Connect with Us

Dashamir Shehi heq paralelizëm mes Ramës dhe Berishës/ Tregon ndryshimin e tyre

Politikë

Dashamir Shehi heq paralelizëm mes Ramës dhe Berishës/ Tregon ndryshimin e tyre

Publikuar

-

Dashamir Shehi heq paralelizëm mes Ramës dhe Berishës/ Tregon ndryshimin mes tyre

Partitë politike e kanë përqëndruar vëmnedjen kryesisht tek sulmet ndaj kundërshtarëve dhe jo në paraqitjen e një programi konkret për qytetarët.

Partia Socialiste, është përqëndruar kryesisht tek dy fatkeqësitë e mëdha që i kanë ndodhur vendit, tërmetin dhe pandeminë dhe tek sulmet ndaj aleatëve të PD.

Kreu i LZHK Dashamir Shehi u ështëpërgjigjur këtyre akuzave, ku në një intervistë për CNA.al u shpreh se Rama është çmendur në mënyrën e tij, ndërsa shton se merret me kundërshtarët pasi nuk ka asnjë bilanc pozitiv gjatë këtyre viteve në qeveri.

Ndërsa ka hequr një paralelizëm mes Ramës dhe ish kryeministrit Berisha, Shehi tha se ky i fundit i mirë apo i keq në qeverisjen e tij ka bërë disa rrugë dhe tunele.

Njerëzit çmenden thotë populli sipas mënyrës së vet. Ky është çmendur sipas mënyrës së tij. Kjo është kaq e turpshme. Pandemia nuk i ka rënë vetëm Shqipërisë, por gjithë botës dhe bota vazhdon punon, prodhon dhe shëron pandeminë, vetëm këtu merret nga mëngjesi deri në darkë kryeministri bashkë me një tufë nga ato që e shoqërojnë dhe presin një trastë vaksinash.

Një herë nga Turqia, një herë nga Arabia, një herë është kinezë, një herë është ruse dhe ne duam të hyjmë në Europë. Këtu idenë e pandemisë e kanë krijuar dhe trajtizuar kështu për të mbuluar paaftësinë e vet. Pandemia një vit ka, ky ka shtatë vjet në pushtet. Edhe tërmeti ishte një fatkeqësi për Shqipërinë, por të mos harrojmë që fal solidaritetit europian i ka fondet e mjaftueshme për tu rindërtuar, mirëpo nuk ka udhëheqësin e duhur sepse janë po ata hajdutë që kanë vjedhur edhe kur nuk binte tërmet.

Ky merret me kundërshtarët se nuk ka me çfarë merret, nuk ka se çfarë bilanci bën. Nëse do të kishte nja 2-3 rrugë për të treguar nuk do të merrej me këto prralla 3D. Ky ka hapur tunele me kompjuter nëpër male, ndërton aeroporte dhe porte. Por pas tetë vjetësh nuk ka asnjë gjë reale. Ai tjetri që ishte përpara i mirë apo i keq i hapi nja dy tunele në malet e Shqipërisë dhe i shtroi nja 200 km autostradë. Kur të bëjë edhe ky gjysmën e atyre imagjinoni se sa zhurmë do të bëjë”, tha Shehi për CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana/ Imami: Është e turpshme

Publikuar

-

Nga

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana/ Imami: Është e turpshme

Lulzim Basha sot në mënyrë krejt demostrative mblodhi Komision Zgjedhor të PD të kryesuar nga Jemin Gjana dhe disa anëtarë të propozuar prej tij për një drekë në restorant B.Vita pas piramidës.

Për këtë ka reaguar mbrëmjen e sotme edhe ish-deputeti Arben Imami, i cili tha se kjo gjë është e turpshme.

Sipas tij, dreka e sotme tregon se çfarë gare do të ketë dhe cilat do të jenë rregullat se do të nxjerrin rregulla ata.

