finalen e Kupës”, trajneri Memelli surprizon me deklaratën pas barazimit ndaj Skënderbeut

Sport

“Duam finalen e Kupës”, trajneri Memelli surprizon me deklaratën pas barazimit ndaj Skënderbeut

Publikuar

-

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli ka folur pas barazimit me Tiranën, teksa për “Gol pas Goli, u shpreh se skuadrat morën atë që merituan.

“Të dyja skuadra vinin me objektiva të ndryshme. Tiran do te ti afrohej kreut. Mundësitë i kanë. Ne e dinim vështirësinë e ndeshjes, e dinim çfarë mund të na bënte kundërshtari. U munduam të jemi agresivë në prapavijë dhe të mos i linim të bënin lojën e tyre. Nuk kishim shumë raste të dyja skuadrat. Kam dyshime për golin e Mensah. Unë jam realist dhe them se skuadrat mirën atë që merituan.

Janë edhe 9 javë. Ne do e respektojmë kampionatin. Kundërshtarët po bëjnë lojën e tyre, ne tonën. Sido që të jetë, sot nuk na mposhti jë skuadër e fortë si Tirana. Ne duhet të mësohemi me vështirësitë.

Ne ishim koshientë që Tirana do e mbante zotërimin e topit më shumë se ne. Duhet të dimë që lojtarët e sulmit tonë kanë më shumë konsum se lojtarët e Tiranës, apo të tjerë, pas zotërimit të topit. Menduam të fusnim Vangjelin dhe të spostonim Marën para, që të mbanim më shumë topin. Unë jam i mendimit që të dyja skuadrat morën atë që dhanë në fushë. Nuk e afruam kundërshtarin te porta, për të na rrezikuar.

Kupa dhe mbijetesa? Për Kupën, çdo skuadër që do ishte, do kishte konsumim energjish. Ne do luajmë ndeshjen tonë me Teutën, me bindjen se do shkojmë në finale. Do preferoja fitore me Teutën, edhe në Kupë edhe në kampionat.”, tha Memelli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ekipi kombëtar i boksit niset në Zagreb për kampionatin ballkanik

Publikuar

-

Nga

Ekipi Kombetar i Boksit ndodhet ne Zagreb te Kroacise per te marre pjese ne Kampionatin Ballkanik te Boksit qe zhvillohet nga data 5-10 maj.

Ekipi jone udhehiqet nga traineret Zef Gjoni, Sead Bushati, Lazarin Vila, Sekretari i pergjthshem i FSHBO, Enea Kovaci dhe boksieret Krenar Zeneli Rexhildo Zeneli Denis Nurja Alban Beqiri Arjon Kajoshi dhe Indrit Laci.

Lajmi i mire eshte se ne kete kampionat te forte me boksieret me te mire te ballkanit ekipi jone ka arritur te nxjerre pese finaliste. Priten rezultate pozitive nga skudra kuqezi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Vllaznia u shpërfytyrua ndaj Kukësit, ja deklarata e Brdaric pas ndeshjes

Publikuar

-

Nga

Pas humbjes me rezultatin 3-1 ndaj Kukësit në stadiumin “Elbasan Arena”, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç ka folur në mikrofonat e “SuperSport” duke analizuar këtë takim:

“Humbja e sotme të dhëmb shumë, duhet ta analizojmë këtë disfatë për ndeshjen e rradhës. Gjatë pjesës së parë kishim tjetër strategji, ndryshoi gjithçka për atë që kishim planifikuar, prandaj bëra dhe shumë zëvendësime gjatë pjesës së dytë për të ndryshuar diçka.

Nuk është e pranueshme që bëmë shumë gabime në pjesën e parë, nuk kishim presion në këtë takim. Të gjitha ndeshjet janë shumë të rëndësishme, duhet të shkonim për të luftuar.

Dilaver bëri pushim sepse ka patur shumë ngarkesë dhe e lamë të pushonte disi nga ngjeshja e shumtë e kalendarit dhe e ndeshjeve. Ne nuk kemi vetëm 11 lojtarë ne kemi në përbërje kemi shumë lojtarë, Eni Imami duhet të jetë i përgatitur sepse të gjithë lojtarët duhet të jenë të gatshëm për të gjithë pjesët e sezonit.”

LEXO TE PLOTE

Sport

Vllaznia i thotë lamtumirë titullit, mundet nga Kukësi në “Elbasan Arena”

Publikuar

-

Nga

Kukësi ka arritur të triumfojë me rezultatin 3-1 ndaj Vllaznisë në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Një disfatë tepër e hidhur kjo për shkodranët e Brdariç, të cilët duket se kanë humbur “trenin” e titullit, teksa tashmë iu duhet një mrekulli në 4 ndeshjet e mbetura.

Eze, Taipi dhe Gavazaj ishin autorët e golave për verilindorët, ndërkohë që golin e vetëm për Vllazninë e realizoi Ardit Hoxhaj me penallti. Në këtë përballje u akorduan dy 11-metërsha, teksa më herët realizoi Taipi në radhët e Kukësit.

Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa, u rikthye te fitorja pas 3 humbjes, ndërkohë që shkodranët e kanë ndërlikuar ndjeshëm situatën me këtë humbje.

LEXO TE PLOTE