Connect with Us

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Balla: PS do të marrë plot 78 mandate

Politikë

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Balla: PS do të marrë plot 78 mandate

Publikuar

-

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit Taulant Balla ka zhvilluar ditën e sotme takim me banorët e Librazhdit.

Balla ritheksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit, ku shtoi se PS-ja do të marrë plot 78 mandate.

Të vendosim për të votuar të gjithë së bashku për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Është e rëndësishme të kujtojmë së çfarë hiqnin mësuesit kur vinte data 15 gusht për të marrë emërimet dhe mos harroni si bëhej tek shtëpia e drejtorit të arsimit të PD-së. Koha kur në Librazhd emërimet bëheshin me lekë ka përfunduar. PS do të marrë plot 78 mandate”, tha Balla.

Ai u shpreh se për dy fatkeqësitë që prekën Shqipërinë tërmeti dhe pandemia, Partia Socialiste ka bërë shumë dhe vetëm falë punës çdo gjë është në drejtimin e duhur dhe drejt përfundimit.

“Çdo metër katror asfalt do të kthehet më e bukur sesa ishte. Nuk quheshim qytet aspak me atë rrjet kanalizimesh të ujit të pijshëm dhe ato të ujërave të zeza që kishim. Jam i kënaqur që punët po shkojnë drejt përfundimit. Ne kemi bërë gjithë punët, tani na ka mbetur vetëm pjesa e fundit. Vetëm pas vitit 2013, Librazhdi hyri në listën e qeverisë shqiptare. Ne në 4 vitet e fundit kemi rikonstruktuar apo ndërtuar nga fillimi plot 270 shtëpi të familjeve të varfëra në Librazhd. Nuk e ka bërë këtë asnjë bashki tjetër”, tha Balla.

LEXO EDHE:  “E ktheu Presidencën në seli të opozitës”/ Balla: Meta mund të jetë një prej katërshes drejtuese

Akuzave të PD, se PS nuk ka bërë asnjë punë në Librazhd, Balla iu përgjigj duke përmendur të gjitha investimet e bëra nga qeveria Rama dhe PS deri më tani në këtë qytet.

“Po këta ku jetojnë? Po sheshet e qytetit? Po parku, gjithë prita e lumit Shkumbin, për të cilën do fillojë puna për ta çuar deri në Rrapun? Nuk qenka bërë punë në Librazhd?! Sot ne kemi arritur ta kemi ndihmën ekonomike thuajse 10 herë më të lartë. Kemi nisur një proces të rritjes së mundësisë së punësimit në Librazhd”, tha ai/ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ministri Niko Peleshi sot në Kosovë/ Takimi me homologun e tij Armend Mehaj

Publikuar

-

Nga

Ministri Niko Peleshi sot në Kosovë/ Takimi me homologun e tij Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, do të zhvillojë sot një vizitë në Kosovë ku do të takohet me homologun e tij Armend Mehaj.

Ministria e Kosovës njofton se takimi do të fillojë në ora 10:30 në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas do të ketë deklaratë për media.

Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë Niko Peleshi do ta presë Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Armend Mehaj me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rindërtimi/ Rama publikon videon nga kompleksi i ri në Laç

Publikuar

-

Nga

Rindërtimi/ Rama publikon videon nga kompleksi i ri në Laç

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku tregon se puna për Rindërtimin e pallateve të dëmtuara pas tërmetit të 26 nëntorit vijon.

Ai ka treguar pamjet nga kantieri i komplkesit të ri në Laç, me 13 pallate, parqe, qendër tregtare dhe njësi shërbimi.

MIRËMËNGJES 😊 nga kantieri i kompleksit të ri në Laç, me 13 pallate, 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e parqe komunitare😍”, shkruan Rama krahas videos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çështja “Cakaj”/ Meta–Rama përballen sot në Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Sot pritet të përballen në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

Çështja që i ka çuar dyshen Meta –Rama në Kushtetuese ka lidhje me mosmarrëveshjen e kompetencave për dekretimin e ministrave.

Padia është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën, për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

Kryeministri kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave.

LEXO EDHE:  “E ktheu Presidencën në seli të opozitës”/ Balla: Meta mund të jetë një prej katërshes drejtuese

LEXO EDHE:  Basha me përfaqësues të shoqatës së fasonëve/ Shpalos programin ekonomik të PD

Kujtojmë, se Meta në atë kohë refuzoi të dekretojë Cakajn, i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës ndërsa ministër i jashtëm me dekret ishte vetë kryeministri Rama.

Kjo është përballja e parë e dy liderve në gjykatë pas zgjedhjeve të 25 prillit./CNA.al

LEXO TE PLOTE