“Unë nuk kam prova për këtë gjë, por njerëz të njohur më kanë garantuar se është kështu, por nuk është çudi. Është komisioni i tij, pse mos hajë drekë, por është e turpshme, tregon çfarë gare do të ketë, cilat do të jenë rregullat se do të nxjerrin rregulla ata.

E para e punës ky komision ka një detyrim. Jemin Gjana dhe të tjerët duhet të marrin një vërtetim që nuk kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit. Nuk kam dyshime për asnjë njeri, është detyrim si për çdo deputete.

LEXO EDHE:  Autori i krimit e ka emrin Edi Rama/ Pse Veliaj, Basha dhe Kryemadhi, ishin bashkëpunëtorë

LEXO EDHE:  Berisha denoncon me emra/ Si Meta kërcënoi përfaqësuesit e PD për të marrë pushtetin në 2001

Veprimet që kryhen në një nivel kaq mikro, kaq të ulët në dukje, janë vendime të rëndësishme jo vetëm se kush do të drejtojë PD-në. Është injorancë e paparë edhe e mediave tona, edhe e gazetarëve, që thonë se ça ndodh brenda partive nuk më intereson, mua më intereson kush do të fitojë”, nënvizoi Imami./ CNA.al

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana dhe një fitore në 14 Qershor

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ristani “dush të ftohtë” Bashës/ “Është si Rama, një lider s’mund të gënjejë”

Publikuar

-

Nga

Ristani "dush të ftohtë" Bashës/ "Është si Rama, një lider s’mund të gënjejë"

Arben Ristani anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike e ka krahasuar liderin e opozitës Lulzim Basha me kryeministrin Edi Rama.

“Në rast se do të vazhdojmë në gjendjen që jemi më një kryetar partie që i ngjan Ramës me mënyrën se si drejton partinë se si merr të gjitha pushtetet sepse kritika bazë që është ndaj Ramës është që ai po shnderrohet në një autocrat që ka mbledhur në dorë të gjitha pushtetet. Dhe e njëjta gjë ndodh edhe në Partinë Demokratike prej kohësh”, u shpreh ai në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi.

Sipas Ristanit , Bashës i mungojnën tiparet e një lideri të vërtetë.

LEXO EDHE:  Rama batuta me Majkon/ S’donte që të bëhesha kryetar, nuk i pëlqenin çorapet e mia

LEXO EDHE:  Rilindja fillon fushatën me show dhe recitale

Lideri nuk mund të jetë gënjeshtar, nuk mund të jetë me vese. Lideri duhet të reflektojë tek ndjeksit e tij. E kam tek veset e karakterit, po u shqua që është gënjeshtar që është arrogant që nuk respekton rregullat sigurisht që cënon karizmën e tij. Dhe kjo ka ndodhur me Bashën. Rama jo vetëm që e mund por edhe e tall, jo vetëm Rama por edhe më gjerë”, theksoi anëtari i kryesisë së PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel/ Lajçak takon Ramën: E urova për fitoren në zgjedhje

Publikuar

-

Nga

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Lajçak takon Ramën: E urova për fitoren në zgjedhje

Përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme në BE, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, ku nesër do të mblidhen krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për një darkë tashmë tradicionale të organizuar nga shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak shprehet se e kishte uruar kryeministrin shqiptar për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe kishte diskutuar me të lidhur me zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor.

“I lumtur që u takova sërish me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. E Urova për fitoren në zgjedhje dhe diskutova me të zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor”, shkroi në Twitter Lajçak.

Ndryshe nga takimi i një dite më parë në Brdo të Sllovenisë, në takimin e Brukselit kryesisht do të jenë kryeministrat e vendeve të rajonit, me përjashtim të Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.

LEXO EDHE:  Rama i acaruar me komisionerët që takuan Bashën/ Manjani qesh me të madhe

LEXO EDHE:  Rama: Çmimi i energjisë i lartë? Përralla me gogol të SHQUP-it

Në takim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryesuesi i radhës i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës Millorad Dodik./euronews

LEXO TE PLOTE