LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 25 prillit/ Duka optimist: Diferenca do jetë e dukshme, qeverisë së korruptuar po i vjen fundi

9 Prill 2021, 14:49, Politikë CNA
Zgjedhjet e 25 prillit/ Duka optimist: Diferenca do jetë e dukshme,

?Ethet? e zgjedhjeve sa vjen dhe shtohet. Partitë politike kanë ndezur motorët dhe kanë nisur fushatën elektorale. ?Lufta? e kampit opozitar është ardhja në pushtet pas tetë vitesh, ndërsa mazhoranca kërkon të hyjë në histori për të marrë një mandat të tretë.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, i cili është pjesë e koalicionit Aleanca për Ndryshim-PD është shprehur optimist për rezultati n që do të marrin në 25 prill, duke e vënë theksin tek pakënaqësia e qytetarëve tek qeveria aktuale.

Në një intervistë për CNA.al Duka deklaroi se rezultati paszgjedhor do të jetë me një diferencë të ndjeshme, ku shton se entuziazmi që kanë hasur deri tani është një obligim më i madh për të mbajtur premtimet pasi të vijnë në pushtet.

?Kampi opozitar ka një optimizëm dhe entuziazëm befasues, nga ajo çfarë ne marrim si mesazh dhe mbështetje nga qytetarët shqiptarë, në takimet tona të përditshme. Kjo na obligon gjithnjë e më tepër të marrim përgjegjësi dhe të përmbushim premtimet tona cilësore. Opozita do të dalë nga këto zgjedhje me një rezultat fitues të dukshëm dhe një diferencë të ndjeshme. Janë qytetarët ata që po numërojnë datat dhe orët deri në mbërritjen e momentit kur do të votojnë, kur do të shprehin vullnetin e tyre, për të larguar këtë keq-qeverisës?, tha Duka.

Kreu i PAA shtoi më tej se pandemia ka ndikuar gjatë takimet të tyre, ku ka pasur kufizime, por sipas tij euforia e qytetarëve për të rrëzuar qeverinë është e dukshme dhe po kërkojnë ndryshim me çdo kusht.

?Unë kam një jetë në politkë dhe kemi bërë fushata elektorale në afro tre dekada. Këtë herë shoh një energji ndryshe dhe një padurim nga ana e qytetarëve. Aman të mbërrijë ajo e dielë e datës 25, ta heqim qafe, se na mbyti, na mori frymën, thonë masivisht qytëtarët. Natyrisht pandemia ka ndikuar në shumë drejtime edhe në takimet tona.

Shumë familje kanë pasur një kosto të rëndë, kanë humbur jetë të afërmish, kanë pasur shpenzime financash, kurime të mjaft viteve, apo kanë hyrë në borxhe të reja, duke marrë edhe kredi, duke përkeqësuar gjendjen e tyre ekonomike. Përtej kësaj, njerëzit janë të zemëruar më tepër se asnjëherë tjetër, me këtë kryeministër dhe këtë qeveri janë të revoltuar, ata presin patjetër ndryshim?, shprehet Duka.

Kreu i PAA deklaroi për CNA.al edhe shqetësimet më të shpeshta që ka hasur nga takimet e ndryshme që ka zhvilluar me banorët në qarkun e Durrësit, ku është edhe kandidat.

Sipas tij, situata ekonomike është më e dukshme dhe më e madhe, ndërsa tha se braktisja nga qeveria ka sjellë që shumë banorë të mos marrin dhe të mos gëzojnë dot as pronat e tyre.

?Unë jam mes tyre që nga lindja, jam si në banesën time, në shtëpinë time, mes të afërmëve të mi, shokëve e miqve të mi, familjeve të tyre, nuk jam një mysafir. Qytetarët ndihen të braktisur, të lënë mënjanë, u rëndon indiferenca.

Ndihen të vjedhur, të plaçkitur, ndihen sikur janë të huaj në vendin e tyre. Nuk marrin atë çfarë ju takon nga puna dhe djersa e tyre. Nuk marrin dhe nuk gëzojnë pronën e tyre. Pandemia dhe tërmeti janë dy katastrofa vërtet natyrore, por menaxhimi dhe përkujdesja është përgjegjësi qeveritare. Kjo ka çaluar frikshëm. Ka pasur njëanshmëri në trajtime dhe përkujdesje, kanë funksionuar me hartë politike dhe jo qytetare.

Ekonomia është kryefjala e shqetësimeve, por ngjarjet që përmenda kanë nxjerrë në pah torturën e shërbimit mjekësor, apo rindërtimet një telenovelë me risk. Të dyja fatkeqësitë Rama dhe qeveria mundohen ti përdorin për përfitime elektorale. Kjo nuk është as e ligjshme dhe as e moralshme?, tha Duka në një intervistë për CNA.al.

Lajmet e fundit nga