Connect with Us

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Ermonela Felaj tregon synimin e PS-së për mandatin e tretë: Kemi bërë shumë punë në 8 vite

Politikë

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Ermonela Felaj tregon synimin e PS-së për mandatin e tretë: Kemi bërë shumë punë në 8 vite

Publikuar

-

Vetëm dy javë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 Prillit. Partitë prej kohësh kanë nisur fushatat e tyre në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Po ashtu edhe kandidatët për deputete kanë zhvilluar takime me qytetarët, ku kanë diskutuar rreth problematikave dhe pakënaqësitë që ata kanë pasur.

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë njëherësh edhe kandidate për deputete në Tiranë Ermonela Felaj në një intervistë për CNA.al u shpreh se Partia Socialiste është përfshirë intensivisht në takime  të vazhdueshme dhe me mesazhe për qytetarët .

Sipas saj, kjo parti ka bërë shumë këto 8 vite që ka qenë në pushet dhe këto mundësi duan t’i çojnë edhe më tej duke përmbyllur edhe dy përgjegjësi që kanë me pandeminë dhe tërmetin.

“Fushata ka filluar, edhe dy javë na ndajnë kështu që jemi në kulmet e zhvillimeve të saj. E gjithë skuadra e Partisë Socialiste janë të përfshirë intensivisht me takime në territor, me mesazhe publike që ftojnë qytetarët të mbështesin Partinë Socialiste në mandatin e saj të tretë. Të mbështesin projektin politik të Partisë Socialiste që nuk është vetëm një projekt politik por dhe kombëtar “Shqipëria është e ardhmja jonë”. Ne kemi bërë një punë vërtet transformuese në 8 vjet që shihet në çdo qendër të çdo bashkie të Shqipërisë nga veriu në jug por edhe vetëm ne kemi mundësi dhe duam ta çojmë edhe më tej.

Për këtë përgjegjësi të madhe që kemi marrë përsipër por edhe për të përmbyllur dy përgjegjësi të tjera të cilat na kanë shoqëruar me shqetësim për më tepër sesa një vit e gjysëm. E kam fjalën për pandeminë dhe tërmetin. Do të kërkoja nëpërmjet kësaj interviste nga të gjithë mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë Socialiste të na jepet edhe njëherë një mbështetje e fortë për të çuar përpara të gjitha punët tona”, u shpreh Felaj.

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë e cila në këto zgjedhje ka “braktisur” Kuçovën për Tiranën ka deklaruar se është pritur shumë mirë në kryeqytet dhe se mbështetësit e saj nga Berati i janë gjendur edhe këtu pranë si mbështetje e saj.

Fushata në Berat apo në Kuçovë dhe fushata në Tiranë nga pikëpamja e problematikave dhe shqetësimeve  që ndajnë qytetarët e zakonshëm është pothuajse e njëjta. Ndërkohë që ajo gjë që vërej me kënaqësi është që edhe pse unë jam duke kandiduar për herë të në Qarkun e Tiranës në të gjitha takimet e mia elektorale gjej shpesh njerëz të njohur, njerëz që vijnë nga qarku i Beratit dhe që sigurisht janë një mbështetje shumë e mirë personale por edhe njerëz të tjerë që ndoshta nuk i kemi njohur mbase për shkak të angazhimit tim diku tjetër por që ekrani na ka sjellë shumë afër njëri tjetërit dhe realisht ndjej kënaqësi kur ato që në momentin e parë më njohin dhe më thonë Ermonela të njohim, të kemi parë në television dhe jemi të kënaqur që ti ke ardhur të përfaqësosh Partinë Socialiste në njësinë tonë”, deklaroi Felaj.

Gjithashtu, kryetarja e Komisionit të Sigurisë theksoi se fushata e këtij viti ka qenë ndryshe nga vitet e tjera, ku për shkak të masave anti Covid, është më intensive pasi duhet të zhvillojnë më tepër takime.

LEXO EDHE:  Video- Me 261 km/h në autostradë/ Policia ‘mbyt’ në gjoba shoferët

Sipas saj, situata nga ky virus është më e lehtësuar ku vaksina luan një rol kryesor që mund të çojë sezonin turistik pa masa kufizuese.

Fushata është një angazhim serioz që kërkon edhe përgatitje edhe durim, kërkon edhe komunikim sipas çdonjërës kategori moshore ose shoqërore. Por unë besoj që të qenit 12 vjet e zgjedhur më ka kompletuar në këtë përvojë. Ndërkohë që fushata e sivjetshme ka një ndryshim nga çdo fushatë tjetër sepse është një fushatë edhe më intensive. Ne na duhet që të jemi në më shumë takime edhe për të siguruar deri në një farë mase arrijmë nëpërmjet kufizimit të grumbullimeve dhe të mbrojmë shëndetin e njëri tjetrit.

Gjithsesi situata paraqitet shumë e lehtësuar edhe në kuptimin e ngarkesës që mendojmë secili sepse vetë procesi i vaksinimit e ka lehtësuar pasigurinë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Kështu që në këtë pikë mund të them që në çdo takim ndjejmë vlerësim  nga ana e qytetarëve sikundër ndjejmë edhe kënaqësinë që ato kanë që të vazhdojmë të çojmë më tej punën dhe projektet e reja.

Tirana ka nevojë që të gjithë fuqinë e transformimit ta shtrijë nga qendra deri në çdo periferi dhe unë jam e bindur që kjo do ndodhë në mandatin e ardhshëm. Më shumë sesa të hyrit në histori ky mandate është i lidhur me nevojën për të çuar përpara përgjiegjësitë tona, përgjegjësi që lidhen me procesin e rindërtimit i cili siguron rikthimin në shtëpi, në apartamente të shumë qytetarëve shqiptar. Dhe procesi i dytë lidhet me pandeminë i cili në vetvete siguron jo vetëm jetën dhe shëndetin e qytetarëve shqipatarë por rikthen ekonominë në kapacietet të plota të punës.

Kjo është shumë e rëndësishme për ne po të marrësh për bazë trendin e rritjes së ekonomisë përpara ndodhjes së pandemisë. Ne gjykojmë që deri në fillim të sezonit turistik do të kemi rreth 500 mijë të vaksinuar apo më shumë. Dhe kjo do të na lejojë të kemi sezon turistik pa masa kufizuese. Pra një sezon të plot turistik i cili tashmë është provuar si një e ardhur shumë e mirë për ekonominë dhe punësimin”, u shpreh kryetarja e Komisionit të Sigurisë në një intervistë për CNA.al. 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana/ Imami: Është e turpshme

Publikuar

-

Nga

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana/ Imami: Është e turpshme

Lulzim Basha sot në mënyrë krejt demostrative mblodhi Komision Zgjedhor të PD të kryesuar nga Jemin Gjana dhe disa anëtarë të propozuar prej tij për një drekë në restorant B.Vita pas piramidës.

Për këtë ka reaguar mbrëmjen e sotme edhe ish-deputeti Arben Imami, i cili tha se kjo gjë është e turpshme.

Sipas tij, dreka e sotme tregon se çfarë gare do të ketë dhe cilat do të jenë rregullat se do të nxjerrin rregulla ata.

“Unë nuk kam prova për këtë gjë, por njerëz të njohur më kanë garantuar se është kështu, por nuk është çudi. Është komisioni i tij, pse mos hajë drekë, por është e turpshme, tregon çfarë gare do të ketë, cilat do të jenë rregullat se do të nxjerrin rregulla ata.

E para e punës ky komision ka një detyrim. Jemin Gjana dhe të tjerët duhet të marrin një vërtetim që nuk kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit. Nuk kam dyshime për asnjë njeri, është detyrim si për çdo deputete.

LEXO EDHE:  Rama e thotë para mjekëve/ Paga e personelit shëndetësor do rritet me 40%

LEXO EDHE:  Devijim i trafikut për shkak të punimeve në Sheshin Skenderbej

Veprimet që kryhen në një nivel kaq mikro, kaq të ulët në dukje, janë vendime të rëndësishme jo vetëm se kush do të drejtojë PD-në. Është injorancë e paparë edhe e mediave tona, edhe e gazetarëve, që thonë se ça ndodh brenda partive nuk më intereson, mua më intereson kush do të fitojë”, nënvizoi Imami./ CNA.al

Dreka e Bashës me Komisionin Gjana dhe një fitore në 14 Qershor

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ristani “dush të ftohtë” Bashës/ “Është si Rama, një lider s’mund të gënjejë”

Publikuar

-

Nga

Ristani "dush të ftohtë" Bashës/ "Është si Rama, një lider s’mund të gënjejë"

Arben Ristani anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike e ka krahasuar liderin e opozitës Lulzim Basha me kryeministrin Edi Rama.

“Në rast se do të vazhdojmë në gjendjen që jemi më një kryetar partie që i ngjan Ramës me mënyrën se si drejton partinë se si merr të gjitha pushtetet sepse kritika bazë që është ndaj Ramës është që ai po shnderrohet në një autocrat që ka mbledhur në dorë të gjitha pushtetet. Dhe e njëjta gjë ndodh edhe në Partinë Demokratike prej kohësh”, u shpreh ai në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi.

Sipas Ristanit , Bashës i mungojnën tiparet e një lideri të vërtetë.

LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët një vile 3-katëshe në Tiranë

LEXO EDHE:  Si “shkëlqen” Tirana e Veliajt

Lideri nuk mund të jetë gënjeshtar, nuk mund të jetë me vese. Lideri duhet të reflektojë tek ndjeksit e tij. E kam tek veset e karakterit, po u shqua që është gënjeshtar që është arrogant që nuk respekton rregullat sigurisht që cënon karizmën e tij. Dhe kjo ka ndodhur me Bashën. Rama jo vetëm që e mund por edhe e tall, jo vetëm Rama por edhe më gjerë”, theksoi anëtari i kryesisë së PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel/ Lajçak takon Ramën: E urova për fitoren në zgjedhje

Publikuar

-

Nga

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Lajçak takon Ramën: E urova për fitoren në zgjedhje

Përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme në BE, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, ku nesër do të mblidhen krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për një darkë tashmë tradicionale të organizuar nga shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak shprehet se e kishte uruar kryeministrin shqiptar për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe kishte diskutuar me të lidhur me zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor.

“I lumtur që u takova sërish me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. E Urova për fitoren në zgjedhje dhe diskutova me të zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e BE në Ballkanin Perëndimor”, shkroi në Twitter Lajçak.

Ndryshe nga takimi i një dite më parë në Brdo të Sllovenisë, në takimin e Brukselit kryesisht do të jenë kryeministrat e vendeve të rajonit, me përjashtim të Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.

LEXO EDHE:  Shpërndanin kokainë në Tiranë/ Arrestohen dy persona

LEXO EDHE:  Kris arma tek “Komuna e Parisit” në Tiranë

Në takim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryesuesi i radhës i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës Millorad Dodik./euronews

LEXO TE PLOTE