LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha zotohet në Maqellarë/ Ndryshimin do e çojmë deri në fshatin më të largët

10 Prill 2021, 11:35, Politikë CNA
Basha zotohet në Maqellarë/ Ndryshimin do e çojmë deri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të fushatës eletorale, zhvilloi një takim me banorët në Maqellarë, ku theksoi se ndryshimin duhet ta çojnë deri në fshatin më të largët.

?Ndryshimin ta çojmë derë më derë, në fshatin më të largët, ta çojmë shtëpi më shtëpi, familje më familje në të gjithë ata që kërkojnë rrugën e shpresës dhe rrugën e ndryshimit. Të gjithë ata që vite me radhë u kërrusën, u gjunjëzuan e humbën besimin tek vetja e tyre jo për fajin e tyre por për fajin e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri. Ora e ndryshimit po afron për të gjithë ju, të gjithë bashkë për ndryshim Maqellara fiton, Dibra fiton, Shqipëria fion?– u shpreh Basha.

Gjithashtu Basha u takua edhe me disa përfaqësues të bizneseve të cilëv u bëri thirrje të votojnë ndryshimin.

?Të votojmë të gjithë për ndryshimin dhe do të ndihet kudo. Heqja e terrorit të administratës tatimore do t?ju çlirojë nga ana psikologjike dhe do ndezë besimin në motorët e ekonomisë. Mos u dorëzoni, edhe dy javë të gjithë bashkë për ndryshimin?, tha Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga