LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Droga e sekuestruar siguron 84 mandate/ Çfarë paralajmëron Artan Hoxha

10 Prill 2021, 17:01, Kronika CNA
Droga e sekuestruar siguron 84 mandate/ Çfarë paralajmëron

Rreth 200 kg kokainë  u kapën ditën e sotme në portin e Durrësit nga forcat e policisë në një kontinjer, i cili vinte nga Ekuadori drejt Shqipërisë.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe gazetati Artan Hoxha, i cili përmes ironisë, bën një paralelizëm me kontrollorët e Rinasit.

Hoxha shton se sasia e kapur e kokainës, ka një vlerë tregu prej  19 milionë eurosh, e mjaftueshme për të garantuar në zgjedhjet e 25 prillit, jo 74 mandate, por 84 dhe pa u lodhur fare.

“Meqe po jetojme ne kohen e kontrolloreve….

Nje bravo e madhe sot, per kontrolloret e skanerit ne Portin e Durresit.

Nuk e di ne çfare niveli i kap ?stresi?, edhe pse paguhen pese here me pak, se koleget e tyre te ?stresuar?.

Madje, nese do ta benin nje sy ?qorr? sot, mund te merrnin si dhurate nje shperblim aq te majme, sa nuk do t?u mbaronte lumturia per muaj me radhe ne Karaibe, apo ne Maldive…

Brenda 10 ditesh kane kapur dy ngarkesa me kokaine, te ardhura nga Ekuadori.

Ne daten 1 prill 2021, kapen 49 kg kokaine.

Me date 10 prill 2021, kapen 140 kg kokaine.

Kontenieri i kapur sot, vazhdon te jete ne perpunim e siper, gje qe do te thote, se mund te gjendet nje sasi edhe me e madhe.

Sasia e kokaines e kapur ne dy rastet prej 190 kg, ka nje vlere tregu prej 19 milione eurosh.

Nje shifer e majme per te garantuar ne zgjedhjet e 25 prillit, jo 74 mandate, por edhe 84 mandate parlamentare pa u lodhur fare…

Besoj se ata, qe kane humbur dy ngarkesat e fundit te kokaines, te mos jene stresuar aq shume, sa te urdherojne atentatin e radhes….”/CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga